By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Qeveria jonë OJQ-të i trajton si partnere
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Qeveria jonë OJQ-të i trajton si partnere
Lajme

Kurti: Qeveria jonë OJQ-të i trajton si partnere

Kosova Times
Last updated: 2024/07/15 at 9:41 PM
Kosova Times Published July 15, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25- vjetorit të organizatës joqeveritare “Balkan Sunflowers”. Kjo organizatë, ka punuar një çerek shekulli në Kosovë me qëllim ndikimin pozitiv në jetën shoqërore në vend, duke u angazhuar në nisma për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe duke kontribuar në arsim, shëndetësi, kulturë, qytetari, punësim dhe respekt për diversitetin.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se kryeministri vlerësoi përkushtimin e kësaj organizate teksa kujtoi dhe aktivitetet e saj ndër vite.

“Ja ku jemi sot këtu, për të festuar për këtë organizatë dhe angazhimin, suksesin dhe ndryshimin që ajo e ka sjellë. Siç ka thënë Aristoteli: “Ne jemi ajo që bëjmë në mënyrë të përsëritur. Prandaj, përsosmëria nuk është akt, por zakon.” Ky citim besoj që përmbledh përkushtimin e madh të këtij çerek shekulli të “Balkan Sunflowers”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës ka dëshmuar vazhdimisht që organizatat joqeveritare i trajton dhe konsideron si partnere, duke njohur dhe vlerësuar kontributin e tyre, e mbështetur ato përmes thirrjeve të hapura për projekte e aktivitete të ndryshme.

Në këtë drejtim, kryeministri theksoi se qendrat mësimore të “Balkan Sunflowers”, të licencuara nga MAShTI, janë përkrahur me fonde nga Ministria edhe për këtë vit në shumën prej 56 mijë eurove.

“Kjo ndihmon edhe në prioritetet e Strategjive tona, në parandalimin e braktisjes së shkollës si dhe në parandalimin e martesave të hershme”, tha kryeministri.

Teksa e falënderoi organizatën për punën, angazhimin, rolin dhe kontributin ndër vite, kryeministri përfundoi fjalën e tij duke theksuar se përmes bashkëpunimit, mund të arrijmë objektivat tona për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Abdixhiku në Lipjan premton rritje pensionesh nga 150 në 300 euro

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

TAGGED: #Albin Kurti, #OJQ-të, #Partnere, #Qeveria
Kosova Times July 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ëndrrat e pandalshme: Rrugëtimi frymëzues i Lenditës

Kosova Times Kosova Times November 4, 2023
Osmani: Të gjitha gjurmët në sulmin terrorist në Banjskë çojnë te Vuçiqi
LVV do që Nenad Rashiq të jetë nënkryetar i Kuvendit e jo nga Lista Serbe
Palët ndërluftuese në Sudan pritet të nisin bisedimet në Arabinë Saudite
Fidan Kalludra fitues në garën e dytë të automobilizmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?