By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vala përmirëson rrjetin në gjithë vendin, në shfrytëzim edhe rrjeti 5G
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Vala përmirëson rrjetin në gjithë vendin, në shfrytëzim edhe rrjeti 5G
Lajme

Vala përmirëson rrjetin në gjithë vendin, në shfrytëzim edhe rrjeti 5G

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 8:52 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Telekomi i Kosovës ka përfunduar të gjitha punimet në ndërrimin e rrjetit, duke kaluar ngadalë, por sigurt, në 5G. Drejtori teknik i Telekomit, Halil Krasniqi, sqaroi për RTK-në se nga 5 korriku, klientët e Valës nuk kanë asnjë problem në komunikim.

Krasniqi po ashtu deklaroi se në shfrytëzim është lëshuar edhe shërbimi 5G, fillimisht në Prishtinë e më pas edhe në tërë vendin.

Telekomi i Kosovës ka finalizuar projektin për ndërrimin e teknologjisë në të gjithë vendin. Tashmë, klientët e Valës nuk do të kenë asnjë problem teknik për të komunikuar.

“Më nuk ka shans me pas thirrje të humbura dhe nuk ka shans me pas më internet të dobët aty ku veç ne kemi internet të mirë”, tha Krasniqi.

Pjesë e këtij projekti është edhe rrjeti 5G, i cili tashmë është në dsipozicion të qytetarëve në Prishtinë, ndërkaq deri në fund të vitit, ky rrjet do të shtrihet në tërë Republikën.

“Nga sistemet tona mundemi me verifikua se cilat pajisje e përkrahin rrjetin 5G, sepse për 5G duhet edhe telefoni të ketë mundësinë për ta përkrahë 5G. Jemi duke i identifikuar cilat janë ato dhe të gjithë klientëve tanë që e përkrahin 5G-në me ua mundësua përdorimin e 5G”, tha Krasniqi.

Edhe në veri të vendit, Telekomi ka vendosur 10 antena të reja. Megjithatë, interneti është më i ngadalshëm, pasi edhe pak kohë atje do të jetë në shfrytëzim rrjeti 3G.

“Vala ka sinjal por që të jemi të saktë me shikuesit. Pajisjet që tash i kemi vendosë atje disa prej tyre ofrojnë shërbime vetëm 3G, është internet pak më i ngadalshëm. Kurse në planin tonë i cili do t ë përfundojë deri në fund të vitit, ne Veriun do ta mbulojmë sikur çdo pjesë të vendit me shërbimet4G+ dhe 5G”, tha Krasniqi.

Për stinën e verës, drejtues të Valës kanë menduar edhe për bashkatdhetarët, duke paraqitur ofertë për ta.

“Me 20 euro produkt në kohëzgjatje një muaj do të kenë 100 giga internet. Mesatarja e shfrytëzimit më të madh në Evropë është 11 Giga-15 Giga të një klienti kurse ne u kemi ofruar 100 Giga dhe me 5 Giga me mundësi shfrytëzimi në vendet bregdetar Shqipëri”, tha Krasniqi.

Drejtori teknik i Telekomit, Halil Kraniqi, fton qytetarët të cilët mund të kenë probleme me Valën, të thërrasin në numrin e telefonit 0800 10000, sepse në disa raste duhet të bëhet konfigurimi i kartelave apo edhe ndërrimi i tyre.

Ndërkaq, ndërrimi i komplet teknologjisë në VALA ka zgjatur dy vjet.

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #5G, #Telekomi i Kosovës, #Vala
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Komedianët rusë folën në telefon me presidentin polak duke u paraqitur si Macron

Kosova Times Kosova Times November 23, 2022
Aktivisti që gjeti varrezat e Wagner PMC në Kuban u largua nga Rusia
Aktakuzë ndaj pesë personave për shtytje në kryerjen e veprave terroriste
Rezultatet preleminare: Ja kush fitoi në Preshevë
Vuçiq para takimit të Ohrit: Do të ruajmë Serbinë e plotë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?