By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli: Droni që goditi Tel Avivin erdhi nga Jemeni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli: Droni që goditi Tel Avivin erdhi nga Jemeni
Rajon / Botë

Izraeli: Droni që goditi Tel Avivin erdhi nga Jemeni

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 8:54 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se një dron iranian që goditi qendrën e Tel Avivit para agimit të së premtes, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën tetë të tjerë, ishte i prodhuar nga Irani dhe u lëshua nga Jemeni.

Në një konferencë televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari tha se një hetim fillestar i kryer në skenën e sulmit tregon se bëhet fjalë për një dron iranian Samad-3, që “me sa duket kishte pësuar një përmirësim për të rritur rrezen e tij të veprimit”.

Ai tha se ushtria beson se droni erdhi nga Jemeni, më shumë se 1600 kilometra larg.

Rebelët Houthi me bazë në Jemen kanë marrë tashmë përgjegjësinë për sulmin.

Zoti Hagari tha se pothuajse në të njëjtën kohë me sulmin në Tel Aviv, një tjetër dron që vinte nga lindja u rrëzua pranë kufirit izraelit. Ai tha se ushtria po heton lidhjen midis dy sulmeve.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se droni që goditi Tel Avivin u zbulua nga një sistem i mbrojtjes ajrore izraelite, por nuk u rrëzua për shkak të “gabimit njerëzor”.

“Dua të theksojë se sistemi i mbrojtjes ajrore nuk është e padepërtueshëm”, u tha zoti Hagari gazetarëve. “Ne po forcojmë patrullat tona ajrore dhe mbrojtjen e të gjithë hapësirës ajrore të vendit. Ne po hetojmë incidentin, po përmirësojmë dhe përsosim aftësitë tona për të mbrojtur më mirë qytetarët izraelitë .”

Zëdhënësi ushtarak i grupit Houthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se sulmi ishte kryer me një dron të ri të aftë për të shmangur sistemet e mbrojtjes ajrore. Drejtuesit e grupit Houthi kanë thënë se sulmet e tyre ndaj Izraelit dhe objektivave të tjera perëndimore në rajon po kryhen për të treguar solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters thotë se raketat e lëshuara nga Libani goditën Izraelin verior të premten, por ato u rrëzuan nga sistemi izraelit i mbrojtjes nga raketat.

Sulmi vjen një ditë pasi ushtria izraelite konfirmoi se kishte vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut, që mbështetet nga Irani, në Libanin jugor. Komandanti i vrarë i forcave elite të Hezbollahut, “Radwan” është drejtuesi i fundit i lartë, që vritet nga forcat izraelite ndërsa ato vazhdojnë të luftojnë me militantët në Libanin jugor.

Izraeli ka shkëmbyer të shtëna me raketa dhe artileri me Hezbollahun përgjatë kufirit të tij verior dhe në Libanin jugor pothuaj çdo ditë që nga fillimi i luftës në Gazë, duke shkaktuar frikën e një konflikti më të gjerë rajonal nëse situata përshkallëzohet.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi trupat izraelite në Gazën jugore të enjten ndërsa tanket e tyre vazhdojnë të hyjnë në qytetin e Rafahut. Kjo ndodh vjen në prag të vizitës së javës së ardhshme të Netanyahut në Uashington, ku ai do mbajë një fjalim në Kongres.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir vizitoi një vend të shenjtë të kontestuar në Jeruzalem në të njëjtën ditë. Zyra e Netanyahut njoftoi vizitën pasi ai u largua nga Gaza jugore. Ai më vonë lëshoi një deklaratë duke thënë: “Vetëm trysnia ushtarake na ndihmon të avancojmë marrëveshjen e pengjeve”.

Më parë, parlamenti i Izraelit miratoi lehtësisht një rezolutë që kundërshtonte krijimin e një shteti palestinez.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby tha të enjten se politikanët izraelitë nuk duhet të nxisin konfliktin pas vizitës së zotit Ben-Gvir në Xhaminë Al-Aksa. “Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje homologëve tanë izraelitë që të mos bëjnë asgjë që do të nxiste më tej veprimet e dhunshme”, tha zoti Kirby

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

TAGGED: #Dron, #Izrael, #Jemen, #Tel Aviv
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet pa shenja jete ne pyll një person

Kosova Times Kosova Times October 29, 2023
Korotchenko mbi negociatat midis Putinit dhe Vulin: Takim strategjik
Kryeministri Kurti e falënderon ambasadorin Abbott për bashkëpunim
Eurodeputeti sllovak lëshon pëllumbin në Parlament si simbol i paqes
Drita rikthehet te fitoret, mposht Llapin me rezultat të pastër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?