By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fjala e lirë në shtetin e kapur!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fjala e lirë në shtetin e kapur!
Opinion

Fjala e lirë në shtetin e kapur!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 1:29 PM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im analitik!

Lajmet tronditëse për qytetarët

Lajmet e ditës në mediumet televizive fillojnë me vizitat e krerëve shtetëror, për të vazhduar me lajmet e kronikës së zezë; për ikje e të burgosurve nga burgjet, për dhunim të vajzave të mitura, për sulme dhe therje me thikë, për vrasje dhe tentim-vrasje, për aksidente me fatalitet, ku si zakonisht lajmet përfundojnë me zhvillimet e luftimeve në Gaza dhe Ukrainë!

Kjo që e ceka më sipër ishte përmbajtja e lajmeve të ditës në televizionet tona. Këtu shihet qartë se mungojnë lajmet dhe informacionet më të rëndësishme për qytetarët që duhej të ishin: rritja e zhvillimit ekonomik dhe hapja e vendeve të punës, ngritja e cilësisë në arsim dhe shtimi i kuadrove të reja, arritjet në sistemin shëndetësor dhe rritja e natalitetit në popullatën tonë, të arriturat në fushën e teknologjisë dhe inovacionit e gjithçka tjetër që lidhet me mirëqenien qytetare.

Tendenca për futjen e mediave nën grilat e Qeverisë

Miratimi i projektligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ishte ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka pranuar me shqetësim duke e kundërshtuar miratimin e projektligjit, i cili për qëllim e ka futjen e mediave nën grilat e Qeverisë. Po ashtu ndaj miratimit të njëanshëm (vetëm nga partia në pushtet) të ligjit për media kanë reaguar edhe organizatat ndërkombëtare si: BE-ja, OSBE-ja dhe Këshilli i Evropës.

Në demokraci, kur pushteti merret një herë nuk lëshohet aq lehtë nga totalitarët. Për të mbajtur pushtetin i përdorin të gjitha mjetet antidemokratike e antiligjore për ruajtjen e pushtetit siç janë: armiqësitë në vend të zgjedhjeve të lira, kërcënimin në vend të drejtësisë, gorillat e natës (njerëzit me maska) në vend të ushtrisë së ditës.

Si rezultat i kësaj intelektualët mbesin në heshtje, asnjë krim nuk zbulohet, qytetarët tërhiqen nga debatet publike, mediat janë ato që e thyejnë heshtjen dhe nuk ndalen për asnjë çast.

Mediat (të shkruara dhe elektronike) janë regjistri i veprimeve tona, janë kujdestar i ndërgjegjes sonë, mbajtës i ngjarjeve tona, të cilave ju drejtohemi për të gjet forcën dhe shpresën, që me ndihmën e tyre, njeriu të bëhet ai që ka lindë të jetë: i lirë dhe i pavarur.

Një fjalë e urtë gjermane thotë: “gazetarët shënojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe”, që do të thotë se roli i mediave në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zëvendësueshëm.

Besimi në gazetari, besim në demokraci

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës, i veprimeve të pushtetarëve dhe politikanëve në përgjithësi, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore dhe sociale, janë Mediat ato të cilat duhet ta thonë të vërtetën lakuriqe për gjithçka dhe për çdo gjë, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar të të gjitha prapësive të ndodhura në Kosovë, nga paslufta e deri në ditët e sotme.

Rrethanat politike shpesh herë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër!

Por gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjt, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë, të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.

Fjala e lirë e gazetarit në shtetin e kapur nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit, përkundrazi e nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë në interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerëzit e thjeshtë.

Gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm dhe plural i ndryshimeve të përgjithshme shoqërore, e jo të bëhen zë i pushtetarëve, por të shndërrohen në zë plural i respektuar nga opinioni i gjerë.

You Might Also Like

Si të negociohet me Rusinë

Aristidh Kola “Nderi Kombit” historia që u ringrit pas 25 vjetësh heshtje!

Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?

Tragjedia njerëzore si mundësi për Luftën Speciale të Rusisë në Ballkan

Rusia po shembet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjykata nuk e plotësoi pretendimin e Kara-Murza në lidhje me mosveprimin e Komitetit Hetimor Rus

Kosova Times Kosova Times February 22, 2024
Janjiq: Rregullorja e BQK-së është e ligjshme
Khodorkovsky dyshon ne autoresine e publikuar te Navalny
Rajkoviq dhe Deniq dënohen me nga 15 vjet burg për krime lufte
Kuleba: Samiti dërgon mesazhin se mbetemi të bashkuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?