By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini do të sulmojë Evropën, dhe Kina do të sulmojë Tajvanin? Parashikimi për vitin 2026
December 6, 2025
Si një përrallë: Ky është, pa ekzagjerim, tregu më magjik i Krishtlindjeve në Evropë
December 6, 2025
Një recetë bakllavaje me djathë që do t’ju lërë pa fjalë
December 6, 2025
Në vend të patateve: Qepët e pjekura me djathë janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese për mishin e pjekur
December 6, 2025
Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës, thotë një zyrtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës, thotë një zyrtar
Rajon / Botë

Zbulohen komplote të Rusisë për atentate në Evropë kundër mbështetësve të Ukrainës, thotë një zyrtar

Kosova Times
Last updated: 2024/07/12 at 10:01 PM
Kosova Times Published July 12, 2024
Share
SHARE

Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë zbuluar komplote ruse për të kryer vrasje, zjarrvënie dhe sabotime të tjera në Evropë kundër kompanive dhe njerëzve të cilët e mbështesin ushtrinë e Ukrainës, tha një zyrtar qeveritar perëndimor.

Rusia nganjëherë ka rekrutuar kriminelë të zakonshëm në vendet e huaja për t’i kryer sulmet, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonime, raporton Associated Press.

Një komplot i madh, që u zbulua së voni, e kishte në shënjestër Armin Pappergerin, shefin ekzekutiv të kompanisë së mbrojtjes në Gjermani, Rheinmetall, tha zyrtari.

Ai nuk dha hollësi për komplotet e tjera, për të cilat për herë të parë raportoi CNN.

CNN raportoi se Shtetet e Bashkuara e kishin njoftuar Gjermaninë për komplotin dhe kjo ua kishte mundësuar agjencive të sigurisë ta mbronin Pappergerin dhe kështu të dështonte komploti kundër tij.

Rheinmetall është furnizues i madh i teknologjisë ushtarake dhe i predhave të artilerisë në Ukrainë, e cila është duke luftuar për t’i zmbrapsur forcat ruse. Kjo kompani e hapi muajin e kaluar një objekt për mirëmbajtjen e autoblindave dhe riparimin e tyre në perëndim të Ukrainës dhe synon ta fillojë prodhimin brenda Ukrainës.

Zëdhënësja e Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson, nuk deshi të komentojë për komplotin e dyshuar për ta vrarë Pappergerin, por tha se veprimet e Rusisë nuk mund të ndikojnë në mbështetjen e aleatëve për Ukrainën.

“Ne kemi qenë të qartë se veprimet e Rusisë nuk do t’i frenojnë aleatët për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën”, tha ajo.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë nuk mund të komentojë “në rastet e kërcënimeve individuale”, tha zëdhënësi i kësaj ministrie, Maximilian Kall, por shtoi se “ne e marrim shumë seriozisht kërcënimin e rritur dukshëm të agresionit rus”.

“Ne e dimë se regjimi i [presidentit rus Vladimir] Putin dëshiron, mbi të gjitha, ta minojë mbështetjen tonë për Ukrainën, e cila po mbrohet kundër luftës agresore ruse, por Qeveria gjermane nuk do të frikësohet”, tha ai.

Zyrtarët evropianë, të mbledhur në samitin e NATO-s në Uashington këtë javë, folën për ballafaqimin me përshkallëzimin e sulmeve “hibride”, për të cilat ata i fajësojnë Rusinë dhe aleatët e saj.

Në prill, hetuesit gjermanë i arrestuan dy burra ruso-gjermanë nën dyshimin për spiunazh, njëri prej të cilëve akuzohet se u pajtua të kryente sulme ndaj shënjestrave të mundshme, përfshirë ndaj objekteve ushtarake amerikane, me shpresën se do të ndikonte në sabotimin e ndihmës për Ukrainën.

Gjermania është bërë furnizuesja e dytë më e madhe e armëve në Ukrainë, pas Shteteve të Bashkuara, prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë raportimet për komplotin për ta vrarë Rappergerin.

You Might Also Like

Putini do të sulmojë Evropën, dhe Kina do të sulmojë Tajvanin? Parashikimi për vitin 2026

Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut. Të paktën njëmbëdhjetë të vrarë, përfshirë një fëmijë tre vjeç

Anije pasagjerësh me 137 persona përplaset në një urë në Gjermaninë jugore

Presidenti i SHBA-së e mori këtë informacion dhe kjo e zemëroi

Vietnam: Gryka gëlltit dy makina të parkuara

TAGGED: #Armin Papperger, #Atentate, #Evropë, #Rusi, #Ukrainë
Kosova Times July 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

UKZ vendos që Xhorxh W. Bushit t’i jepet titulli “Dr Honoris Causa”

Kosova Times Kosova Times December 30, 2024
Donatorët demokratë ngrijnë 90 milionë dollarë derisa Biden të tërhiqet
Kurti: Marrëveshja e Ohrit duhet zbatuar plotësisht e menjëherë
Kancelari gjerman vendosi t’i ofrojë Ukrainës që t’i dorëzojë territoret Rusisë në këmbim të paqes
Torres optimist: Tani të fitojmë trofeun
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?