By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e Serbisë çon përpara projektin e diskutueshëm të Rio Tintos për minierë të litiumit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qeveria e Serbisë çon përpara projektin e diskutueshëm të Rio Tintos për minierë të litiumit
Rajon / Botë

Qeveria e Serbisë çon përpara projektin e diskutueshëm të Rio Tintos për minierë të litiumit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/16 at 10:41 PM
Kosova Times Published July 16, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Serbisë e ka riaktualizuar një plan në vlerë të miliarda dollarëve për një minierë dhe fabrikë të përpunimit të litiumit, disa ditë pasi Gjykata Kushtetuese e këtij vendi ka thënë se qeverisja e kaluar nuk ka vepruar si duhet kur e ka ndalur projektin mes protestave të vazhdueshme.

Planet e gjigantit anglo-australian të metaleve dhe minierave, Rio Tinto, për të shfrytëzuar depozitat e mëdha minerale për një kompleks prej gati 250 hektarësh, janë duke u kundërshtuar prej ambientalistëve dhe banorëve lokalë.

Mirëpo, në një mbledhje të Qeverisë, më 16 korrik, veçse është miratuar një dekret për të rifilluar menjëherë punën në projekt, bazuar në përfundimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas vendimit, Qeveria e ish-kryeministres, Ana Bërnabiq, e ka shkelur Kushtetutën kur e ka tërhequr lejen për Rio Tinton.

Ky projekt ka shkaktuar ndër ndasitë më të mëdha në Serbi, prej kur presidenti, Aleksandar Vuçiq dhe Partia e tij Përparimtare Serbe udhëheqin vendin – prej vitit 2012.

Serbia dhe vendet tjera në Ballkan përballen me nivele të larta të ndotjes së ajrit dhe Rio Tinto është përballur me kritika që nuk e ka dorëzuar një studim për ndikimin që do ta ketë zhvillimi i projektit, ndonëse e ka marrë kontrollin e tokës dhe është zotuar se do ta bëjë minierën funksionale deri më 2026.

Një shenjë që tregon se ndalohet qasja për personat e paautorizuar, shihet para një shtëpie të blerë nga Rio Tinto në Serbi, për të krijuar rrugën për minierën.
Një shenjë që tregon se ndalohet qasja për personat e paautorizuar, shihet para një shtëpie të blerë nga Rio Tinto në Serbi, për të krijuar rrugën për minierën.

Qindra mijëra serbë patën nënshkruar një peticion për të ndalur projektin e ashtuquajtur Jadar, i cili pritet të jetësohet rreth dy dekada pas zbulimit të mineraleve si litiumi e bori në Serbi.

Litiumi është metal i butë që përdoret për bateri të makinave elektrike dhe bateri tjera.

Vuçiq dhe figura tjera shtetërore fokusohen te përfitimet prej projektit në vlerë të miliarda dollarëve.

Projekti, po ashtu, parasheh hapjen e 1.000 vendeve të punës.

“Ne besojmë se miniera nuk do të rrezikojë askënd dhe asgjë, mirëpo fillimisht duhet të kemi garanci prej Evropës që ambienti dhe jetët e qytetarëve të thjeshtë do të ruhen dhe do të përmirësohen me punë të reja dhe paga më të mëdha sesa tani”, ka thënë Vuçiq më 15 korrik, katër ditë pas vendimit të gjykatës.

Rio Tinto është raportuar të ketë mirëpritur vendimin e javës së kaluar të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas saj, projekti ka potencial të shndërrohet në aset botëror që mund të përshpejtojë zhvillimin e industrive tjera dhe hapjen e mijëra vendeve të punës për gjeneratën e tanishme dhe të ardhshme në Serbi, ndërkohë që prodhohen në mënyrë të qëndrueshme materiale të rëndësishme.

Si një prej tri kompanive më të mëdha në botë për metale dhe miniera, Rio Tinto është zotuar se do të ruajë standardet evropiane sa i përket ambientit dhe aspektit industrial në projektin Jadar.

You Might Also Like

Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!

Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.

Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë

Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm

Rusia po kryen sabotim në Evropë me taktika nga vitet ’70. “Frika e përshkallëzimit po rritet”

TAGGED: #Rio Tinto, #Serbi
Kosova Times July 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Azemi viziton biznesin që ka 75 punëtor, thotë se LDK e sheh biznesin si shtyllë kryesore të zhvillimit

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Largimi i kryetarëve në veri, Von Cramon mirëpret caktimin e datës së votimit
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh ministra e kryebashkiakë për analizë
Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit ‘i kërkon urgjentisht’ Rusisë për armëpushim
Si funksionon sistemi zgjedhor në ShBA?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?