By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pyetje dhe përgjigje mes nesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pyetje dhe përgjigje mes nesh
Opinion

Pyetje dhe përgjigje mes nesh

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 9:29 AM
Kosova Times Published July 20, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Pse gjithë ky pasion pas heronjve?

– Ndoshta na mungon heroizmi ynë, të cilin duhet ta dëshmojmë gjatë jetës që kemi fat ta jetojmë në familje, në shoqëri, në shkollë, në punë, në kulturë, në krijimtari, në rrugë, në natyrë, në lumë, në det, në mal, në ëndrra, në dashuri etj…

Pse kjo ulërimë pas trimave që vrasin me hir e pahir?

– Sigurisht na mungon trimëria për të krijuar paqe në vend të luftës, konfliktit dhe gjakut. Ndonëse luftës shpesh i mjafton një trim a hero, paqja do shumë më shumë trima.

Pse kemi kaq shumë heronj?

– Ndoshta pikërisht pse brenda tyre ka aq pak, nuk e di.

A është e mundur të kemi hero dhe hajn në të njëjtin njeri?

– Nuk e di për gjetkë, por tek ne Kanuni nuk lejon pyetje kaq putane. Megjithatë po të përgjigjem. Po, shumica e heronjve dhe trimave të atdheut vuajnë nga kjo simbiozë.

Ju e dini që nuk ka pyetje të keqe?

– Pyetja, e cila shkakton një përgjigje që zhvesh heronjtë dhe trimat nga aura e lavdisë, padyshim është pyetje e keqe, por meqë hyra në këtë valle, po e luaj deri në fund.

Po intelektualët, çfarë kanë që vrapojnë pas trimave?

– Edhe ata janë në vrapim-kërkim të trimit të munguar brenda tyre, atij trimit që ndezë dritën në kuzhinën e errët ku zihen gënjeshtrat, të cilat mbajnë gjallë kombin, sot për nesër!

A kemi intelektualë të mirëfilltë?

– Po, por shumica nuk bëhen të gjallë. Kur të kalojnë furtunat, ata dinë shumë mirë të përshkruajnë çdo gjë. Mbase edhe heshtjen e tyre epike.

A besoni në Zot?

– Po. Më ka fascinuar urdhri i të lumit Zot kur i dha të drejtë të fortit që të fitojë gjithmonë mbi të dobëtin.

Por Allahu është mëshirues, na i falë gabimet, apo?

– Po, pa dyshim. Madje edhe intelektuali më i madh i fisit, Milazim Krasniqi ka thënë: “Secili prej nesh duhet ta luftojë e ta mposhtë frikën se gjoja do të na zbulohen të palarat. Allahu ka garantuar se na i mbulon të këqijat, nëse jeni besimtarë të sinqertë” – 28.7.2023.

Dmth, heronjtë tanë të ardhshëm mund të bëjnë krime pa fund, meqë të palarat e tyre nuk do të dalin sy botës?

– Kjo është e garantuar, jo vetëm nga Allahu, por edhe nga Intelektuali që përmenda më parë. Ai i di të gjitha.

Tani ma humbe fijen e lëmshit!

– S’kemi si e humbim fijen kur s’kemi fare lëmsh, ngase lëmshi jemi ne, e fija jonë është në duar të vëllezërve tanë – ish pushtuesve të dashur!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Pal Shtufi
Kosova Times July 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Partia e Re Demokratike: Prizreni mund të bëhet shembull i bashkëjetesës

Kosova Times Kosova Times October 6, 2025
Arrihet marrëveshja BE – PE për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor
“Talibanët do të më vrasin”: Panik teksa Gjermania nis dëbimin e afganëve
Japonia dhe India nisin stërvitjet e përbashkëta të aeroplanëve luftarakë
Besa Shahini, shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?