By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti i ri i Iranit, i gatshëm për “dialog konstruktiv” me Evropën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti i ri i Iranit, i gatshëm për “dialog konstruktiv” me Evropën
Rajon / Botë

Presidenti i ri i Iranit, i gatshëm për “dialog konstruktiv” me Evropën

Kosova Times
Last updated: 2024/07/13 at 4:02 PM
Kosova Times Published July 13, 2024
Share
SHARE

Presidenti i zgjedhur i Iranit, Masoud Pezeshkian, tha se dëshiron të përmirësojë raportet me shtetet evropiane, edhe pse ai i akuzoi këto shtete se po refuzojnë të angazhohen në zbutjen e ndikimit të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Më 6 korrik, Pezekishan mposhti në rundin e balotazhit ultrakonservatorin, Saeed Jalili.

Pezekishan ka bërë thirrje për “raporte konstruktive” me shtetet perëndimore që “ta nxjerrin Iranin nga izolimi”. Ai po ashtu është në favor të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore që u arrit më 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.

Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja më 2018 dhe rivendosi sanksione, ndërkaq Irani gradualisht shkeli marrëveshjen. Marrëveshja synonte uljen e aktivitetit bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve të vendosura ndaj Republikës Islamike. Teherani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Në një shkrim të publikuar të premten mbrëma në Teheran Times, Pezeshkian tha se pasi ShBA-ja u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, shtetet evropiane u zotuan se do ta ringjallnin marrëveshjen dhe do të ndihmonin në zbutjen e ndikimit të sanksioneve amerikane.

“Shtetet evropiane kanë refuzuar këto zotime”, shkroi ai.

“Pavarësisht këtyre gabimeve, unë mirëpres angazhimin në një dialog konstruktiv me shtetet evropiane që raportet tona të vendosen në rrugën e duhur, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë dhe të trajtimit të barabartë”.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, më herët ka uruar Pezeshkianin për fitore në zgjedhje, duke shtuar se blloku prej 27 anëtarësh “është i gatshëm të angazhohet me Qeverinë e re në linjë me politikën e BE-së për angazhim kritik”.

Zgjedhjet në Iran u mbajtën pasi presidenti ultrakonservator, Ebrahim Raisi, vdiq gjatë rrëzimit të helikopterit me të cilin po udhëtonte.

Pezeshkian në Iran konsiderohet “reformist”. Por, në këtë shtet, fjalën e fundit për politikat kryesore e ka lideri suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

TAGGED: #Dialog konstruktiv, #Evropa, #Irani, #Masoud Pezeshkian
Kosova Times July 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nderohet veprimtari Rexhep Balidemaj

Kosova Times Kosova Times August 5, 2025
Belgjika e thërret ambasadoren izraelite, pasi ndërtesa e saj në Gazë u bombardua
Johnson pretendon se Presidenti Biden në fakt nuk është me origjinë irlandeze
Një burrë australian i mbijetoi një sulmi krokodili duke e kafshuar
Specialja në pushim veror, por gjykatësit mund të paraqesin parashtrime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?