By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MCA-Kosova dhe UP partnerë për trajnim në sektorin e energjisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MCA-Kosova dhe UP partnerë për trajnim në sektorin e energjisë
Lajme

MCA-Kosova dhe UP partnerë për trajnim në sektorin e energjisë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 6:08 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

MCA-Kosova dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë hyrë në një partneritet strategjik që synon forcimin e programeve teknike të trajnimit profesional në sektorin e energjisë.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se nën komponentët e Projektit JETA: Aktiviteti i Aftësive Energjetike për të Ardhmen (ESF) dhe Aktiviteti i Fuqisë Punëtore të Sektorit të Energjisë Gjithëpërfshirëse (IESW), ky bashkëpunim është një angazhimi përbashkët për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për një karrierë të qëndrueshme duke promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale.

“Ky partneritet do të mbështesë Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) që të ketë një shumëllojshmëri trajnimesh dhe mundësish për të rinjtë, burrat dhe gratë e Kosovës, të cilët kërkojnë të kenë karrierë në sektorin e energjisë. MCA-Kosova është e përkushtuar të mbështesë dhe zhvillojë kapacitetet e QEQ të hartojë dhe zbatojë programe trajnimi, që përputhen me nevojat e tregut”, tha Florina Duli, Drejtoreshë Ekzekutive e MCA-Kosova.

|”MCA-Kosova do të mbështesë Universitetin e Prishtinës përmes: asistencës së ekspertëve dhe kontributeve financiare për zhvillimin e infrastrukturës, ofrimit të burimeve dhe materialeve trajnuese dhe teknologjisë moderne, hartimit dhe zbatimit të programeve të përshtatura të aftësimit, zhvillimit të standardeve profesionale dhe kurrikulave të harmonizuara me kërkesat e industrisë së energjisë, krijimit të një programi të trajnimit të trajnerëve për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, adoptimit të qasjes së mësimit në vendin e punës, zhvillimit të strategjive dhe politikave të barazisë gjinore dhe kundër ngacmimit në punë, vendosjes së partneriteteve me institucionet vendore/ndërkombëtare dhe punëdhënësit, etj.”, thuhet në njoftim.

“Duke u fokusuar në barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale, ne synojmë të krijojmë një fuqi punëtore që pasqyron popullsinë e larmishme të Kosovës dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, shtoi Duli-Sefaj.

Universiteti i Prishtinës, caktoi Qendrën për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ) si pikë qendrore për zbatimin e aktiviteteve. Ky bashkëpunim do të shfrytëzojë burimet e universitetit, duke përfshirë qasjen në objektet e trajnimit dhe angazhimin për të përmbushur standardet e akreditimit për trajnimin profesional.

Të dyja palët janë të përkushtuara për të rritur bashkëpunimin përmes aktiviteteve të përbashkëta të përshkruara në një Memorandum Mirëkuptimi. Kjo përfshin pjesëmarrjen aktive në hartimin dhe zbatimin e projektit, monitorimin e progresit dhe adresimin e sfidave të mundshme për të siguruar rezultate të suksesshme. Për më tepër, ata do të integrojnë konsideratat gjinore dhe të përfshirjes sociale në të gjitha fazat, të udhëhequra nga praktikat më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionit vendas.

Projekti JETA është një nga tre projektet në kuadër të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC)-Kosovë prej 236.7 milionë dollarësh ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie

85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kurti: Posta e Kosovës me 1 milion euro fitim, s`ka më operime ilegale

Kuvendi i Kaçanikut voton unanimisht mbështetja financiare për lehonat

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe vranësira të pakta

TAGGED: #MCA-Kosova, #Sektori i energjisë, #UP-ja
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Foda: Do të bëjmë gjithçka që të fitojmë kundër Rumanisë

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Aksioni në veri, Sveçla: Ishte vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre
Në ditëlindjen e tij hedh koktej Molotovi në mauzoleumin e Leninit
Sot në Turqi zhvillohen zgjedhjet presidenciale
Sulmohet fizikisht një punëtor në një kafiteri në Dardani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?