By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin
January 29, 2026
Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në
January 29, 2026
Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle
January 29, 2026
Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan
January 29, 2026
Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pesë raste të dhunës në familje të dielën në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pesë raste të dhunës në familje të dielën në Kosovë
Lajme

Pesë raste të dhunës në familje të dielën në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/22 at 9:24 AM
Kosova Times Published July 22, 2024
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në vendbanime të ndryshme të Kosovës. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për raste të dhunës psikike dhe fizike ndaj grave.

Policia ka theksuar se rastet janë shënuar në Prishtinë, Çagllavicë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë e Jugut.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar për një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i cili i kishte shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin për rajonin e Prishtinës.

Në Çagllavicë një grua ka raportuar se është sulmuar psiqikisht dhe fizikisht nga një burrë, për lidhjen e të cilëve nuk jepen detaje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte sulmuar psiqikisht dhe fizikisht dhe i njëjti e kishte kanosur me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Edhe në Pejë është raportuar për dhunë psikike ndaj një gruaje, nga një burrë.

“Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me urdhër verbal nga gjyqtari i procedurës paraprake janë kontrolluar dy shtëpi që ndërlidhën me rastin, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

Dy gra në Gjakovë kanë raportuar në polici se janë sulmuar fizikisht nga një burrë pas një mosmarrëveshjeje.

“I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkaq, rasti tjetër është në Mitrovicë të Jugut.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se  pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga  i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.

You Might Also Like

Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 mijë raste

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Oda Ekonomike Amerikane reagon ndaj çrregullimeve në lëvizjen e mallrave

Arrestohet shtetasi i Serbisë për kalim ilegal të kufirit

TAGGED: #5 raste, #Dhuna në familje
Kosova Times July 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Punëtorët e `Comoditës` protestë për pagë dhe kushte më të mira pune

Kosova Times Kosova Times February 2, 2024
Orban propozon që ai të ndërmjetësojë kontestin mes Shkupit dhe Sofjes
VIDEO Ukrainasit: Ne goditëm një terren stërvitje me municione thërrmuese dhe vramë 30 rusë
Koreja e Veriut pretendon se ka testuar suksesshëm një raketë me koka bërthamore
Osmani ngushëllon Thaçin për humbjen e babait
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?