By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme, njofton hetimin e 21 Janarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme, njofton hetimin e 21 Janarit
Rajon / Botë

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme, njofton hetimin e 21 Janarit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 8:52 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme, njoftoi sot se ka regjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011, ku gjatë një demonstrate të dhunshme të Partisë socialiste, mbetën të vrarë katër protestues si dhe u plagosën disa të tjerë.

Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. Vrasja e tij ka mbetur pa autor. Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen.

Familjarët e Nikës, të cilët kanë në duar dhe disa rregjistrime të komunikimeve të bëra atë ditë nga komandanti i Gardës Ndrea Prendi me vartësit e tij, kanë kërkuar vënien përpara përgjegjësisë, mes të tjerëve dhe të ish kryeministrit Sali Berisha e ish ministrit të Brendshëm të kohës Lulzim Basha. Asnjëri prej tyre nuk u mor në pyetje pas ngjarjes së 13 viteve më parë.

Në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh se në hetimin e ngjarjes ishin vërejtur mangësi të shumta të cilat ngrinin dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht, dhe se autoritetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbardhjen e vdekjes së Nikës si dhe të identifikojnë e ndëshkojnë përgjegjësit.

I pyetur sot për hetimin që Prokuroria e Posaçme do të kryejë mbi ngjarjet e 21 Janarit, zoti Basha tha se “kam qenë dhe mbetem në dispozicion të çdo akti të drejtësisë për të bërë zbardhjen e plotë dhe drejtësinë e plotë për 21 janarin” në të cilën tha ai kanë humbur “katër jetë njerëzisht të pafajshëm. Është një tragjedi e cila duhet të marrë një përgjigje ligjore. Të hetohet gjithçka nga fillimi deri në fund”.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Hetimin e 21 Janarit, #Prokuroria e Posaçme
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kosova po shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të xhudos

Kosova Times Kosova Times September 14, 2025
FFK reagon pas vendimit të UEFA-së: Do të apelojmë rastin në CAS
Ushtari rus dyshohet se mbante një grua ukrainase në skllavëri seksuale
Ai ka tatuazhe të Putinit dhe 3 shtetësi: Ukrainë, Serbi dhe Rusi. Zelenski e ndëshkoi atë.
Pamje të turpshme nga Mariupoli, mysafirët zemëruan Kievin: “Dhe ate në vendin ku vranë 600 njerëz!” (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?