By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Italia shqyrton një qasje të re për të parandaluar ardhjen e imigrantëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Italia shqyrton një qasje të re për të parandaluar ardhjen e imigrantëve
Rajon / Botë

Italia shqyrton një qasje të re për të parandaluar ardhjen e imigrantëve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 8:19 PM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Italisë po shqyrton një qasje të re, që ka në qendër zhvillimin, për të parandaluar imigrantët që të përpiqen të kalojnë Mesdheun nga Afrika. Analistët thonë se nëse plani ka sukses, mund të shërbejë si model për tërë Evropën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins thotë se banorët në ishullin italian të Lampedusës, ku vitin e kaluar mijëra imigrantë shkuan në brigjet e ishullit brenda një jave të vetme, po e mirëpresin këtë qasje.

Partenico Vincenzo kishte dalë për peshkim gjatë një mëngjesi në vitin 2022, kur pa një varkë me 24 imigrantë që po përpiqeshin të kalonin nga Afrika për në Evropë. Ai lundroi drejt tyre dhe papritmas imigrantët filluan të shkojnë drejt varkës së tij. E vetmja zgjidhje ishte t’u ndihmonte, thotë ai.

“Mendova për familjet e tyre. Mendova gjatë për faktin që në këtë botë jemi vetëm një herë dhe duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin. U përpoqa t’i ndihmoj sa kisha mundësi”, tregon Partenico Vincenzo, peshkatar.

Peshkatari Vincenzo nuk është i vetmi banor në Lampedusa që është bërë shpëtimtar aksidental i imigrantëve në det të hapur. Peshkatarët në këtë vend, krahas autoriteteve italiane, shpëtojnë imigrantë gati çdo ditë.

Rreth 95,000 imigrantë kanë arritur në ishull gjatë 12 muajve të fundit, që nga 1 qershori i vitit 2023.

Që nga janari, qeveria italiane ka filluar zbatimin e një politike të re, të njohur si “Plani i Mattei-t” si përpjekje për të frenuar valën e imigrantëve.

Italia shpreson që plani do të riformulojë marrëdhëniet e saj me Afrikën, duke nxitur zhvillim dhe krijuar vende pune dhe për të parandaluar emigrimin e njerëzve nga vendet e tyre të origjinës.

“Bëhet fjalë për përdorimin e fondeve publike për përmirësimin e klimës investuese. Afrikës i duhen investime”, tregon Maddalena Procopio, Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë.

Zgjidhja e çështjes së migrimit të parregullt është shqetësimi kryesor i Kryeministres italiane Georgia Meloni, e cila duhet të përpiqet t’u bëjë lëshime votuesve të së djathtës së skajshme, të cilët e zgjodhën para dy vitesh në këtë pozitë.

Nëse funksionon, sipas analistëve, kjo qasje që synon zhvillimin për të ndaluar valën e imigrimit, mund të bëhet shembull për pjesën tjetër të Evropës.

“Asnjë shtet individual nuk mund t’i bëjë konkurrencë aktorëve tjerë ndërkombëtarë si Kinës dhe shteteve të Gjirit,” thotë zonja Procopio .

Në ishullin e Lampedusës, i cili është më afër Tunizisë dhe Libisë se pjesës tjetër të Italisë, aktivistët thonë se diçka duhet ndryshuar.

Aktivistja Matilda Etzaco nga organizata Maldusa, një organizatë në favor të imigrantëve thotë se gjendja e tashme është e papranueshme.

“Nuk duhet të ndodhë kjo që po ndodh ndër vite me njerëz që vinë përmes Detit Mesdhe. Është shumë rrezik – shumë, shumë njerëz po vdesin për pasojë, shumë njerëz po humbasin të afërmit e miqtë e tyre,” thotë ajo.

Ajo shpreh pakënaqësinë e saj me politikat e Italisë dhe disa shteteve evropiane, që financojnë forcat e sigurisë së shteteve afrikane për të kthyer prapa vazhdimisht imigrantët.

Zoti Vincenzo thotë se ai do të preferonte më shumë bashkëpunim për t’u dhënë fund rrugëtimeve përmes detit të rrezikshëm dhe gjetjes së mënyrave për të zbutur trysninë ndaj banorëve të ishullit.

“Për mua është një gjë shumë e normale në mënyrë që të mos shohim më vdekje në det. Jam i bindur se po që se bashkësia ndërkombëtare arrin një marrëveshje për këtë çështje, shumë viktima do të mund të shmangeshin.”

Zyrtarët thonë se më shumë se 3,000 njerëz kanë humbur jetën në përpjekje për të kapërcyer Mesdheun gjatë vitit të kaluar. Aktivistët besojnë që vdekjet e shumë të tjerëve nuk janë raportuar.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

TAGGED: #Imigrantë, #Italia
Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtinasit nën ritmin e muzikës e fishekzjarrëve, pritën 2025-ën

Kosova Times Kosova Times January 1, 2025
Haradinaj: AAK-ja është e hapur për koalicione të reja, Kurtin do ta ndëshkojë qytetari në zgjedhjet e ardhshme
Polonia do të mbajë referendum për kufirin me gjemba me Bjellorusinë
Imran Khan dhe gruaja e tij dënohen me burg për martesë të jashtëligjshme
Shpalosen artefakte nga viktimat e Srebrenicës, të ruajtura nga familjarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?