By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot seanca dëgjimore për 4 zyrtarët e arrestuar të Kadastrit dhe Arkivit
July 18, 2025
Policia konfiskon armë në rajonin e Mitrovicës
July 18, 2025
Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve
July 18, 2025
BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë
July 18, 2025
Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të ish-Presidentit Trump, Presidentit Biden dhe zyrtarëve të tjerë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të ish-Presidentit Trump, Presidentit Biden dhe zyrtarëve të tjerë
Rajon / Botë

Autori i sulmit kishte në telefonin e tij fotografi të ish-Presidentit Trump, Presidentit Biden dhe zyrtarëve të tjerë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 9:52 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

20-vjeçari nga Pensilvania që bëri atentatin ndaj ish-presidentit Donald Trump kishte në telefonin e tij fotografi të zotit Trump, të Presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë amerikanë, përfshirë të Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe drejtorit të FBI-së, Chris Wray, sipas dy personave me dijeni për çështje.

Hetuesit që po analizojnë pajisjet elektronike të autorit të sulmit Thomas Matthew Crooks kanë zbuluar gjithashtu se ai kishte kërkuar për datat e Kuvendit Kombëtar Demokratike si edhe datat e fjalimeve të zotit Trump, sipas personave që folën me agjencinë Associated Press me kushtin që të mos identifikoheshin për të diskutuar detajet e një hetimi në vazhdim e sipër.

Sipas tre personave në dijeni me hetimin, ai gjithashtu kishte kërkuar në internet për “çrregullim të madh depresiv”. Por hetuesit nuk kanë përcaktuar ende nëse ai ishte diagnostikuar me depresion, tha një nga burimet.

Studimet kanë treguar se shumica dërrmuese e njerëzve me sëmundje mendore nuk janë të dhunshëm dhe ekspertët thonë se shumica e njerëzve që janë të dhunshëm nuk kanë sëmundje mendore.

“Nuk kemi asnjë të dhënë për ndonjë problem të shëndetit mendor”, tha në një konferencë telefonike shtypi të dielën, Kevin Rojek, agjenti special që drejton zyrën e FBI-së të Pitsburgut.

Hetuesit po përpiqen të gjejnë se çfarë e motivoi autorin e sulmit që të hapte zjarr në tubimin e fushatës të shtunën në përpjekje për të vrarë kandidatin presidencial republikan.

Ai vrau një pjesëmarrës në tubim dhe plagosi rëndë dy të tjerë. Zoti Trump u plagos lehtë në vesh, por nuk u lëndua rëndë dhe u shfaq vetëm disa ditë më vonë në Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki, duke e mbuluar me fasho plagën.

FBI ka thënë se po e heton sulmin si akt të mundshëm terrorizmi të brendshëm, por mungesa e një motivi të qartë ideologjik nga Crooks që u vra nga Shërbimi Sekret, ka krijuar terren përhapjen e teorive të konspiracionit.

Crooks përdori një pushkë të stilit AR, për të cilën autoritetet thanë se ishte blerë ligjërisht nga babai i tij. Autoritetet gjetën një jelek antiplumb në makinën e tij dhe një tjetër pajisje shpërthyese në shtëpinë e tij, ku gjatë muajve të fundit ai kishte marrë disa pako, përfshirë disa me materiale të rrezikshme.

FBI ka siguruar qasje në celularin e zotit Crooks, ka kontrolluar kompjuterin, shtëpinë dhe makinën e tij dhe ka intervistuar më shumë se 100 vetë deri më tani.

Sulmi ka ngritur pikëpyetje serioze se pse forcat e rendit nuk ishin në gjendje ta parandalonin sulmin.

You Might Also Like

Stuhitë monsune në Indi vrasin 33 persona nga goditjet e rrufeve

BE-ja miraton paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë

SHBA-ja hedh poshtë retorikën bërthamore ‘të pamatur dhe të padobishme’ të Rusisë mes afatit të fundit të Trumpit

Rasti misterioz i një gruaje ruse që jetonte në një shpellë indiane me vajzat e saj: “Njerëzit janë të rrezikshëm”

Merz: E morëm seriozisht mesazhin e JD Vance

TAGGED: #Atentat, #Donald Trump, #Thomas Matthew Crooks
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika e jashtme

Kosova Times Kosova Times November 23, 2024
IKD: Mungesë progresi në administrimin e sistemit prokurorial, KGjK të fuqizojë mekanizmat e llogaridhënies
Kurti:  Fabrika “Metal Kosova” është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur
ABC thotë se Trump dhe Harris janë pajtuar për debat presidencial më 10 shtator
Haradinaj: Britania nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?