By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arsyet e vërteta pse njerëzit po lindin më pak fëmijë
June 10, 2025
BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar
June 10, 2025
Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë
June 10, 2025
Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”
June 10, 2025
Konfiskohen rreth 18 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Vermicë
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagime gjithandej botës pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Reagime gjithandej botës pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë
Rajon / Botë

Reagime gjithandej botës pas tërheqjes së presidentit Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 11:26 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Presidenti amerikan, Joe Biden, është tërhequr prej garës presidenciale për zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara.

Reagimet për këtë vendim kanë qenë të shpejta, nga katër anët e botës.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, mik i mirë i Bidenit, ka thënë se Joe Biden ka qenë një prej presidentëve më të rëndësishëm të Amerikës.

“Sot, neve na është rikujtuar sërish që ai është patriot i nivelit më të lartë”, ka thënë Obama përmes një komunikate.

Biden ka shërbyer si nënpresident në kohën kur Obama ka qenë në krye të ShBA-së.

Ai ka thënë se Biden i ka larguar amerikanët prej katër vjetëve të kaosit, gënjeshtrave dhe ndasive që e kanë karakterizuar administratën e ish-presidentit, Donald Trump.

“Do të lundrojmë në ujëra të paeksploruar në ditët në vazhdim. Mirëpo kam besim të jashtëzakonshëm që liderët e partisë do të mund të krijojnë një proces për të nxjerrë një të nominuar të shquar”.

Obama ka thënë se e di që Biden nuk do ta merrte këtë vendim për tërheqje, përvec nëse do të ishte i bindur që është më e mira për Amerikën.

“Është testament i dashurisë së Bidenit për vendin”, ka thënë mes tjerash Obama.

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, kanë thënë përmes një deklarate të përbashkët se, Biden ka punuar për të “shëruar shpirtin e kombit”.

Të dy i kanë dhënë mbështetje nënpresidentes amerikane, Kamala Harris për t’u hyrë garës presidenciale.

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka thënë se Biden është patriot amerikan, i cili e ka vendosur gjithmonë shtetin në rend të parë.

“Trashëgimia e tij e vizionit, vlerave dhe udhëheqjes, e bëjnë atë një prej presidentëve më të rëndësishëm në historinë amerikane”, ka thënë Pelosi përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

J.D. Vance, kandidat i republikanëve për nënpresident, ka thënë se Biden ka qenë “presidenti më i keq në jetën time dhe Kamala Harris ka qenë aty me të në çdo hap”.

“Ajo ka gënjyer për gati katër vjet për kapacitetin mendor të Bidenit”, ka deklaruar Vance, duke u zotuar se ai dhe Trump janë të gatshëm të “ruajnë Amerikën”, pavarësisht se kush do të garojë nga demokratët.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkroi se presidenti Biden ka arritur shumë për vendin e tij, për Evropën, për botën.

“Falë tij, bashkëpunimi transatlantik është i ngushtë, NATO është e fortë dhe SHBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar më, meriton mirënjohje”, shkroi kancelari gjerman.

Mein Freund @POTUS Joe Biden hat viel erreicht: für sein Land, für Europa, die Welt. Dank ihm ist die transatlantische Zusammenarbeit eng, die NATO stark, die USA ein guter und verlässlicher Partner für uns. Sein Entschluss, nicht noch einmal zu kandidieren, verdient Anerkennung.

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) July 21, 2024

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se e respekton vendimin e presidentit Biden për të hequr dorë nga gara presidenciale.

“Unë e di se, siç ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij të jashtëzakonshme, presidenti Biden do ta ketë marrë vendimin e tij bazuar në atë që ai beson se është në interesin më të mirë të popullit amerikan”, shkroi kryeministri britanik.

I respect President Biden’s decision and I look forward to us working together during the remainder of his presidency.

I know that, as he has done throughout his remarkable career, he will have made his decision based on what he believes is best for the American people. https://t.co/SCxFFtyl73

— Keir Starmer (@Keir_Starmer) July 21, 2024

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez në një postim në rrjetin X i shprehu admirimin presidentit Biden për atë që ai e cilësoi vendim të guximshëm dhe dinjitoz.

“Falë vendosmërisë dhe udhëheqjes së tij, ShBA-ja e tejkaloi krizën ekonomike pas pandemisë dhe sulmit serioz në Kapitol dhe u bë shembullore në mbështetjen e saj për Ukrainën përballë agresionit rus të (Vladimir) Putinit. Një gjest i madh nga një president i madh që ka luftuar gjithmonë për demokraci dhe liri”, shkroi kryeministri spanjoll.

Toda mi admiración y reconocimiento a la valiente y digna decisión del presidente @JoeBiden.

