By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK fillon tri beteja të reja Kushtetuese!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK fillon tri beteja të reja Kushtetuese!
Lajme

PDK fillon tri beteja të reja Kushtetuese!

Kosova Times
Last updated: 2024/07/18 at 3:52 PM
Kosova Times Published July 18, 2024
Share
SHARE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese tri kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), atij për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), si dhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për ndryshimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, akte të cilat janë miratuar në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se përmes kontestimit të Ligjit për KPM-në është sfiduar tendenca e pushtetit për të kontrolluar mediat e lira dhe të pavarura dhe për të shkelur parimet e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes, si vlera themelore të rendit kushtetues.

“Madje, kjo ka shkuar aq larg saqë përmes këtij projektligji tentohet të kontrollohen edhe personat fizikë të cilët prodhojnë kontent, dhe mund t’i shpërndajnë qoftë përmes mediave, qoftë përmes rrjeteve sociale”, theksoi Tahiri.

PDK konsideron që përmes Ligjit për KPK-në shkelen garancionet kushtetuese si prezumimi i pafajësisë dhe i sigurisë juridike, në kuptimin e vendosjes së standardeve të ndryshme për emërimin e anëtarëve të KPK-së në raport me standardet e ndryshme për shkarkimin e tyre.

“Konsiderojmë që përmes këtij projektligji, pushteti aktual po synon të kapë sistemin prokurorial, rrjedhimisht organin e akuzës që ka për detyrë luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe dukurive tjera negative në vendin tonë”, tha ai.

Sa i përket vendimit për Statutin e UP-së, Tahiri tha se përmes tij synohet cenimi i marrëdhënies së punës së stafit akademik të UP-së, duke i vendosur të njëjtit përballë situatave të presioneve dhe kërcënimeve të pabaza për humbjen e titujve akademikë, e për rrjedhojë edhe të marrëdhënies së punës.

GP i PDK-së, ashtu siç ka bërë deri më tani, edhe në këtë rast i ka qëndruar besnik Kushtetutës dhe mbrojtjes së saj dhe është besimplotë se edhe këto raste do të konfirmohen si shkelje kushtetuese dhe në këtë mënyrë do të evitohen pasojat e pariparueshme që këto akte do t’i shkaktonin institucioneve të pavarura kushtetuese, por edhe të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Këto janë nisma në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe jemi të bindur që do të dalim fitues”, përfundoi Tahiri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

TAGGED: #Gjykata Kushtetuese, #PDK
Kosova Times July 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati: Mbi 61 mijë familje u subvencionuan në fatura të rrymës

Kosova Times Kosova Times June 22, 2024
Çfarë tha Putini në vitin 1999
Pse konflikti Izrael-Hezbollah rrezikon të përshkallëzohet sërish?
Kirby: Avdiivka së shpejti mund të vihet nën kontrollin rus
Myslimanët Rohingya: Nuk kthehemi në Mianmar për t’u mbyllur në kampe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?