By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, skema mashtruese me mikrokreditë, sekuestrohen shoqëritë MCA dhe Final
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, skema mashtruese me mikrokreditë, sekuestrohen shoqëritë MCA dhe Final
Rajon / Botë

Shqipëri, skema mashtruese me mikrokreditë, sekuestrohen shoqëritë MCA dhe Final

Kosova Times
Last updated: 2024/07/19 at 6:23 PM
Kosova Times Published July 19, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës njoftoi sot se ka vënë nën sekuestro dy shoqëritë e mikrokreditit MCA (Micro Credit Albania) dhe Final, si dhe kuotat e pasuritë në zotërim të tyre, pasi rezultojnë sipas saj, të jenë të përfshira, në “një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve”. Kompania MCA, dyshohet për “Mashtrim me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, ndërsa FINAL-i, dyshohet po ashtu për të njëjtën vepër penale por dhe për “Pastrim parash” në bashkëpunim.

Prokuroria deklaron se në veprimtarinë e tyre, të dy kompanitë kanë bashkëpunuar dhe me shoqëri të përmbarimit, si dhe me një eksperte vlerësuese Sipas hetimit ato kanë kryer një seri veprimesh abuzive “me qëllim që të shtrëngonin dhe detyronin debitorët, për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat. Disa dhjetra mijëra qytetarë rezultojnë të jenë prekur nga kjo skemë.

Sipas Prokurorisë, janë “përdorur të dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve/debitorëve pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme (numrat e telefonit, të vetat apo të familjarëve dhe të dhëna të gjendjes civile, punësimi etj.). Po ashtu “është përdorur presioni psikologjik dhe përndjekja e debitorëve dhe familjarëve të tyre, nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme (dhe jo vetëm) me qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive. Shoqëritë, vë në dukje Prokuroria “kanë përdorur gënjeshtrën, në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore” apo dhe “sekuestrimin e llogarive bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor”. Abuzimet janë shtrirë dhe me pasuritë e paluajtshme të debitorëve, të cilat sipas hetimit “janë sekuestruar në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur”, ndërsa më pas, këto pasuri “janë “shitur/kaluar” në pronësi të MCA-së, apo shtetasve të tjerë në ankande fiktive, me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar po ashtu në mënyrë fiktive”.

Prokuroria bën të ditur se dy shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat sipas saj, ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, e që përllogariten në dhjetra milionë euro.

Në muajin maj Prokuroria e Tiranës sekuestroi afro 10 milionë euro në llogaritë bankare të dy shoqërive të mikrokreditit dhe të nëntë personave të arrestuar më herë, administratorë dhe përmbaruesë nga institucione të mikrokrediti dhe disa shoqërive të përmbarimit.

Ndërkohë edhe Banka e Shqipërisë revokoi më herët, licencat për MCA-në, e cila ishte e pezulluar në shkurt të këtij viti, si dhe për shoqërinë “Final”, duke vijuar më pas me likuidimin dhe administrimin e tyre.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

TAGGED: #Prokuroria e Tiranës, #Sekuestrim, #Shoqëritë MCA dhe Final, #Skema mashtruese me mikrokreditë
Kosova Times July 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: Taktikat ruse janë “të çmendura”

Kosova Times Kosova Times October 27, 2022
Rama në Londër: Kriminelët po i përdorin “ëndrrat dhe shpresat” e shqiptarëve
Dogana: I arrestuari për spiunazh është pushuar nga puna në vitin 2004
Netanyahu: Do të luftojmë me thonj
Analizohet çatia e rrëzuar të Komunës, puna është bërë jashtë standardeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?