By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: J.D. Vance mban fjalimin në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > J.D. Vance mban fjalimin në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve
Uncategorized

J.D. Vance mban fjalimin në Kuvendin Kombëtar të Republikanëve

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 7:51 AM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Kandidati i republikanëve për nënpresident, senatori J.D. Vance, në fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Republikane foli mbi fëmijërinë e tij në qytetin industrial Midëlltaun të Ohajos, dhe përpjekjet e tij për të mbështetur klasën punëtore, raporton Zëri i Amerikes.

Senatori 39-vjeçar nga Ohajo, gjatë fjalimit në Milluaki kritikoi politikat e presidentit amerikan, Joe Biden dhe Partisë Demokrate, duke thënë se vërshimi i produkteve kineze me çmime të ulëta po dëmton fuqinë punëtore dhe klasën e mesme të Ohajos dhe shteteve fqinje si Miçigani, Viskonsin dhe Pensilvania. Këto janë shtete të rëndësishme për zgjedhjet presidenciale.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për udhëheqës që mbështesin kompanitë amerikane, sikurse ish-presidenti Donald Trump. Senatori Vance falenderoi Trumpin, i cili ishte i pranishëm në sallën ku po mbahej Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, që e emëroi atë kandidat të tij për nënpresident, duke premtuar si ai do të punojë për avancuar agjendën e tij për ta bërë Amerikën sërish madhështore.

Në fjalimin e tij ai u përqëndrua edhe në kapërcimin e sfidave të varfërisë gjatë fëmijërisë, shërbimin e tij në ushtrinë amerikane, studimet për juridik në Universitetin Yale dhe punën e tij si një sipërmarrës i suksesshëm. Ai, gjithashtu, kritikoi “politikanë të karrierës” sikurse Biden për politikat tregtare që kanë dëmtuar familjet amerikane.

“Unë jam rritur në Midëlltaun të Ohajos, një qytet i vogël ku njerëzit flisnin hapur, ndërtonin të ardhmen me duart e tyre dhe e donin Zotin, familjen, komunitetin dhe vendin e tyre me gjithë zemër”, tha ai.

“Por ishte, gjithashtu, një vend që ishte injoruar dhe harruar nga klasa politike e Amerikës në Uashington.”

“Politikanët e karrierës” si Presidenti Joe Biden, tha Vance, janë përgjegjës për politikat tregtare dhe luftërat e huaja që dëmtuan këto komunitete.

“Joe Biden ka qenë një politikan në Uashington për sa kohë që unë kam qenë gjallë”, tha Vance. “Për gjysmë shekulli ai ka qenë një kampion i çdo nisme politike për ta bërë Amerikën më të dobët dhe më të varfër.”

“Vizioni i presidentit Trump është i thjeshtë – ne nuk do të kujdesemi për të pasurit në Wall Street, ne do të angazhohemi për njeriun që punon”, tha ai. “Ne nuk do të importojmë fuqi punëtore të huaj, do të luftojmë për qytetarët amerikanë”, tha ai.

Vance tha se Amerika ka nevojë për një udhëheqës që do të luftojë për rikthimin e fabrikave dhe prodhimit në vend.

Fjalimi i tij përfshiu shumë nga parimet thelbësore të platformës së Trumpit, duke premtuar se do t’i jepte përparësi prodhimit vendas mbi importet kineze dhe duke paralajmëruar aleatët se nuk do të merrnin më “ndihmë falas” për të siguruar paqen botërore.

I zgjedhur në Senat rreth më pak se dy vite më parë, Vance ka kundërshtuar ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ka mbrojtur përpjekjet e Trumpit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Me një moshë sa gjysma e asaj të Trumpit, Vance mund të ushtrojë ndikim për dekada me radhë në Partinë Republikane.

Ai ka argumentuar se Qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar klasën punëtore duke kufizuar importet, rritur pagën minimale dhe goditur fitimet e korporatave. Këto qëndrime bien ndesh me qëndrimin tradicional pro-biznesit të Partisë Republikane, por janë në një linjë me agjendën e Trumpit.

Kuvendi katër-ditor i republikanëve do të kulmojë me fjalimin e ish-presidentit Trump mbrëmjen e së enjtes, kur ai zyrtarisht do të pranojë emërimin nga partia për t’u përballur me Bidenin, në një përballje të dytë, sikurse në vitin 2020.

You Might Also Like

Policia: ‘Vidovdani’ kaloi pa incidente, shoqërohen 17 persona për provokim

Bashkatdhetarët nga 1 korriku policën falas, qeveria i ndanë 4 milionë euro

Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

TAGGED: #Fjalim, #J.D. Vance, #Kuvendi Kombëtar i Republikanëve
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Gabriela Uka nga Stublla triumfon në Kampionatin Kombëtar të Italisë në gjimnastikë ritmike

Kosova Times Kosova Times May 29, 2024
Zelensky zbulon se sa ushtarë ukrainas vdiqën duke u mbrojtur kundër agresionit rus
Benzema fiton “Topin e Artë”
Orban organizon referendum: Për herë të parë, qytetarët kanë mundësinë të vendosin nëse mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në BE
Një tjetër miliarder rus iu hoq shtetësia qipriote
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?