Gracias a su determinación y liderazgo, EEUU superó la crisis económica tras la pandemia y el grave asalto al Capitolio y ha sido ejemplar en su apoyo a Ucrania ante la agresión rusa de…

— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) July 21, 2024

Kryeministri polak Donald Tusk shkroi në rrjetin X; “zoti President Joe Biden, shumë herë keni marrë vendime të vështira që e kanë bërë Poloninë, Amerikën dhe botën më të sigurt dhe demokracinë dhe lirinë më të forta. Unë e di që jeni udhëhequr nga të njëjtat parime kur shpallët vendimin tuaj të fundit. Ndoshta më i vështiri në jetën tuaj”.

Dear President @JoeBiden. You’ve taken many difficult decisions thanks to which Poland, America and the world are safer, and democracy stronger. I know you were driven by the same motivations when announcing your final decision. Probably the most difficult one in your life.

— Donald Tusk (@donaldtusk) July 21, 2024

Kryeministri i Çekisë Petr Fiala, tha se ky është padyshim vendimi i një burrështetasi që i ka shërbyer vendit të tij për dekada. “Është një hap i përgjegjshëm dhe personalisht i vështirë, prandaj edhe shumë i vlefshëm. Po lutem që Shtetet e Bashkuara nga konkurrenca demokratike e dy kandidatëve të fortë dhe të barabartë, të fitojnë një president të mirë”.

Kryeministri irlandez, Simon Harris, shkroi se “bota ka ndryshuar që nga fitorja e presidentit Biden në vitin 2020 dhe neve na është dashur të përballemi me sfida të jashtëzakonshme, nga një pandemi globale deri te kthimi i luftës në kontinentin e Evropës me agresionin e tmerrshëm në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë, e cila ka shënjestruar dhe vrarë qëllimisht civilë të pafajshëm. Presidenti Biden ishte një zë i arsyes, multilateralizmit efektiv dhe zgjidhjeve të përbashkëta”, shkroi ai.

Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Stoere i tha kanalit televiziv kombëtar NRK se e respekton vendimin e presidentit Biden për t’u tërhequr nga gara.

“Joe Biden ka qenë një nga politikanët më të shquar të Amerikës gjatë disa dekadave dhe një president që ka kryer disa reforma të rëndësishme”, tha ai.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit Biden.

“Ai po tregon sërish se çfarë lideri i mrekullueshëm është dhe çfarë karakteri ka”, është shprehur Gërvalla në një postim në X.

The people of Kosova do admire and will be forever grateful to President Biden.

He is showing again what a great leader and a great character he is.

His leadership of the West and his decades of contribution to global freedom and democracy are a service to the whole world. pic.twitter.com/IzxR4WTpqY

— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) July 21, 2024

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e ka lavdëruar Bidenin për udhëheqjen dhe shërbimin e tij.

“Aleanca Australi-ShBA nuk ka qenë kurrë më e fuqishme, me përkushtimin e dy palëve për vlera demokratike, siguri ndërkombëtare, prosperitet ekonomik dhe veprim për klimën, për këtë dhe gjeneratat e së ardhmes”.

Thank you for your leadership and ongoing service President Biden. The Australia-US Alliance has never been stronger with our shared commitment to democratic values, international security, economic prosperity and climate action for this and future generations. https://t.co/gkAggLguAj

— Anthony Albanese (@AlboMP) July 21, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se zgjedhjet amerikane do të mbahen pas katër muajsh dhe kjo sipas tij “është një periudhë e gjatë kohore gjatë së cilës mund të ndryshojë shumëçka. Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të monitorojmë me kujdes atë që ndodh. Përparësi për ne është operacioni i posaçëm ushtarak,” tha Peskov, duke iu referuar luftës në Ukrainë. ShBA-ja është një partner i mirë dhe i besueshëm për ne. Vendimi i tij për të mos kandiduar më, meriton mirënjohje”, shkroi kancelari gjerman.

You Might Also Like

BE përgatit sulm të ri ndaj Putinit. Detajet janë publikuar

Britania vendosi sanksione ndaj dy ministrave izraelitë

Trump dërgon marinsat në Los Angeles, kryebashkiaku i tërbuar. “Nuk e kemi përjetuar ende këtë”

Zëdhënësja e BE-së shprehu ngushëllimet e saj familjeve të viktimave dhe qytetit të Gracit

Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat

TAGGED: #Joe Biden, #Zgjedhjet presidenciale
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Khodorkovsky:Për të rrëzuar Putinin, opozita ruse do të duhet të marrë armët

Kosova Times Kosova Times July 27, 2023
Haradinaj: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte frymëzim përgjatë shekujve
Vdes 16-vjeçari që u plagos nga polici
Petkoviq kritik ndaj nderhyrjes se NATO-s kundër ish Jugosllavise, harron krimet!
Dua Lipa u largua nga Los Angeles dhe tha: Këto janë ditë të frikshme, por unë jam e sigurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?