By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit
Rajon / Botë

Shërbimi Sekret pranon se kishte refuzuar masa shtesë sigurie për ish-presidentin Trump në vitet para atentatit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/21 at 5:19 PM
Kosova Times Published July 21, 2024
Share
SHARE

Shërbimi Sekret po e pranon tani se ka refuzuar disa kërkesa të ekipit të fushatës së kandidatit republikan për president, Donald Trump, për shtimin e masave të sigurisë në aktivitetet e tij, në vitet para atentatit ndaj tij javën e kaluar në Pensilvani.

Pas sulmit të 13 korrikut, agjencia e zbatimit të ligjit kishte mohuar të kishte refuzuar kërkesa të tilla. Por të shtunën, një javë pas sulmit, Shërbimi Sekret pranoi se kishte hedhur poshtë disa kërkesa për të rritur sigurinë për ish-presidentin.

Deklarata ka të ngjarë të jetë në qendër të një seance të Kongresit të hënën, ku drejtorja e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle pritet t’u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve të cilët kanë shprehur indinjatën për dështimet e sigurisë që krijuan mundësinë që një i armatosur 20-vjeçar të ngjitej mbi një godinë pranë podiumit ku ishte ish-presidenti Trump gjatë një tubimi në Batlër të Pensilvanisë dhe të hapte zjarr ndaj tij.

Zoti Trump u plagos në veshin e djathtë, një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

“Shërbimi Sekret ka një mision të gjerë, dinamik dhe të ndërlikuar. Ne punojmë çdo ditë në një mjedis dinamik me kërcënime për të garantuar sigurinë e atyre që mbrojmë në aktivitete të shumta, udhëtime dhe mjedise të tjera sfiduese”, tha zëdhënësi kryesor i agjencisë, Anthony Guglielmi, në një deklaratë të lëshuar të shtunën vonë për gazetën “The Washington Post”, e cila ishte e para që njoftoi për ndryshimin e pohimeve të agjencisë, për të cilin tha se erdhi si rezultat i pyetjeve të detajuara dërguar agjencisë.

“Ne ekzekutojmë një strategji gjithëpërfshirëse dhe me nivele të ndryshme për të balancuar personelin, teknologjinë dhe nevojat e specializuara operacionale,” tha zëdhënësi Guglielmi.

Ai tha se agjencia mbështetet në disa raste tek organet shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit, kur njësitë e specializuara të Shërbimit Sekret janë të pamjaftueshme.

“Në disa raste kur njësi ose burime specifike të specializuara të Shërbimit Sekret nuk kanë mundur të sigurohen, agjencia ka bërë modifikime për të garantuar sigurinë e të mbrojturit,” tha zëdhënësi Gugliemi.

Pas atentatit, ndërsa filluan të qarkullojnë lajme se agjencia kishte hedhur poshtë kërkesat e ekipit të fushatës së zotit Trump, zoti Guglielmi e mohoi një gjë të tillë.

Po qarkullon “një pretendim i pavërtetë se një anëtar i ekipit të ish-Presidentit kërkoi burime shtesë sigurie dhe mori përgjigje negative,” u shpreh Gugliemi në një postim në mediat sociale.

“Kjo është absolutisht e rreme. Në fakt, ne shtuam burime dhe teknologji dhe aftësi mbrojtëse. si pjesë e rritjes së intensitetit të fushatës.”

Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas e ka quajtur “dështim” atë që ndodhi, ndërsa disa ligjvënës kanë bërë thirrje që zonja Cheatle ose të japë dorëheqjen ose të shkarkohet.

Presidenti Biden ka urdhëruar një hetim të pavarur. Edhe një Departament i Sigurisë Kombëtare dhe një komision i Kongresit po hetojnë.

Ish-presidenti Trump thotë se nuk kishte pasur asnjë sinjalizim se organet e rendit kishin identifikuar një person të dyshimtë kur ish-presidenti doli në podium në Pensilvani. Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për masat e sigurisë dhe sesi personi i armatosur arriti të hipte në godinë.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

TAGGED: #Atentat, #Donald Trump, #Masa sigurie, #Shërbimi Sekret
Kosova Times July 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kelmendi pret në takim Barbanon, flasin për pavarësinë e gjyqësorit

Kosova Times Kosova Times November 7, 2024
Rënie drastike e numrit të fokave unike të Kaspikut
Detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, djali nuk e çoi nënën në spital
Tusk shpall fitoren në Poloni: U deshën vetëm disa minuta për një vendim vendimtar
Mattarella e uron Presidenten Osmani: Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?