By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kultivues i frymës së introduktit ekspresiv
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kultivues i frymës së introduktit ekspresiv
Lajme

Kultivues i frymës së introduktit ekspresiv

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 8:39 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Ekspozita e 26 me radhë e piktorit, profesorit Haxhi Kastrati, para pak ditësh u hap në Galerinë e Arteve në qytetin e Vlorës

Shkruan: Prof. Dr. Hivzi MUHARrEMI

Piktori akdemik, Haxhi Kastrati para dashamirëve të artit Vlonjan prezantohet me vepra artistike kryesisht të realizuara në tri vitet e fundit të krijimtarisë së tij të bujshme dhe të pandalshme gjatë jetësimit artistik. Punimet e ekspozuara të piktorit Kastrati kryesisht i takojnë ciklit të veprave “Gjurmët e kohës”, ku edhe ekspozita emërtohet me këtë nocion titulimi të krijimtarisë së tij trevjeqare punuar enkas-kryesisht për këtë event, për dashamirët e artit Vlonjan, për të cilët autori është shumë i njohur dhe gëzon respekt të vecantë. Veprat “Kronikë në gurë”, “Mes tokës dhe qiellit”, “Imazhe nga jeta”, “Takimi i Shqipeve”, “Zanat e malit”, “Zogjtë e liris”, “Gjurmët”, “Takimi”, “Nata e zjarreve” janë tablo që në mënyrë vijimore shpërfaqin opusin krijues të piktorit. Pra, vetë titulli i ekspozitës “Gjurmët e kohës” është një sintezë, gërshetim i cikleve nga fazat më paraprake të opusit krijues.

Është një nga artistet me vlera të vecanta dhe me një krijimtari shumë të begatë, i cili me përkushtim të madh i është qasur pikturës që nga nisma e krijimtarisë e deri me sot. Ku në kontinuitet- pa ndërprerje punon në studion e vet, në një ambient të jashtzakonshëm, me motive dhe imazhe i rrethuar rrëzë Alpeve shqiptare, përkatësisht dukagjinase. Dash e pa dash piktori është mishëruar me këto pamje të imazheve artistike. Andaj, opusi krijues i tij është si një sintezë i këtyre motiveve që janë trajtuar dhe trajtohën në periudha të ndryshme kohore e historike që ka përjetuar dhe kaluar popullata shqiptare.

Tablotë e ekspozuara kryesisht janë të realizuara në frymën e shprehjës ekspresivo-fantastike e abstrakte me primesa të frymës surreale. Këto forma burojnë nga begatia natyrore të peizazheve, të trevave dukagjinase, nga Bjeshkët e Nemuna-Alpet shqiptare që janë të pasura me forma të ndryshme nga flora e fauna. Ngjyrat e autorit kryesisht janë të marruna nga natyra si dhe kostumografia e veshjeve nga periudha ilire e deri me sot. Pra, autori është kultivues i frymës së introduktit ekspresionist që nga faza më e hershme e deri me sot i mbetet besnik këtij stili artistik,

Deri në realizimin e veprave nga cikli i fundit “Gjurmët e kohës”, autori, është dashur t’i prek shumë karakteristika të izmave të artit modern, duke filluar nga ekspresionizmi, fovizmi, surrealizmi e deri të abstrakcioni gjeometrik që përfundon me punimet e realizuara nga cikli “Gjurmët e kohës”. Ky cikël. Padyshim, që do jetë një imperativ në shpirtin ekzaltues të Kastratit për depërtim të mëtutjeshëm në synimet e tia drejtë pleksjes së frymës abstrakte.

Këto vepra nga cikli i fundit janë, në nivel të duhur të shkarkuar nga elementet e shumta kompozicionale, janë më ekspresive, shprehin vispamjet e bukura të peizazheve te dukagjinit, me një kolorit intensiv, më të çiltër, me strukturë të theksuar të akordeve koloristike të së kuqes, oker dhe ngjyrës blu. Në këto tablo autori i gërsheton të gjitha shqetësimet me pamjet idilike të imazheve dhe motiveve që në mënyrë të pandërprerë i ka trajtuar që nga faza e parë të krijimtarisë e deri në këtë të ciklit të fundit të abstraksionit. Pra, këto punime në aspektin e domethënies përmbajtësore koinsistojnë dhe janë vazhdimësi të cikleve më të hershme të opusit mjaftë të begatë të krijuesit Haxhi Kastrati.

Është pjesëmarrës i shumë ekspozitave të përbashkëta me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, duke filluar nga ato të organizuara nga Shoqata e Artistëve Figurativë të Kosovës, nga Sallonet Pranverore, ekspozitat vjeshtore e deri të ajo e Bienalit të vizatimit. Gjithashtu ka hapur edhe shumë ekspozita personale si në Kosovë ashtu edhe më gjerë.

You Might Also Like

Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton

I paharrueshëm Poeti europian i shqipes

Rashiq: Shpresoj të jetë fillim i ri në ndërtimin e institucioneve

“Porno religjoni vdekje”. Lora Mladenova dhe Poezia e asaj për të cilën është më e vështirë të flitet

Prima Donna e Gjithë Rusisë Pugacheva behet ngjarje politike

TAGGED: #Haxhi Kastrati, #Hivzi Muharremi
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Kërkohet ruajtja e konfidencialitetit ndërmjet pacientit e mjekut

Kosova Times Kosova Times January 27, 2023
Publikoi përmbajtje kërcënuese ndaj një polici, arrestohet i dyshuari
“Dënime të buta”: Mbi 230 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve
Kurti: Lidhja e zonave rurale në internet brezgjerë, një hap përpara në zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë
Ambasadori suedez viziton familjen e Liridona Ademajt: Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?