By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anketa: Amerikanët e shohin si negativ ndikimin ekonomik të Kinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Anketa: Amerikanët e shohin si negativ ndikimin ekonomik të Kinës
Rajon / Botë

Anketa: Amerikanët e shohin si negativ ndikimin ekonomik të Kinës

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 6:49 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Një sondazh nga Qendra Kërkimore Pew tregon se shumica e njerëzve në botë e kuptojnë ndikimin ekonomik të Kinës në vendet e tyre, por ata janë të ndarë nëse ky ndikim është i mirë apo i keq. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Baturin, sondazhi zbulon gjithashtu se më shumë njerëz në Shtetet e Bashkuara e shohin ndikimin ekonomik të Kinës negativisht në krahasim me njerëzit e vendeve të tjera që ishin të përfshirë në anketim.

Nga San Francisko deri në Nju Jork dhe në Uashington, ndikimi i lagjeve dhe kulturës kineze mund të vërehet në shumë qytete amerikane.

“Mendoj se ka shumë ndikim. Shikoni përreth ne ndodhemi në lagjen qyteti i Kinës”, thotë amerikania Rain Brody.

“Mendoj se të gjithëve u pëlqen ushqimi kinez, ashtu si festivali hënor, Viti i Ri Kinez. Kështu që nga pikëpamja kulturore mendoj se është një ndikim shumë i mirë”, thotë Eugene Mosac, një vizitor në Uashington.

Ndonëse shumë amerikanë mendojnë se kultura kineze është një gjë pozitive, kur bëhet fjalë për ndikimin e Kinës në ekonominë e Shteteve të Bashkuara, sondazhi i Qendrës Kërkimore Pew zbuloi se gati tre të katërtat e amerikanëve kanë një perceptim negativ.

Sondazhi kishte një numër pyetjesh mbi Kinën për njerëzit në 35 vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, thotë Laura Silver nga Qendra Kërkimore Pew.

“Aty ku me të vërtetë dallohen amerikanët është se ata e shohin shumicën e ndikimit të Kinës si negativ. Në fakt, më shumë amerikanë thonë se ndikimi ekonomik i Kinës është negativ se njerëzit në çdo vend tjetër që ne anketuam”, thotë ajo.

Kina është një nga importuesit kryesorë të produkteve në Shtetet e Bashkuar dhe disa kompani të shitjeve digjitale të lidhura me Kinën, si Shein dhe Temu, kanë shtrirë aktivitetin e tyre këtu në Shtetet e Bashkuara. Rain Brodie blenë produkte nga kompania Temu.

“Mendoj se ato ofrojnë produkte me çmime vërtetë të përballueshme”, thotë ajo.

Ndonëse është tunduar nga çmimet e ulëta, Kendall Funasaki nuk ka blerë produkte nga këto faqe interneti.

“Faqet kineze si Temu kanë efekt negativ tek konsumatori sepse i nxisin njerëzit të blejnë shumë më tepër artikuj të cilësisë së dobët, të cilat më pas konsumatorët i hedhin. Pra, mendoj se këto kompani nxisin shpenzime të panevojshme për konsumatorët”, thotë ajo.

Përveç disa perceptimeve negative të kompanive të lidhura me tregtinë elektronike kineze, qeveria amerikane gjithashtu ka paralajmëruar që të mos përdoret aplikacioni TikTok, që kontrollohet nga kompania ByteDance me seli në Pekin, thotë Christopher Tang, një profesor biznesi në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

“Qeveria amerikane është e shqetësuar se TikTok mund të përdoret si një mjet për të përhapur lajme të rreme dhe pikëpamje të njëanshme për kandidatët gjatë viteve të zgjedhjeve”, thotë ai.

“Mendoj se Tiktok mund të përdoret si një mënyrë e shprehjes dhe paraqitjes personale. Secili person ka mendimet e veta. Mendoj se mund të funksionojë në çdo mënyrë”, thotë Rain Brodie.

Qendra Kërkimore Pew zbuloi gjithashtu se ka dallime të pikëpamjeve të njerëzve mbi ndikimin e Kinës bazuar në moshën e të anketauarve.

“Njerëzit e moshës madhore kanë pak më shumë gjasa të thonë se Kina ka një ndikim të madh dhe se ky ndikim është negativ. Kjo është e vërtetë për shembull në Shtetet e Bashkuara”, thotë Laura Silver nga Qendra Kërkimore Pew.

“Brezit të ri u pëlqen Tiktoku, produktet kineze dhe kompania Shein. Ata janë më pak të shqetësuar për situatën me Kinën, kështu që ata e shohin Kinën nga një këndvështrim relativisht më pozitiv. Por brezat e vjetër ende mendojnë për luftën. Ata mendojnë për çështjet e sigurisë globale. Ata janë më të shqetësuar për ndikimin e Kinës. Pra, mendoj se rezultatet e sondazhit nuk ishin befasuese”, thotë Christopher Tang nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos.

Gjetjet e sondazhit të Qendrës Kërkimore Pew bazohen në perceptimin publik dhe nuk janë tregues real i ndikimit që ka Kina mbi ekonomitë e brendshme të vendeve të tjera. Por ai mund të jetë një mjet i dobishëm, thotë zonja Silver.

“Perceptimet publike ka të ngjarë të luajnë një rol në mënyrën se si politikanët i analizojnë gjërat. Kështu, që ne mendojmë se ofrimi i një zëri për publikun është një shërbim i rëndësishëm”, thotë ajo.

Një shërbim që kandidatët presidencialë mund ta përdorin për të tërhequr më shumë votues.

You Might Also Like

Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard

Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase

Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.

Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit

Kompania, avioni i së cilës u rrëzua në Indi, do t’u paguajë 100,000 euro familjeve të çdo personi të vdekur

TAGGED: #Kinë, #ShBA
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ushtarët italianë kryen patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Kurti bëri homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani
Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë, sot qytetarët marrin borxh për të mbijetuar
Crowdstrike thotë se një përditësim në sistem shkaktoi pengesa në sistemet e Microsoft-it, preket edhe Kosova
Rusia u bën thirrje njerëzve që të përmbahen nga udhëtimet në vendet perëndimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?