By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis seanca me argumentet përmbyllëse në gjyqin kundër Evan Gershkovichit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Nis seanca me argumentet përmbyllëse në gjyqin kundër Evan Gershkovichit
Rajon / Botë

Nis seanca me argumentet përmbyllëse në gjyqin kundër Evan Gershkovichit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 8:28 AM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Një gjykatë në Rusi ka nisur të premten seancën me argumentet përmbyllëse në rastin e gazetarit amerikan, Evan Gershkovich, i cili është akuzuar për “spiunim” dhe po mbahet në burgun rus prej vitit të kaluar.

Ndalimi i tij është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe gazeta për të cilën ka punuar, e përditshmja amerikane, Wall Street Journal.

“Gjykatësit kanë hyrë në dhomë. Leximi i argumenteve përmbyllëse ka nisur”, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Yekaterina Maslennikova.

Procesi gjyqësor po mbahet me dyer të mbyllura në Jekaterinburg, ku edhe është ndaluar Gershkovich.

Ai është arrestuar më 29 mars 2023, sa ka qenë në një udhëtim pune, dhe është akuzuar se ka tentuar të mbledhë sekrete ushtarake për t’ia dhënë Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në ShBA.

Ai është gazetari i parë që është arrestuar në Rusi nën akuzat për spiunim prej Luftës së Ftohtë.

Gershkovich, 32-vjeçar – ka lindur në ShBA dhe është i biri i imigrantëve që janë shpërngulur nga Bashkimi Sovjetik i dikurshëm.

Ai përballet me 20 vjet burgim, nëse shpallet fajtor.

Ambasada amerikane në Moskë ka thënë se autoritetet ruse kanë dështuar që të ofrojnë dëshmi për akuzat ndaj gazetarit dhe ka kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Arrestimi i tij ka ndodhur rreth një vit pasi Rusia ka miratuar ligje të reja, të cilat e kanë bërë vepër penale kritikën ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, të cilën Moska e quan “operacion special ushtarak”.

Gershkovich është një prej dy gazetarëve amerikanë që po mbahen në burgjet ruse.

Alsu Kurmasheva, me shtetësi ruso-amerikane, gazetare veterane e Radios Evropa e Lirë (REL), është ndaluar nga autoritetet ruse prej tetorit të vitit të kaluar, me arsyetimin se ka dështuar që të regjistrohet si “agjente e huaj”.

Një regjistrim i tillë është i detyrueshëm sipas një ligji rus që synon të shënjestrojë gazetarët, aktivistë të shoqërisë civile dhe ata që nuk kanë qëndrime të njëjta me pushtetin.

Kurmasheva është akuzuar ndërkohë edhe për përhapje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe mund të përballet me 10 vjet burgim.

Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria amerikane kanë thënë se akuzat ndaj saj janë hakmarrje për punën që ka bërë si gazetare për REL-in në selinë e kompanisë në Pragë.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

TAGGED: #Evan Gershkovich, #Gjyqi
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Inteligjenca amerikane: Krahu afgan i ISIS qëndron pas shpërthimeve në Iran

Kosova Times Kosova Times January 5, 2024
Dita kur nisi gjykimi i Millosheviqit
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it te Kurti
Baku dhe Ankaraja pergatisin goditjen e re daj Armenise: Njoftohet edhe Teherani, humbësit përfundimtarë janë rusët?
Numri i të vdekurve në fatkeqësinë e Republikës Domenikane kalon 230, u ngritën padi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?