By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti Biden përballë ‘izolimit’ fizik dhe politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti Biden përballë ‘izolimit’ fizik dhe politik
Rajon / Botë

Presidenti Biden përballë ‘izolimit’ fizik dhe politik

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 5:23 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

I infektuar me COVID-19, Presidenti Joe Biden po përballet me izolim fizik dhe politik në një moment kritik të fushatës së tij për një mandat të dytë presidencial. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, më shumë demokratë po i kërkojnë që të tërhiqet nga gara.

Republikanët u zotuan për unitet dhe mbështetje ndaj kandidatit të tyre për Shtëpinë e Bardhë, ish Presidentit Donald Trump, ndërsa i dhanë fund kuvendit kombëtar në Miluaki.

Për Presidentin Biden është një skenë më e vetmuar. Ai është izoluar në shtëpinë e tij në Dalauer pas ifektimit me COVID-19. Ndërkohë ligjvënës të lartë demokratë i kanë bërë thirrje zotit Biden që të tërhiqet nga gara. Analistët thonë se shanset e presidentit janë të zymta.

“Madje, demokratët nuk mund të vendosin nëse Biden-i është në një situatë problematike apo jo. Dhe nëse po, ta largojnë nga gara dhe në çfarë mënyre. Kjo është një çështje themelore. Nga ana tjetër, republikanët janë bashkuar dhe realizuan një kuvend të mirë. Donald Trump-i, pjesërisht për shkak të atentatit ndaj tij, ndoshta ka më shumë mbështetje publike sesa ka pasur më parë”, thotë analisti Larry Sabato me Universitetin e Virxhinias.

Në rrugë private thuhet se presidenti po i dëgjon shqetësimet ndërsa publikisht po u reziston thirrjeve për t’u tërhequr nga gara.

“Kam treguar se di si t’i bëj gjërat për vendin, pavarësisht se u është thënë se ne nuk mund t’i realizonim. Por kemi ende për të bërë, dhe unë hezitoj të tërhiqem”, tha Presidenti Biden gjatë një interviste në kanalin televiziv BET.

65% e demokratëve thonë se zoti Biden duhet të largohet nga gara, sipas një ankete nga AP-NORC.

“Është kulmi i marrëzisë dhe injorancës të pretendosh se e di se kush do të fitojë dhe kush do të humbasë, bazuar në anketa që ndryshojnë vazhdimisht. Dhe t’i detyrosh kandidatët të tërhiqen, vetëm sepse mendoni se ata nuk mund të fitojnë”, thotë profesori Alan Lichtman me Universitetin Amerikan.

Sistemi “Keys to the White House” nga historiani presidencial Alan Lichtman ka parashikuar me saktësi që nga viti 1984 të gjitha rezultatet e zgjedhjeve, me përjashtim të një rasti. Ai thotë se demokratët duhet të qëndrojnë me zotin Biden.

Sistemi i profesorit Litchman nuk i merr parasysh anketat. 70% e amerikanëve thonë se nuk janë të sigurtë që zoti Biden ka kapacitetin mendor për të qenë president ndërsa 51% mendojnë të njëjtën gjë për zotin Trump.

Nëse zoti Biden pranon të largohet, një skenar i mundshëm do të ishte që ai të mbështesë një kandidat tjetër. Nënpresidentja Kamala Harris do të ishte një zgjedhje logjike, të paktën nga ana financiare, sepse si pjesë e dyshes Biden-Harris, ajo do të trashëgonte fondet e mbledhura për fushatën presidenciale. /voa/

You Might Also Like

Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve

Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Pentagoni aprovon furnizimin e Ukrainës me Tomahawk, vendimi te Trump-i

TAGGED: #Joe Biden
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kritikët thonë se libri i ri i historisë ruse është propagandë dhe përgatitje për luftë

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
SHBA: Aksioni policor në veri, i pakoordinuar dhe përshkallëzon tensionet
Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës në Pejë- dalin detajet
I kërkon falje gruas dhe kryeministrit: Ministri italian jep dorëheqjen për polemikat për shërbimet e ish-të dashurit
Trump dhe pretendimet ruse- serbomëdha në Evropë dhe në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?