By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lëndë djegëse nga uji dhe ajri për makinat e garave sportive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Lëndë djegëse nga uji dhe ajri për makinat e garave sportive
Teknologji

Lëndë djegëse nga uji dhe ajri për makinat e garave sportive

Kosova Times
Last updated: 2024/07/14 at 10:01 PM
Kosova Times Published July 14, 2024
Share
SHARE

Super makina që punojnë me ajër dhe ujë, kjo është ëndrra e kompanisë “Zero” që prodhon lëndë djegëse sintetike. Me seli në Mbretërinë e Bashkuar, kompania thotë se një ekip i garave të makinave sportive F1 po përdor karburantin sintetik që nuk e ndot mjedisin kur digjet në motorin e makinave. Kompania thotë se karburanti sintetik do të prodhohet në shkallë komerciale brenda disa viteve dhe mund të përdoret në të gjitha makinat aktuale, avionët apo makineritë që përdorin benzinë apo naftë.

Kjo është makina sportive Lamborgini Sterrato e cila po përdor një lëndë djegëse sintetike të prodhuar nga ajri dhe uji. Kompania që prodhon këtë lëndë djegëse njoftoi për një partneritet me ekipin “Stake F1 Team Kick Sauber” në garën “Formula One”. Synimi është që deri në vitin 2030 sporti i garave me makina të eliminojnë sa më shumë ndotjet nga karboni.

Kompania “Zero” e prodhon lëndën djegëse në një fabrikë të vogël në Oxfordshire dhe ka në plan që vitet e ardhshme të rrisë kapacitetet në shkallë komerciale. Nilay Shah drejton anën shkencore të kompanisë Zero.

“Ka dy gjëra që e bëjnë speciale këtë lëndë djegëse. E para, prodhohet nga ajri, uji dhe energjia elektrike. Këto janë materialet tona bazë. Kjo lëndë djegëse është identike ose edhe më e mirë se karburanti fosil ekzistues. Kështu që do të funksionojë për makinat aktuale, trenat, aeroplanët dhe makineri të tjera”, thotë Nilay Shah nga kompania “Zero”.

Fabrika prodhon lloje të ndryshme lënde djegëse. Makinat sportive kërkojnë lëndë djegëse të posaçme pasi motorët e makinave të garave funksionojnë ndryshe nga makinat e zakonshme.

Kjo lëndë djegëse prodhohet përmes ndarjes së dyoksidit të karbonit nga ajri dhe hidrogjenit nga uji duke përdorur energji të rinovueshme. Më pas ato bashkohen për të krijuar monoksid karboni i cili përpunohet përmes katalizatorëve për të krijuar lëndën djegëse sintetike.

“Magjia ndodh këtu, duke përftuar hidrogjen dhe monoksid karboni. Hidrogjeni dhe monoksidi i karbonit kalon nëpër reaktor, ku kemi një numër tubacionesh me katalizatorë, dhe në anën tjetër del lënda djegëse që dëshirojmë. Ky është reaktori kryesor në të gjithë këtë proces”, thotë Nilay Shah i cili drejton anën shkencore të kompanisë “Zero”.

Kompania “Zero” u themelua nga Paddy Lowe, i cili ka punuar për dhjetëra vite në “Formula One”.

Ai parashikon që fillimisht, kur karburanti i parë sintetik të dalë në treg, të kushtojë rreth katër deri në pesë herë më shtrenjtë se karburantet tradicionale dhe se kostoja do të bjerë me shpejtësi gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Sipas të dhënave nga “Formula One” ndotja e shkaktuar gjatë garave të vitit 2022 ishte rreth 223,031 ton dyoksid karboni ose 13 për qind më pak se në vitin 2018. Karburanti sintetik nuk shkakton ndotje.

You Might Also Like

Refuzoi 1.5 miliardë dollarët e Zuckerbergut dhe i qëndroi besnike ekipit të saj

Si ta dallojmë të vërtetën nga e rreme në botën e inteligjencës artificiale?

OneHost zgjerohet në SHBA – kompania kosovare hap zyrën e saj në Amerikë

Zhvilluesit e inteligjencës artificiale kanë frikë se ata vetë së shpejti do të ndalojnë së kuptuari se si funksionon

Google sjell në Itali inteligjencën artificiale që gjeneron video nga teksti, një logo për t’i dalluar ato

TAGGED: #Ajri, #Lëndë djegëse, #Makina sportive, #Uji
Kosova Times July 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Virgil van Dijk thotë se mbetet te Liverpool

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
Policia e Kosovës gjatë një operacioni policor gjenë dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti viziton fabrikën “Fressia”, 9 nga 10 të punësuarit janë persona me aftësi të kufizuara
Vdes një person në veri të Mitrovicës, ja çka dyshohet
“Thaçi dhe të tjerët”, ZPS-ja s’do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?