By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident në autostradën Lezhë-Tiranë, përplaset për vdekje nga makina 43-vjeçari
October 6, 2025
Tubim i PDK-së në Gjakovë
October 6, 2025
Nisma në Dobresh: Zëri i qytetarëve të Vitisë do të jetë zë i arsyes
October 6, 2025
Besa Shahini nis peticionin për ndryshimin ligjor për tatimin në pronë
October 6, 2025
Termokos nis furnizimin me ngrohje për QKUK-në
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri i jashtëm i Ukrainës viziton Kinën për diskutime mbi paqen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministri i jashtëm i Ukrainës viziton Kinën për diskutime mbi paqen
Rajon / Botë

Ministri i jashtëm i Ukrainës viziton Kinën për diskutime mbi paqen

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 8:27 PM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Ministri i jashtëm i Ukrainës do të vizitojë Kinën të martën me ftesë të Pekinit për bisedime, që sipas Kievit zyrtar, do të përqendrohen në mënyrat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rolin e mundshëm kinez në arritjen e një marrëveshjeje.

Gati 29 muaj pas sulmit të Rusisë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba do të diskutojë rreth marrëdhënieve dypalëshe me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi gjatë vizitës që do të zhvillohet me 23 dhe 25 korrik, sipas njoftimit të ministrisë së jashtme ukrainase.

“Tema kryesore e diskutimit do të jetë gjetja e mënyrave për të ndalur agresionin e Rusisë dhe rolin e mundshëm të Kinës në arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë,” thuhet në njoftim e postuar në faqen e saj të internetit.

Komunikata kineze që njoftoi për vizitën e ministrit Kuleba ofroi më pak detaje.

Kjo vizitë është e pazakontë ngaqë Kina konsiderohet kryesisht si e afërt me Kremlinin, me të cilin Pekini ka shpallur një partneritet “pa kufizime” në vitin 2022, vetëm disa ditë para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ndonëse vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë nuk e ka dënuar sulmin rus dhe ka ndihmuar për zhvillimin e ekonomisë së Rusisë gjatë luftës, Kievi është treguar i kujdesshëm ne kritikat ndaj Pekinit.

Kina ndërkohë thotë se lidhjet e saj me Rusinë nuk janë të ndërtuara mbi bazat e një aleance dhe nuk janë të orientuara kundër një pale të tretë.

Ndërkohë që luftimet po zvarriten, nisma të ndryshme paqësore kanë dalë në pah gjatë muajve të fundit në prag të zgjedhjeve amerikane të nëntorit, që mund të rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump. Zoti Trump ka paralajmëruar se mund të ndërpresë ndihmat jetike për Ukrainën.

Kievi organizoi një takim ndërkombëtar pa praninë e Rusisë në Zvicër në muajin qershor për të promovuar një vizion të paqes dhe tani thotë se është i gatshëm të mbajë edhe një tjetër në nëntor me praninë e Rusisë.

Kina, që nuk mori pjesë në takimin e Zvicrës, së bashku me Brazilin, publikoi më 23 maj një plan paqeje të vetin me gjashtë pika, ku mbështet mbajtjen e një konference paqeje që do të pranohej nga dy palët e përfshira në luftë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar në të kaluarën se vetëm shtetet më të fuqishme të botës mund t’i japin fund luftës me sukses, duke përmendur Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, aleatin e afërt të Kievit, si dy shembuj.

Udhëheqësi ukrainas ka thënë se Kina duhet të luajë një rol serioz që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës.

You Might Also Like

Aeroplani rus i mallrave në listën e zezë zbret në Afrikën e Jugut

Greta Thunberg dhe 170 aktivistë të tjerë u deportuan nga Izraeli

Zelensky për sulmet kundër Rusisë: “Rusët duhet ta kuptojnë koston e luftës”

Merkel zemëron Evropën Lindore, fjalë të ashpra për deklaratën mbi Ukrainën

Manjati rus i medias u gjet i vdekur, u hodh nga dritarja?

TAGGED: #Dmytro Kuleba, #Kina, #Ukrainë
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani takoi presidentin e Kenias, William Ruto

Kosova Times Kosova Times June 17, 2024
Shefja e BE-së diskuton me Kurtin për nevojën e uljes së tensioneve
Përplasja diplomatike nga distanca mes Moskës dhe Beogradit
Talibanët vrasin liderin e IS-it që planifikoi sulmin në aeroportin e Kabulit
Azemi: Kjo skemë që në krye ka Nagip Krasniqin e Martin Berishajn është kriminale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?