By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shtënie me armë në aheng familjar në Shtime, Policia sekuestron mjetin
May 13, 2025
Rusia injoron thirrjet për armëpushim më 12 maj, lëshon mbi 100 dronë në Ukrainë
May 13, 2025
Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike
May 13, 2025
Trendafilova sot mban konferencë për media në Prishtinë
May 13, 2025
Rusia ndërton intensivisht baza dhe përqendron ushtrinë në kufirin me Finlandën
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FBI identifikon autorin, një 20-vjeçar nga Pensilvania qëlloi ndaj Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > FBI identifikon autorin, një 20-vjeçar nga Pensilvania qëlloi ndaj Trump
Rajon / Botë

FBI identifikon autorin, një 20-vjeçar nga Pensilvania qëlloi ndaj Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 10:02 AM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

 20 vjeçari, Thomas Matthew Crooks, është identifikuar nga FBI si autori i sulmit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

 

“FBI-ja ka identifikuar Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video”, ka theksuar FBI në një deklaratë.

Shefi i komunikimeve Anthony Guglielmi ka njoftuar se personi i armatosur është “neutralizuar” menjëherë nga Shërbimi Sekret.

Sulmi me armë në SHBA, Trump jashtë rrezikut  për jetën, vritet sulmuesi

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, është jashtë rrezikut, pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa fliste në një tubim në Pensilvani.

Shërbimi Sekret ka bërë të ditur se një person u vra në audiencë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

“Agjentët e vranë sulmuesin në vendngjarje”, thuhet në komunikatën e Shërbimit Sekret, duke mos e bërë të ditur emri i tij, e as motivi i mundshëm.

Ndërsa ish-presidenti Trump  ka thënë se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, ka shkruar Trump në faqen e tij të mediave sociale.

Ish- presidenti amerikan e ka falënderuar Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për reagimin e tyre të shpejtë.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, ka thënë ai, duke i shprehu ngushëllime familjes së personit të vrarë në tubim.

Zyrtarët e fushatës së ish-presidentit Donald Trump kanë thënë se ai ishte mirë me shëndet.

“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer”, ka theksuar zëdhënësi Steven Cheung në një deklaratë, duke bërë të ditur se ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal.

Agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën Trumpin nga skena me të dëgjuar të të shtënave dhe e larguan me një automjet që e priste.

Trump dukej i gjakosur në njërën pjesë të fytyrës. Policia e armatosur doli në podium menjëherë.

Trump, kandidat i pritur i Partisë Republikane për president në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit, po u drejtohej mbështetësve të tij në Batlër të shtetit të Pensilvanisë, kur ndodhi incidenti.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një adresimi ka theksuar se është mirënjohës që merr vesh se Trump është mirë.

“Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë”, ka thënë ai.

I pyetur nga një gazetar nëse beson se incidenti ishte përpjekje për atentat, Biden ka theksuar se “dua të sigurohem që i kemi të gjitha faktet”.

Edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris ka thënë se dhuna si kjo, duhet të dënohet nga të gjithë.

“Ne lutemi për Trumpin, familjen e tij dhe të gjithë ata që janë plagosur dhe prekur nga këto të shtëna të pakuptimta”, tha Harris përmes një deklarate.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, shkroi në X se dhuna nuk ka vend në politikën amerikane.

“Të gjithë amerikanët janë mirënjohës që presidenti Trump duket se është mirë, pas një sulmi të neveritshëm në një tubim paqësor”, ka shkruar ai.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, ka thënë se është tmerruar nga ajo që i ndodhi Trumpit, por i lehtësuar që ai është jashtë rrezikut.

“Dhuna politike nuk ka vend te ne”, ka theksuar ai.

Ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter e dënuan po ashtu dhunën.

Sulmi ndaj Trumpit ishte përpjekja më serioze për të vrarë një president ose kandidat presidencial që nga atentati ndaj Ronald Reganit në vitin 1981.

Ky atentat vjen në një atmosferë thellësisht të polarizuar politike, vetëm katër muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe disa ditë përpara se Trump të marrë zyrtarisht emërimin si kandidati i partisë së tij në Kuvendin Republikan.

You Might Also Like

Rusia injoron thirrjet për armëpushim më 12 maj, lëshon mbi 100 dronë në Ukrainë

Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike

Rusia ndërton intensivisht baza dhe përqendron ushtrinë në kufirin me Finlandën

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autostrada e përmbytur pranë Vjenës, ushtria evakuon njerëzit me helikopter

Kosova Times Kosova Times September 15, 2024
Në Amerikë paraqitet një objekt misterioz, as policia nuk e di se çfarë është
Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku eshte dora e shtetit?
Organizohen xhirot e fundit në ligën e parë për meshkuj dhe femra dhe xhirot e para të fazës së play off për ligën e dytë
“Karagaçi” arenë e finales së dytë, pritet sfidë dramatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?