By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rashiq: E rëndësishme që grantet të përfundojnë në duart e duhura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rashiq: E rëndësishme që grantet të përfundojnë në duart e duhura
Lajme

Rashiq: E rëndësishme që grantet të përfundojnë në duart e duhura

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 2:49 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq ka vizituar sot në Prizren fituesit e granteve në kuadër të projektit “Forcimi i komuniteteve përmes mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

“Qëllimi im është të inkurajoj pjesëtarët e të gjitha komuniteteve që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e programit tonë, të punojnë dhe të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të arrijnë rezultate të lakmueshme”, tha ministri Rashiq.

“Është më e rëndësishme që grantet të përfundojnë në duart e duhura”, theksoi ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, i cili u shpreh i kënaqur me rezultatet e punës së fituesve të granteve në periudhën paraprake.

Ai shtoi se vizita te biznesmenët e komuniteteve multietnike në Prizren është një mënyrë për të treguar se përfaqësuesit e ministrisë qëndrojnë pas punës së tyre.

“Nuk është vetëm se është një moment ad hoc ku ne japim ca para dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me të”. Jo, kjo është diçka ndryshe, ne duam që të jetë një partneritet së bashku me ata që investojnë në atë program, investojnë veten, forcat e tyre fizike, shëndetin e tyre dhe i ndjekin në punën e tyre. Siç thotë edhe programi ynë, edhe në kontratën e tyre është shkruar që çdo vit tjetër, nëse dëshmojnë se i kanë bërë punët e duhura, mund të aplikojnë për zgjerimin e vendeve të punës nëse është e nevojshme”, tha ministri Rashiq.

Ministri Rashiq theksoi se Prizreni përveç se është multietnik, është edhe shembull i praktikës së mirë për sa i përket ndërmarrësisë, sepse biznesi familjar i bartet gjeneratave të ardhshme.

“Më pëlqen që rajoni ynë ka vlera të tilla kulturore si këtu, që kemi artizanë që vazhdojnë, siç dëgjuam sot, brezi i tretë, i katërt vazhdon punën. Ka të rinj që merren me mekanizim. Ka shumë kohë që nuk kam parë që të bëhet ndonjë punë brezash. Dëshiroj ta bart atë frymë entuziazmi te njerëzit tanë në Kosovë nëse ka rrugë, por jo vetëm rrugë por edhe shembuj”, tha ministri Rashiq.

Ministri Rashiq përkujtoi se ministria këtë vit ka filluar me më pak mjete, por shpreson që deri në fund të vitit të ketë tenderë të rinj për fuqizim dhe fillimin e bizneseve.

“Gjithçka duhet të zbatohet, edhe brenda institucioneve, por sigurisht kur të arrijë tek qytetarët si produkt final, më e rëndësishmja është që ata të përfitojnë prej saj”, ka shtuar Rashiq.

Ministri për Komunitete dhe Kthim e ka përfunduar vizitën në Prizren me një bisedë me përfaqësues të sektorit joqeveritar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Eurodeputeti Reuten kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Berisha, zv/president i Unionit ndërkombëtar të partive të djathta në botë

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje në trafik në rajonin e Ferizajt

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

TAGGED: #Grante, #Nenad Rashiq
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur

Kosova Times Kosova Times June 26, 2025
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca e Gashi
Sulmohet ushtria amerikane
Analistët amerikanë, mendime të ndryshme për qëndrimin e Uashingtonit ndaj Kosovës
Nis Seminari Ndërkombëtar, promotori ndër dekada i gjuhës shqipe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?