By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës
January 1, 2026
Ademi: Kosova me mentalitet fituesi, Botërori do të ishte qershia mbi tortë
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AKK: Ministria e Financave po e zvarrit pa arsye bartjen e mjeteve vetanake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > AKK: Ministria e Financave po e zvarrit pa arsye bartjen e mjeteve vetanake
Lajme

AKK: Ministria e Financave po e zvarrit pa arsye bartjen e mjeteve vetanake

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 6:21 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve që sa më shpejt të bëjë bartjen e mjeteve financiare të komunave nga rritja e të hyrave vetanake nga viti 2023.

Asociacioni përmes një reagimi ka thënë se këto mjete janë të komunave dhe duket shumë absurd që të bllokohen nga niveli qendror.

“Kemi të bëjmë më mos bartjen e rritjes së të hyrave vetanake të vitit 2023, e që këto të hyra kapin shifrën e milionave euro. Komunat që kanë tejkaluar planifikimin e të hyrave vetanake për vitin 2023 kanë aprovuar këtë rritje buxhetore në Kuvendet e Komunave përkatëse mirëpo, MFPT ende nuk i ka bartur këto të hyra dhe i zvarrit pa asnjë arsye”, thuhet në reagim.

Sipas Asociacionit, MFPT e ka obligim ligjor që këto mjete t’i bartë te komunat sepse janë të hyra vetjake të komunave.

“Duke marrë parasysh që këto mjete nga rritja e të hyrave vetanake të komunave për vitin 2023 janë të destinuara për projekte kapitale, me këtë veprim niveli qendror i fut në rreziqe komunat që të mos mund të procedojnë në publikimin e projekteve për të cilat janë destinuar. Pra, komunat edhe pse i kanë të destinuara këto mjete për investime kapitale, pra për përmirësimin e jetës së qytetarëve, kjo nuk mund të ndodhë për shkak pengesave të shkaktuara nga niveli qendror”, thuhet në reagim.

Bordi i kësaj organizate thekson se komunat janë në pritje të bartjes së të hyrave nga rritja e realizuar nga vete komunat.

“I bëjmë ftesë publike Ministrit të ndërmarrë veprimet konkrete ligjore për realizimin e të drejtës së Komunave në të kundërtën po neglizhohet në dëm të Komunave e rrjedhimisht në dëm të mosrealizimit të projekteve kapitale në interes të qytetarëve”, thuhet në reagim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind

Dogana vendin e parë për zhdoganim në BP, 135 milionë euro më shumë të hyra

ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%

Themelohet Forumi i Sektorit Privat në Kosovë

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

TAGGED: #Ministria e Financave
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

7 tetor – 17 vjetori i vrasjes së Anna Politkovskaya

Kosova Times Kosova Times October 7, 2023
Kurti me Bulliqin dhe ministra shkojnë për ngushëllime te familja e 18-vjeçarit që u rrah për vdekje
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, dhjetëra janë plagosur nga një tornado në jug të SHBA
Vëllaznimi triumfon në kryeqytet
Daliq ia dedikon vendin e tretë ish-trajnerit të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?