By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vlerësohet puna dhe kontributi i profesor Eshref Ademajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vlerësohet puna dhe kontributi i profesor Eshref Ademajt
Lajme

Vlerësohet puna dhe kontributi i profesor Eshref Ademajt

Kosova Times
Last updated: 2024/07/17 at 2:38 PM
Kosova Times Published July 17, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, mori pjesë në akademinë përkujtimore kushtuar veprës dhe jetës së akademik Eshref Ademaj, me rastin e 30-vjetorit të ndarjes nga jeta.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti rikujtoi se Profesor Ademaj shpenzoi gjithë potencialin e tij në avancimin e punës shkencore në Universitetin e Prishtinës dhe në mbrojtjen e autonomisë së tij, ku përveç se profesor, ai ishte një aktivist i devotshëm i të drejtave të njeriut dhe i çështjes sonë kombëtare.

“Kontributi i tij ishte tejet i rëndësishëm në kohën kur shteti okupator serb, me tërë fuqinë e tij, kishte vendosur për zhbërjen e shkollës shqipe në përgjithësi e veçanërisht të Universitetit të Prishtinës. Pas aplikimit të masave të dhunshme administrative në universitet, profesor Eshrefi ishte ndër ideatorët kryesorë të vazhdimit institucional dhe legal të punës së universitetit nëpër objekte private, e madje ai dha në dispozicion edhe shtëpinë e tij”, tha kryeministri.

Kësisoj, ai shtoi se përgatitja e profesorit dhe aftësitë e jashtëzakonshme organizative e nxorën në ballë të çdo organizimi që ishte në interes të shkollës shqipe dhe të popullit shqiptar të Kosovës.

“Te profili i Prof. Ademajt mund të lexohet një angazhim dhe aktivizëm aq i balancuar prej matematikani e studiuesi, prej profesori e ligjëruesi, prej prodekani, dekani dhe prorektori, por edhe prej një aktivisti të të drejtave të njeriut, një ndërmjetësuesi e pajtuesi të gjaqeve e të ngatërresave dhe prej një intelektuali të angazhuar deri në ditën e fundit të jetës së tij”.

Kryeministri përmendi edhe rezultatet shkencore të Profesor Ademajt të publikuara në revista serioze ndërkombëtare. Veçoi faktin që ai themeloi revistën e parë shkencore në fushën e matematikës, të titulluar “Punime Matematike”, ku botoheshin artikuj shkencorë të matematikanëve dhe shkencëtarëve nga e gjithë bota. Ndërkaq, brenda pak vitesh arriti ta indeksojë revistën në të dy institucionet më kredibile shkencore ndërkombëtare: Mathematical Reviews dhe Zentralblatt.

“Kontributi i tij u konkretizua siç u tha edhe më herët me publikimin e librit “Kosova Viktimë” në bashkautorësi me Zvonimir Sheparoviqin, një viktimolog i njohur ndërkombëtarisht. Ndërkaq, si anëtar i KMDLNJ-së në Prishtinë, ai kontribuoi në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive individuale, si dhe të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve”, përmbylli kryeministri Kurti duke shtuar se kujtimi për Akademik Eshref Ademaj do të jetë i përjetshëm dhe roli i tij në historinë e Kosovës do të mbetet gjithmonë i dukshëm dhe i nderuar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

TAGGED: #Albin Kurti, #Eshref Ademaj
Kosova Times July 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR: Ushtrisë serbe s’i duhet autorizimi ynë për stërvitje në Serbi

Kosova Times Kosova Times December 28, 2022
Osmani takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit të ShBA-ve: Diskutime për paqen dhe dialogun Kosovë-Serbi”
Taravari: Për rreth 20 pacient do të ketë nevojë të transportohen jashtë vendit
Qeverisja në kryeqendër shkëput tri kontrata me kompani joserioze
Rusët bombarduan rajonin e Kharkiv: ka viktima
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?