By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti dhe kreu i Komunës Strigari të Kalabrisë flasin për bashkëpunim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti dhe kreu i Komunës Strigari të Kalabrisë flasin për bashkëpunim
Lajme

Kurti dhe kreu i Komunës Strigari të Kalabrisë flasin për bashkëpunim

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 6:17 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në rajonin e Kalabrisë dhe në afërsi të qytetit të Kozencës, në jugun e Italisë.

Në njoftimin për media, thuhet se fillimisht, kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë kryetarit Baffa, duke shprehur kënaqësinë dhe nderin që ta presim në këtë vizitë e ta kemi në mesin tonë.

Nga ana e tij, kryetari Baffa tha se ndihet i nderuar dhe i lumtur që ndodhet në Kosovë, e ku vlerësoi pritjen kushtuar tij, të cilën e cilësoi të jashtëzakonshme. Ai shtoi se komuniteti i arbëreshëve në Itali, në zonën e Kalabrisë, që 600 vjet ruajnë traditën, kulturën e gjuhën arbëreshe.

Së bashku, kryeministri Kurti dhe kryetari Baffa, diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Strigarit dhe komunave arbëreshe me komunat e Kosovës, e ato në projekte të cilat prekin veçanërisht fushën e kulturës.

Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim edhe në organizimin e aktiviteteve të cilat qëllim kanë promovimin e kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe seminare të përbashkëta për të thelluar dijen mbi njohjen e rolit të rëndësishëm të arbëreshëve.

Teksa kryetari Baffa i dhuroi kryeministrit Kurti ndër të tjera edhe librin me poezi të autorit arbëresh, Giuseppe Serembe, ai e ftoi kryeministrin edhe në një vizitë në Strigari dhe komunat arbëreshe, në të ardhmen e afërt.

Kryeministri Kurti e falënderoi përzemërsisht për ftesën, bisedën e takimin e zhvilluar, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë e produktiv mes nesh. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Katër të arrestuar për vjedhje të rënda në Obiliq, mes tyre tre të mitur

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Kamberi: SHBA-të kërkojnë përgjegjësi nga Serbia për diskriminim në Luginë

Institucionet e sigurisë forcojnë aftësitë nga trajnimi me DEA-n e SHBA-ve

ASK: Bie numri i përfituesve të pensioneve invalidore të punës

TAGGED: #Albin Kurti, #Damiano Baffa
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasit çmontuan dronin e avancuar rus të rrëzuar: Ata u befasuan

Kosova Times Kosova Times November 14, 2024
`The Economist`: Kosova me rritje ekonomike, tejkaloi fqinjët ballkanikë
Turqia akuzoi Netanyahun për gjenocid dhe ngriti një padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
Drama e sulmuesit: Pësoi një lëndim në kokë, futet në koma
U shtrua dje në spital, Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?