By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu takon Bidenin të martën në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu takon Bidenin të martën në ShBA
Rajon / Botë

Netanyahu takon Bidenin të martën në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 1:26 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të takohet të martën me presidentin amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur zyra e liderit izraelit.

Netanyahu pritet të niset të hënën drejt Shteteve të Bashkuara.

Dy liderët janë takuar për herë të fundit personalisht në Tel Aviv më 18 tetor, pak pas sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit, më 7 tetor.

Atë ditë, militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian – kanë vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe kanë marrë peng rreth 240 të tjerë.

Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin.

Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze.

Sipas raportimeve në media, diskutimet pritet të fokusohen në tentimet për të garantuar një armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve, në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Ndërkohë, në Izrael po rriten kritikat për udhëtimet e Netanyahut jashtë vendit.

Protestuesit kërkojnë që ai të largohet nga Izraeli vetëm pasi të jetë arritur një marrëveshje për lirim pengjesh.

Të mërkurën Netanyahu do t’i adresohet Kongresit amerikan, lidhur me veprimet e ushtrisë izraelite në Gazë.

Marrëdhëniet në mes të Bidenit dhe Netanyahut konsiderohet të jenë të tensionuara, sidomos pas një videoje të publikuar së fundmi prej liderit izraelit, në të cilën ai kritikon ashpër Qeverinë amerikane për pezullim të një pjese të ndihmës ushtarake.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Joe Biden
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Shpërthim në selinë e FSB në Moskë. U dogj limuzina e Putinit?

Kosova Times Kosova Times March 29, 2025
Kurti fton forcat politike në takim
Partia anti-ukrainase po forcohet në Poloni
Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve
Reshjet e dëborës “paralizojnë” zonën e Atikës në Greqi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?