By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Marrëveshja për bursa ka rezultuar pozitive për degët Gjuhë dhe Letërsi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Marrëveshja për bursa ka rezultuar pozitive për degët Gjuhë dhe Letërsi
Uncategorized

Marrëveshja për bursa ka rezultuar pozitive për degët Gjuhë dhe Letërsi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 5:41 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Marrëveshja paraprake ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë së Arsimit për ofrimin e 1000 eurove bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë në programet Gjuhë ose  Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka rezultuar pozitive, pasi këtë vit numri  ka arritur mbi 100 kandidatë.

Lindita Sejdiu-Rugova, dekane e Fakultetit Filologjik, për RTKlive u shpreh se bursa e ofruar për studentët që zgjedhin të studiojnë në këto dy programe ka qenë një motiv që ka rezultuar pozitivë për t’i kthyer të rinjtë më shumë nga shkencat kombëtare.

“Ne do të duhej që së paku kulturën dhe gjuhën tonë ta trajtojmë pak më ndryshe, por kjo nuk do të thotë se këtë duhet ta bëjmë  gjithmonë vetëm me stimulim financiar. Në këtë moment ka pasur nevojë për një stimulim të tillë, por ndoshta kjo e kthen interesimin e njerëzve për këto fusha, por edhe cilësinë e studimeve që ofrohen në këto fusha. Dhe në të ardhmen natyrisht do të duhej të orientohemi jo vetëm tek mësimdhënia e këtyre fushave, por edhe te hulumtimi dhe studimi më i thellë me metoda bashkëkohore”, tha Sejdiu-Rugova.

Ajo shpjegoi se studentët që do të jenë përfitues të bursave do të monitorohen nëse po zhvillojnë studimet në mënyrë të rregullt.

“Këto bursa nuk do të jepen ashtu siç po mendohet, se e përfiton bursën dhe nuk do të shkojë në mësim. Do të ketë monitorim dhe do të propozohen kandidatët përfitues. Sipas marrëveshjes që e kemi nënshkruar thuhet se numri i bursave dhe shpërndarja në programe do të bëhet me vendim të veçantë të ministres secilin vit”, shtoi dekania e Filologjikut.

Sejdiu-Rugova tutje theksoi se as tash dhe as në ardhmen nuk e sheh rrezik për shuarjen e këtyre dy programeve, edhe pse e pranoi se ka pasur mungesë të interesimit. Megjithatë, sipas saj kjo nuk është diçka e veçantë vetëm për Kosovë, pasi me të njëjtin problem ballafaqohen edhe vendet e tjera të rajonit.

“Gjithmonë në afatin e parë në qershor në Gjuhë dhe Letërsi nuk kanë aplikuar shumë studentë, pasi numri ka shkuar deri në 60-70 aplikues, mirëpo ka pasur një periudhë ku kemi pasur atë gjeneratën e madhe të numrit të madh të maturantëve, ku numri ka shkuar deri në 120-130. Pastaj, ka pasur një rënie, por nuk ka qenë vetëm te Gjuha Shqipe, por edhe në Gjuhën Angleze”, tha ajo.

Vlera Sadiku, aplikuese në programin Gjuha Shqipe, për RTKlive tha se arsyeja pse ka zgjedhur të studiojë në këtë program ka qenë se kjo degë mund t’ia hapë dyert në karrierën diplomatike dhe për punë në organizata ndërkombëtare.

“Qëllimet e mia janë që përmes studimit të gjuhë shqipe të thellohem në kuptimin dhe lidhjen me kulturën dhe gjuhën e popullit tim”, tha ajo.

Sadiku tutje theksoi se bursa nuk ka qenë shtysë për të, por sipas saj një gjë e tillë është e mirëseardhur.

Ndërsa, Anita Istogu, studente e vitit të katërt në programin Gjuhë Shqipe, theksoi se studentët që mendojnë të regjistrohen në këto dy programe duhet ta duan këtë drejtim dhe pastaj do ta kenë shumë të lehtë për të studiuar.

“Letërsia Shqipe është një degë shumë dimensionale dhe studimi i saj u ofron studentëve shumë mundësi për shkak se ne duhet ta dimë vlerën edhe të autorëve të territoreve shqipfolëse. Tendencat e viteve të fundit janë leximi i letërsisë botërore dhe i autorëve të huaj, por kemi edhe autor shqiptarë të cilët janë të mrekullueshëm dhe të cilët paraqesin tek lexuesit një botë ndryshe, e cila vërtetë meriton të lexohet, të studiohet dhe të kultivohet si kulturë shqiptare”, tha ajo.

 

Ajo tutje shtoi se shumë të rinj mendojnë se në rast se studiojnë Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe kontributi i tyre në të ardhmen do të jetë i kufizuar vetëm në mësimdhënie, por sipas saj studentët që studiojnë këto degë mund të punësohen në shtëpi të ndryshme botuese, nëpër media si redaktor, si lektor, si gazetar, si dhe në punë administrative për shkak të njohjes dhe drejtshkrimit shqip.

Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe këtë vit ka hapur gjithsej 60 vende për pranimin e studentëve në këto dy degë, ku prej tyre 50 janë për komunitetin shqiptarë dhe 10 për komunitetin pakicë.

You Might Also Like

Ajo fjeti me 620 burra në 8 orë! Ajo u ndal vetëm për shkak të lodhjes

Moti në Shqipëri i kthjellët e me diell

Përkujtohet 35-vjetori i Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Haradinaj përkujton komandantin Ilaz Kodra

Grupi i Kongresit Amerikan drejtuar Trumpit: Sanksione ndaj Koresë së Veriut për mbështetjen e luftës së Putinit

TAGGED: #Bursa, #Gjuhë dhe letërsi
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kremlini urdhëroi dërgimin e 400,000 rusë të tjerë në ushtri

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
Galatasaray fiton nga Elfsborg në një ndeshje me shumë gola
Ministrat e mbrojtjes të ShBA-së dhe Rusisë diskutojnë mbi luftën në Ukrainë
Evropa përgatitet për kulmin e të nxehtit teksa bota shënon temperatura rekorde
Pothuajse 16% e rusëve mbështetën një sulm bërthamor në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?