By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
December 30, 2025
Zjarr në një objekt pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren (Video)
December 30, 2025
VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!
December 30, 2025
IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
December 30, 2025
Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASh: Tensionet me Serbinë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > DASh: Tensionet me Serbinë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja
Uncategorized

DASh: Tensionet me Serbinë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 6:42 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Një raport i përvitshëm i Departamentit amerikan të Shtetit për Klimën e Investimeve ofron informacion mbi mjedisin e të bërit biznes në më shumë se 160 ekonomi të botës. Në raport DASh-i përvijon sfidat dhe përparësitë e të bërit biznes në Shqipëri dhe në Kosovë.

Në pjesën për Kosovën, raporti i DASh-it vë në dukje se tensionet e vazhdueshme me Serbinë vazhdojnë të jenë pengesë për tërheqjen e Investimeve të huaja.

Ekonomia e Kosovës, thuhet në raport, ka dëshmuar qëndrueshmëri të konsiderueshme në vazhdën e goditjeve globale dhe rajonale, duke përfshirë pandeminë COVID 19, agresionin rus në Ukrainë dhe rritjen e shpejtë të çmimeve të mallrave.

Sipas raportit Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore parashikuan rritjen ekonomike prej afërsisht 4.0 për qind në vitin 2024. Investimet e Huaja mbeten të kufizuara, ndërsa dërgesat nga diaspora vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të Prodhimit të Brendshëm të Kosovës.

Raporti vë re se Kosova ka marrë masa për të përmirësuar klimën e investimeve me veprimet e qeverisë për të thjeshtuar regjistrimin e bizneseve dhe për të zvogëluar pengesat burokratike. Megjithatë, rritja ekonomike dhe produktiviteti vazhdojnë të kufizohen nga çështje strukturore, duke përfshirë një ekonomi të madhe joformale, varësinë nga dërgesat e diasporës për konsum dhe shkallën e lartë të papunësisë mes grave dhe të rinjve.

“Një treg i brendshëm i vogël, ndonëse në rritje, integrimi i kufizuar rajonal dhe tensionet e vazhdueshme me Serbinë, vazhdojnë të jenë pengesat më të rëndësishme për tërheqjen e Investimeve të Huaja të Drejtpërdrejta”, thuhet në raport, në të cilin theksohet se politikat ndonjëherë ‘tekanjoze” ekonomike të qeverisë së Kosovës, ndërhyrja politike në ekonomi dhe dialogu i kufizuar publiko-privat, paraqesin gjithashtu sfida për investitorët.

Raporti thekson se në qershor të vitit 2023, qeveria e Kosovës, duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë, ndaloi hyrjen e mallrave të gatshme me origjinë serbe në Kosovë.

“Ndalimi shkaktoi paqartësi të madhe tek importuesit dhe ndikoi negativisht në kompanitë në pronësi të subjekteve të huaja në Kosovë për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit. Përkundër kërkesave të përsëritura, qeveria e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim se si ky ndalim ka zbutur kërcënimet e sigurisë”, thuhet në raport.

DASh-i thekson edhe çështjen e rregullim administrativ të regjistrimit të bizneseve që kërcënoi mbylljen e disa bizneseve dhe me mediumi gjatë vitit 2023 si dhe vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e euros si monedhe të vetme për pagesa me para në dorë “vetëm me një muaj paralajmërim, duke kufizuar ashpër qasjen në mbështetjen financiare nga Serbia të të komunitetit serb”.

Në raport thuhet se ligjet dhe rregulloret e Kosovës janë në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbështetjen dhe mbrojtjen e investimeve, por zbatimi mbetet i dobët. Aty përmendet se më ndihmën e qeverisë amerikane Kosova themeloi një Gjykatë Komerciale në gusht të vitit 2022, e cila synon të trajtojë kontestet e biznesit në mënyrë të drejtë, efikase dhe të parashikueshme. Gjykata pritet të përmirësojë mjedisin e të bërit biznes duke ulur mundësitë për korrupsion dhe duke ndërtuar besimin e investitorëve dhe sektorit privat në sistemin gjyqësor.

“Investitorët i tërheq popullsia e re e Kosovës, kostoja e ulët e punës, afërsia me tregun e BE-së dhe burimet natyrore. Ndërprerjet globale të furnizimit të shkaktuara nga pandemia COVID-19 kanë ngjallur një interes më të madh nga disa biznese për ta përdorur Kosovën si bazë për prodhim që synon tregun e BE-së”, thuhet në raportin e DASh-it.

You Might Also Like

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri

TAGGED: #DASh, #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë e Kosovën, e hapur edhe për partnerë

Kosova Times Kosova Times March 26, 2025
Pikë-kalimet kufitare Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak sot nuk janë të bllokuara
Koreja e Veriut lëshoi ​​një sërë raketash balistike
Ismaili: BQK po punon për plotësimin e kritereve për anëtarësim në SEPA
FSK ka përfunduar ushtrimi fushor ’’Arrow Delta 01’’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?