Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar se pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë
Kurti, përmes rrjetit social ‘Instagram’ bëri të ditur se Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza.
“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Kurti.