By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Handanović: Nuk kemi dëgjuar nga pala ruse as një plan dhe as një program për NIS-in
October 11, 2025
Montgomery: Bombardimi i Serbisë nga NATO ishte një gabim!
October 11, 2025
Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi
October 11, 2025
Mesazhi i Belfastit:BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor
October 11, 2025
Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 16 milionë dollarë për trajnim e shkathtësim të fuqisë punëtore dhe gjithëpërfshirje në sektor të energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > 16 milionë dollarë për trajnim e shkathtësim të fuqisë punëtore dhe gjithëpërfshirje në sektor të energjisë
Lajme

16 milionë dollarë për trajnim e shkathtësim të fuqisë punëtore dhe gjithëpërfshirje në sektor të energjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 5:23 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e MCA Kosovë, me të cilët ka diskutuar për Projektin JETA dhe planet për fillimin e implementimit të tij, i cili projekt realizohet në kuadër të Programit Kompakt me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit.

Për realizmin e Projektit JETA, janë të dedikuara 16 milionë dollarë nga programi më i madh i energjisë me MCC-në. Ky projekt ka dy objektiva kryesore, të nxisë trajnimin dhe shkathtësimin e të rinjve, të cilët mund të kontribuojnë në sektorin e energjisë apo sektorë të ngjashëm, si dhe të rrisë pjesëmarrjen grave në sektorin e energjisë.

Ky projekt pritet të lehtësojë tranzicionin e energjisë të udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, duke krijuar mundësinë që fuqia punëtore që fitojnë shkathtësitë e kërkuara, e njëherazi të ofrohet asistencë teknike për punëdhënësit në fushën e energjisë dhe në këtë mënyrë, të rritet edhe përfaqësimi i grave në këtë sektor.

Me këtë rast, Ministrja Rizvanolli ka theksuar se teksa ndërtojmë kapacitete për ruajtjen e energjisë në njërën anë, e kapacitete të reja për gjenerim të energjisë në anën tjetër, është tejet e rëndësishme të sigurohemi që kemi fuqi punëtore të shkathtë e gjithëpërfshirëse, për t’i realizuar e mirëmbajtur ato me sukses.

Ajo po ashtu ka kujtuar se sektori i energjisë, ekonomia dhe shoqëria jonë, janë vetëm të forta aq sa janë edukimi dhe trajnimi i fuqisë tonë punëtore. “Ato mund të jenë të forta dhe të drejta, vetëm nëse të gjithë kontribuojnë në mënyrë aktive me aftësitë, njohuritë dhe idetë e tyre, por gjithashtu përfaqësohen dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik në mënyrë të barabartë”.

Projekti JETA është pjesë e Programit Kompakt me MCC-në, i cili është projekti më i rëndësishëm i energjisë, ku përmes këtij projekti, Kosova do të ketë rezerva të energjisë përmes baterive të kapacitetit prej 340 MWh. Programi Kompakti ka vlerën e 236.7 milionë dollarësh, janë 202 milionë dollarë janë grant i fituar nga Qeveria amerikane dhe 34.7 milionë dollarë të dedikuara nga Qeveria e Kosovës.

Në takim me Ministren Rizvanolli ishin Florina Duli – Sefaj, drejtoreshë ekzekutive e MCA – Kosovë, Burim Hashani, zëvendësdrejtor ekzekutiv për programe, Vesa Rezniqi – Pallaska, drejtoreshë për përfshirje gjinore dhe sociale, Hamit Qeriqi, drejtor i Projektit JETA, Genta Agaj, drejtoreshë për monitorim dhe vlerësim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime

TAGGED: #16 milionë dollarë
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes

Kosova Times Kosova Times January 15, 2025
IPK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SHSKUK-në
Rohde: Interpretimet e paqarta rrisin tensionet para zgjedhjeve të 12 tetor
Analistët: S’pritet progres në dialog
Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?