By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion antidrogë në Prizren, arrestohen pesë persona
January 29, 2026
Haradinaj: Japonia ka dëshmuar gjithmonë partneritet të fuqishëm
January 29, 2026
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në Pejë e Gjakovë
January 29, 2026
Radoniqi takon zyrtarin gjerman, e njofton për zhvillimet rreth rinumërimit
January 29, 2026
Kievi: Rusia përdor Starlink për të kontrolluar dronët, ne bashkëpunojmë me SpaceX
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
Shëndetësi

Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 1:30 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se Komisioni Evropian nuk i ka ofruar publikut qasje të mjaftueshme në marrëveshjet për blerjen e vaksinave kundër koronavirusit.

Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka nënshkruar disa kontrata të mëdha me disa kompani farmaceutike në kulmin e pandemisë COVID-19, më 2020 dhe 2021.

Ligjvënësit e Parlamentit Evropian janë ankuar në gjykatën me seli në Luksemburg, se kanë kërkuar t’i shqyrtojnë kontratat, për t’i kuptuar termat dhe kushtet, por se u është dhënë vetëm qasje e pjesshme.

Për më tepër, sipas tyre, disa dokumente janë redaktuar dhe Komisioni ka thënë se kjo është bërë për të mbrojtur interesat tregtare dhe procesin e vendimmarrjes.

Gjykata e Përgjithshme tha se Komisioni nuk ka dhënë prova se si qasja në disa klauzola të marrëveshjeve, do të minonte interesin tregtar të kompanive të përfshira.

Gjykata tha, po ashtu, se Komisioni ka mundur të japë më shumë informacione për deklaratat e anëtarëve të ekipit që ka negociuar kontratat.

“Komisioni nuk i ka marrë mjaftueshëm parasysh të gjitha rrethanat përkatëse, për t’i peshuar drejt interesat në fjalë”, tha gjykata.

Vendimi i saj vjen një ditë përpara se Parlamenti Evropian të votojë për rizgjedhjen e Ursula von der Leyenit në postin e presidentes së Komisionit Evropian.

You Might Also Like

Shpëtohet një 37-vjeçare, pati gjakderdhje nga shtatzënia jashtë mitre

Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim

IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje

Ekspertët analizojnë mishin në qebapë, rezultatet tronditin publikun

Zemra ju rrih fort pas kafesë? Kardiologët shpjegojnë kur është një reagim normal dhe kur është një paralajmërim serioz

TAGGED: #Jotransparencë, #KE, #Vaksinë
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Inteligjenca artificiale ndihmon njerëzit me çrregullime zanore

Kosova Times Kosova Times March 11, 2024
Osmani uron qytetarët: Kjo festë është mundësi reflektimi mbi solidaritetin
Gërvalla për masat ndëshkuese të BE-së: Dërgojnë mesazh të rrezikshëm
Merkel dekorohet me çmimin më të lartë në Gjermani
Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24-vjeçari nga Kosova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?