By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve të pronave të AKP-së RTKlive
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli sulmon nga ajri militantët e Hezbollahut në pjesën jugore të Libanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli sulmon nga ajri militantët e Hezbollahut në pjesën jugore të Libanit
Rajon / Botë

Izraeli sulmon nga ajri militantët e Hezbollahut në pjesën jugore të Libanit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 8:34 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Forcat izraelite kryen sulme ajrore të mërkurën në pjesën jugore të Libanit, operacioni më i fundit që kishte në shënjestër militantët e Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha se sulmet e saj u përqendruan në infrastrukturën e Hezbollahut dhe se forcat izraelite kishin përdorur gjithashtu zjarr artilerie për t’iu përgjigjur kërcënimeve të militantëve të këtij grupi në zonë.

Hezbollahu gjithashtu lëshoi raketa në drejtim të Izraelit. Ushtria izraelite bëri të ditur se kishte arritur të interceptonte disa prej tyre, ndërsa të tjerat kishin rënë në zona të hapura dhe nuk kishin shkaktuar viktima apo dëme materiale.

Gjatë një fjalimi të mërkurën udhëheqësi i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah tha se grupi militant do të sulmonte zona të reja në Izrael, nëse forcat izraelite do të vazhdonin siç tha të vrisnin civilë.

Të martën si pasojë e sulmeve izraelite në Libanin jugor u vranë pesë civilë sirianë.

Përplasjet ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut kanë ngritur shqetësime mbi mundësinë e zgjerimit të konflikt në rajon ndërsa forcat izraelite po luftojnë gjithashtu kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Pentagoni njoftoi se të martën Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, gjatë së cilës diskutuan mbi luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Pentagoni tha se zoti Austin “ripohoi dëshirën e përbashkët për të siguruar që Hamasi të pësojë humbje të qëndrueshme e për të siguruar lirimin e sigurt të të gjithë pengjeve që mbahen rob nga grupi militant”.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po përpiqen të negociojnë një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, që përfshin lirimin e pengjeve, ndalimin e luftimeve dhe një rritje të ndihmave humanitare për civilët palestinezë.

Zyra e zotit Gallant tha se shefi i mbrojtjes izraelite i tha zotit Austin se operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza “kanë çuar në kushtet e nevojshme për të arritur një marrëveshje për kthimin e pengjeve, gjëja më e rëndëshme”.

Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023 në pjesën jugore të Izraelit, Hamasi vrau 1200 persona dhe mori peng rreth 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me operacione në Gazë, që deri tani kanë shkaktuar vdekjen e mbi 38 mijë personave, sipas ministrisë së Shëndetësisë në rajonin e kontrolluar nga grupi militant.

Gati tre të katërtat e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë të zhvendosur dhe pothuajse e gjithë popullata është në rrezik nga uria, sipas Kombeve të Bashkuara.

You Might Also Like

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Axhenda ndërkombëtare

Zjarr në një dyqan në Meksikë. Më shumë se 20 të vdekur

TAGGED: #Izrael, #Liban
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Dita e zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe vonesa sporadike

Kosova Times Kosova Times November 5, 2024
Haradinaj:SHBA, aleati strategjik dhe partneri më i besueshëm në çdo proces
Sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e tij, arrestohet i dyshuari
Napoli i Rrahmanit bindës ndaj Comos, forcon kreun
Mot me diell, vranësira dhe reshje shiu për pesë ditët e javës së ardhshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?