By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BURSAÇ: A është Beogradi qendra e operacioneve ruse në Evropë?
December 8, 2025
Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet më 17 dhjetor në Bruksel
December 8, 2025
Incident i çuditshëm: një burrë veshi një kostum dreri dhe hyri në pyll, gjuetarët e qëlluan gabimisht
December 8, 2025
Zelensky nuk mund t’ua dorëzojë territorin rusëve edhe nëse do, ja pse
December 8, 2025
Bloomberg: SHBA-të mbështetën planet e Irakut për të transferuar asetet e Lukoil
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmetaj: Vendimi i BE-së për vizat me pasaporta ilegale serbe është i dëmshëm, Qeveria dështoi të mbrojë interesin e shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ahmetaj: Vendimi i BE-së për vizat me pasaporta ilegale serbe është i dëmshëm, Qeveria dështoi të mbrojë interesin e shtetit
Lajme

Ahmetaj: Vendimi i BE-së për vizat me pasaporta ilegale serbe është i dëmshëm, Qeveria dështoi të mbrojë interesin e shtetit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 3:14 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Mimoza Ahmetaj ka shprehur pakënaqësi lidhur me vendimin për liberalizimin e vizave të qytetarëve serbë të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të lëshuara nga institucionet ilegale serbe, respektivisht nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. 

Ahmetaj, në një konferencë për media, tha se ky vendim që e vendosë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës dhe nxitë vetëm veprimin e strukturave paralale ilegale serbe, është rezultat i paaftësisë së Qeverisë Kurti.

“PDK ka pritur nga Bashkimi Evropian që ta mbështesë Kosovën në qëllimin e saj për integrimin e serbëve të Kosovës brenda institucioneve legjitime të shtetit tonë, që ata të pajisjen me dokumente zyrtare të Kosovës. Ky vendim kontribuon vetëm në distancimin e serbëve të Kosovës dhe inkurajon ata që të mos bëhen pjesë përbërëse e shoqërisë dhe shtetit të tonë. Megjithatë, edhe ky vendim ndërkombëtar që vjen sot si pasojë për Kosovën, dje e kishte një shkak vendor: Qeverinë e Kosovës! Që nga dita e parë e qeverisjes, pushteti aktual ka pasur një qasje joserioze ndaj dialogut dhe aleatëve tanë. Kjo Qeveri ka treguar paaftësi dhe papërgjegjësi të thellë në veprimet dhe mosveprimet e saj në politikën e jashtme, përmes së cilave po vërtetohet sot se ka dëmtuar edhe interesat e vendit tonë”, tha ajo.

Ahmetaj theksoi se Qeveria Kurti nuk ka reaguar në kohë, dhe nuk ka insistuar sa duhet që të respektohet marrëveshja e arritur në Dialog për Lëvizjen e Lirë.

“Politikat e gabuara të kësaj Qeverie, të cilat gjithmonë janë reaktive por asnjëherë aktive, nuk kanë arritur të mbrojnë në asnjë rast interesat e vendit tonë dhe as të shtyjnë përpara agjendën e shtetndërtimit dhe konsolidimit të Kosovës. Qeveria jonë, fatkeqësisht, nuk e ka kuptuar akoma se komentet e tyre të vakëta brenda katër mureve në Prishtinë, janë zë i shurdhër në Institucionet e Bashkimit Evropian”, shtoi Ahmetaj.

PDK vlerëson se ky vendim i BE-së dhe kjo qasje e Qeverisë rikonfirmojnë së Qeveria Kurti është strukturë në Prishtinë që ka zero komunikim me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë, se ia ka mbyllur Kosovës linjat e komunikimit dhe mirëbesimit në të gjithë botën, si dhe e ka izoluar Kosovën.

“Këto vendime nuk i kontribuojnë normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Përkundrazi, e cenojnë integritetin territorial dhe institucional të Kosovës dhe dërgojnë mesazhe tjera, të cilat, në vend të promovimit të stabilitetit nxisin edhe me tutje politikat cenuese të Serbisë ndaj Kosovës në veçanti, e Ballkanit në përgjithësi. Para 14 vitesh, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vulosi shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, e gjithë bota demokratike ishte me Kosovën dhe të drejtën e saj për shtet. Sot, 14 vite më vonë, nën udhëheqjen e papërgjegjshme dhe pa vizion të kësaj Qeverie, bota është larguar nga ne dhe Kosova po shkon drejt humbjes së momentumeve të rëndësishme për integrim e zhvillim”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, nënkryetarja Ahmetaj ka dënuar ashpër sulmet e njëpasnjëshme që po u bëhen nga ky pushtet mediave të lira dhe gazetarëve.

“Kjo është e papranueshme dhe kërkojmë që menjëherë të ndalen këto tendenca jodemokratike të Qeverisë kundër jush. Fjala e lirë është parakusht i një shteti demokratik që nuk guxon ta cenoj askush”, tha ajo. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës

SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes

Kurti pritet nga Ulutas, temë forcimi i bashkëpunimit institucional

Ulutas: KFOR-i i përkushtuar për një Kosovë të sigurt

Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës

TAGGED: #Heqja e vizave për serbët, #Mimoza Ahmetaj, #PDK
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Shqiptarët shpenzuan 350 milionë euro “nga xhepi” për shëndetin në 2021

Kosova Times Kosova Times February 22, 2023
Qyteti duket si një shesh xhirimi filmash
Rama: Në krye të Kishës Autoqefale do zgjidhet kryepeshkop shqiptar
Trump fal Rod Blagojevich
Shikoni raportin e turpshëm të televizionit publik serb në përvjetorin e gjenocidit në Srebrenicë (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?