By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…
January 22, 2026
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: J.D. Vance, ylli republikan në ngjitje, në qendër të vëmendjes në ditën e tretë të Kuvendit Republikan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > J.D. Vance, ylli republikan në ngjitje, në qendër të vëmendjes në ditën e tretë të Kuvendit Republikan
Rajon / Botë

J.D. Vance, ylli republikan në ngjitje, në qendër të vëmendjes në ditën e tretë të Kuvendit Republikan

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 9:47 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Kandidati republikan për nënpresident, J.D. Vance, i drejtohet të mërkurën Kuvendit Kombëtar Republikan në një fjalim që mund të nxjerrë në pah se si idetë populiste të zotit Trump, mund të dominojnë partinë në vitet në vazhdim.

Në karrierën e tij të shkurtër politike, 39 vjeçari Vance, është përpjekur t’i përdorë instinktet populiste të zotit Trump, për të krijuar një agjendë politike koherente, sipas së cilës Shtetet e Bashkuara do të luanin një rol më pak të theksuar në çështjet globale.

Fjalimi i senatorit nga Ohajo, i zgjedhur në vitin 2022, ka të ngjarë të jetë momenti më i ndjekur i Kuvendit Republikan, përpara fjalimit të zotit Trump, të enjten në mbrëmje, pesë ditë pas plagosjes në një atentat ndaj tij në Pensilvani.

“Një atentat do të ndryshonte jetën e kujtdo”, u tha gazetarëve të mërkurën Jason Miller, këshilltari i lartë i fushatës së zotit Trump.

“Presidenti Trump ndihet shumë mirë. Ai është inkurajuar nga mbështetja masive që ka marrë. Shihni se si e kanë pritur atë gjatë kuvendit, por jo vetëm atje. Janë miliona njerëz në mbarë vendin”, shtoi ai.

Shqetësimet për një administratë të dytë Trump, shkaktuan rënie të aksioneve të mërkurën. Ata që u goditën më rëndë ishin prodhuesit e mikroprocesorëve pasi ish-presidenti Trump tha gjatë një interviste për ‘Bloomberg Businessweek” se Tajvani duhet të paguajë për mbrojtjen e tij.

I zgjedhur në senat rreth më pak se dy vite më parë, zoti Vance ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mbrojtur përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Me një moshë sa gjysma e asaj të zotit Trump, zoti Vance mund të ushtrojë ndikim për dekada me radhë në Partinë Republikane.

Ai ka argumentuar se qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar klasën punëtore duke kufizuar importet, rritur pagën minimale dhe goditur fitimet e korporatave. Këto qëndrime bien ndesh me qëndrimin tradicional pro-biznesit të Partisë Republikane, por janë në një linjë me axhendën e zotit Trump.

Nikki Haley dhe guvernatori i Floridës Ron DeSantis, ish-rivalët e zotit Trump gjatë zgjedhjeve paraprake për emërimin e kandidatit republikan për president, ofruan mbështetjen e plotë për zotin Trump në kuvendin e partisë.

“S’është e thënë se dikush duhet të pajtohet me Trumpin 100%, për ta votuar atë”, tha zonja Haley, e cila ka shërbyer si ish-ambasadore e OKB-së dhe guvernatore e Karolinës së Jugut. Gjatë fushatës së saj presidenciale, ajo ishte shprehur se zoti Trump është i papërshtatshëm për detyrën e presidentit.

Shfaqja e harmonisë brenda partisë republikane është në kontrast me atë që po ndodh në kampin e demokratëve, të cilët kanë kaluar javë të tëra duke debatuar nëse zoti Biden, 81 vjeç, duhet të heqë dorë nga gara, pas një paraqitjeje të dobët në debatin e 27 qershorit përballë zoti Trump.

RETORIKA E ZEMËRUAR KUNDËR ZOTIT BIDEN

Shumë nga fjalimet e mbrëmjes së të martës në kuvendin që po mbahet në Miluoki, të përqendruara tek temat e lidhura me ligjin dhe rendit – ishin të mbushura me retorikën e zotit Trump kundër emigrantëve. Shumë prej atyre që morën fjalën denonconin me zemërim politikat e zotit Biden për kufirin jugor.

Ndërsa numri i kalimeve kufitare ka arritur shifra rekord gjatë mandatit të presidentit Biden, arrestimet ranë ndjeshëm në qershor pasi ai zbatoi një ndalim të gjerë të azilit.

Zoti Trump është zotuar të nisë përpjekjen më të madhe në histori të dëbimit të emigrantëve pa dokumente që ndodhen në SHBA.

Disa nga sulmet e nxehta ishin në kundërshtim me mesazhin për unitet kombëtar që zoti Trump kishte premtuar të jepte pas atentatit ndaj tij.

Pas sulmit me armë, frika e votuesve për një polarizim të ndjeshëm përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit, duket se vetëm është thelluar.

Një sondazh i agjencisë ‘Reuters’ dhe organizatës ‘Ipsos’ i kryer të hënën dhe të martën gjeti se 80% e votuesve – republikanë dhe demokratë në mënyrë të barabartë – ranë dakord se “vendi po del jashtë kontrollit”.

Autoritetet nuk kanë identifikuar ende motivet e atentatit kundër ish-presidentit.

Në fjalimin e tij të parë të fushatës që nga sulmi ndaj zoti Trump, zoti Biden u tha të martën votuesve afrikano-amerikanë në Las Vegas se ai do ta vazhdonte garën për t’u rizgjedhur, duke hedhur poshtë sërish thirrjet e disa demokratëve për t’u larguar.

Kuvendi katër-ditor i republikanëve do të kulmojë me fjalimin e ish-presidentit Trump mbrëmjen e së enjtes, kur ai zyrtarisht do të pranojë emërimin nga partia për t’u përballur me zotin Biden, në një përballje të dytë, sikurse në të vitin 2020.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

TAGGED: #J.D. Vance, #Republikanët
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rritja e çmimeve për pushimet në Turqi për rusët arriti në 70%

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Lista Serbe shpall tri ditë zie për terroristët e vrarë në Banjskë
Përplasen dy Jet Ski në Velipojë, ndërron jetë në spital 19-vjeçari Italian
Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, pritet të takohet me Vuçiqin
Peskov: Politika e Jashtme e Trump ‘Përkon kryesisht me vizionin tonë’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?