By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin
October 30, 2025
“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë
October 29, 2025
Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro
October 29, 2025
Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?
October 29, 2025
Një uragan goditi Karaibet, dëmet janë të mëdha. 40 të vdekur në Haiti, 4 në Xhamajka
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk
Rajon / Botë

Greqia mohon akuzat e Turqisë se ka shtyrë migrantët në territorin turk

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 3:04 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Roja Bregdetare e Greqisë akuzat e bëra nga Ministria turke e Mbrojtjes se ka shtyrë migrantët nga ishulli grek, Lesbos, në territorin turk.

Më herët gjatë së hënës, Ministria turke e Mbrojtjes publikoi në X një video të xhiruar me dron ku shfaqej Roja Bregdetare greke duke kryer një operacion. Ministria turke tha se anija greke po shtynte një anije me migrantë nga veriu i ishullit Lesbos drejt ujërave territoriale turke.

“Komanda e Rojës tonë Bregdetare menjëherë informoi dhe migrantët që ishin në atë anije u shpëtuan nga anija e Rojës”, tha Ministria turke e Mbrojtjes.

Një zyrtar i lartë i Rojës Bregdetare greke iu përgjigj akuzave duke thënë se “nuk ka ndodhur shtyrje. Është zbulim dhe parandalim i hyrjes ilegale në ujërat territoriale greke”.

Greqia, që është një nga vendet që refugjatët dhe migrantët nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia e përdorin për të hyrë në Bashkimin Evropian, nga grupet e ndihmës është akuzuar se dëbon me forcë migrantët nga kufijtë e saj detarë dhe tokësorë, që njihen edhe si “shtyrje” – praktikë e paligjshme.

Greqia dhe Turqia – aleate të NATO-s – kanë mospajtime të kamotshme për çështje të shumta, përfshirë kufijtë e tyre detarë, burimet e energjisë, fluturimet mbi Detin Egje dhe për ishullin e Qipros, të ndarë në vija etnike.

Incidenti i fundit ndodhi dy ditë para 50-vjetorit të pushtimit nga Turqia të një pjese të ishullit, pas një grushtshteti të shkurt, të frymëzuar nga grekët.

Grekët qipriotë duan ribashkimin si pjesë e një konfederate. Turqit qipriotë duan një zgjidhje me dy shtete.

You Might Also Like

Fillon në Paris gjyqi i shtetasve bullgarë për përdhosjen e memorialit të Luftës së Dytë Botërore të lidhur me Kremlinin

“Putin, Haga po të pret.” Si po thumbohen ambasadat ruse për luftën në Ukrainë

Më shumë se 130 persona u vranë gjatë bastisjeve të policisë në Rio de Janeiro

Një britanik i arrestuar në Kiev, i dyshuar për spiunazh. Përgatit një sulm terrorist?

Një uragan goditi Karaibet, dëmet janë të mëdha. 40 të vdekur në Haiti, 4 në Xhamajka

TAGGED: #Greqi, #Migrantë, #Turqi
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Scholz mbështet dëbimin e migrantëve të jashtëligjshëm

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Vendoset një cisternë me ujë të pijes tek Kalaja në Vushtrri
Van Dijk kthehet të flas për eliminimin: Më duhet të ushtrojë penalltitë
Krasniqi i tregon britanikut vizionin e PDK-së për qeverinë e re
Shtabi i NATO-s njofton: “Angazhimi ynë ndaj Bosnjë-Hercegovinës është i çeliktë!”.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?