By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hamza kujton dëshmorët e lirisë: Zahir Pajaziti ishte mishërim i guximit
January 31, 2026
Imri Ahmeti kërkon të lirohet nga pozita e Sekretarit të LDK-së
January 31, 2026
Të shtëna me armë në Prishtinë, tre të lënduar jo nga arma
January 31, 2026
Qytetarët e Shkupit protestojnë në mbrojtje të shëndetit dhe mjedisit
January 31, 2026
I zhdukur që nga viti 1999, eshtrat e Rasim Koçit u varrosën në Çabrat
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ambasada e ShBA-së në Rusi kërkon lirimin e gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ambasada e ShBA-së në Rusi kërkon lirimin e gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva
Rajon / Botë

Ambasada e ShBA-së në Rusi kërkon lirimin e gazetares së REL-it, Alsu Kurmasheva

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 2:02 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Moskë bëri thirrje për lirimin e gazetares së Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila ka shtetësi të dyfishtë – amerikane dhe ruse.

Kurmasheva u dënua me gjashtë vjet e gjysmë burg nga një gjykatë ruse.

Një ditë pasi u publikua lajmi për dënimin e saj, Ambasada amerikane tha se kjo është “një ditë e errët për gazetarinë në Rusi”.

“Ne, sërish, u bëjmë thirrje autoriteteve ruse që të lirojnë Alsunë dhe gazetarët e tjerë të burgosur”, tha Ambasada amerikane në një postim në mediat sociale më 23 korrik.

“Shtypja e zërave kundërshtues i dëmton të gjithë rusët. Një shtyp i lirë dhe i pavarur është në zemër të demokracisë”, shtoi Ambasada.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, e cilësoi gjyqin dhe dënimin e Kurmashevës – të raportuar fillimisht nga AP-ja – si “tallje me drejtësinë” dhe shtoi se “i vetmi vendim i drejtë është që Alsuja të lirohet menjëherë nga robëruesit e saj rusë”.

“Është koha, më shumë se kurrë, që kjo qytetare amerikane, kolegia jonë e dashur, të ribashkohet me familjen e saj të dashur”, tha Capus.

Kurmasheva, 47 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u arrestua në Kazan në tetor të vitit të kaluar dhe u akuzua për mosregjistrim si “agjente e huaj”.

Regjistrimin e tillë e kërkon një ligj kontrovers rus, i cili ka në shënjestër gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe të tjerë.

Ajo u akuzua, gjithashtu, për përhapje të informacioneve të rreme për ushtrinë ruse dhe përballet me dhjetë vjet burg nëse shpallet fajtore.

Radio Evropa e Lirë dhe Qeveria e ShBA-së thonë se akuzat janë hakmarrje për punën e saj si gazetare.

“Ajo është një gazetare e përkushtuar, që është në shënjestër të autoriteteve ruse, për shkak të përkushtimit të saj të pakompromis për ta thënë të vërtetën dhe për të raportuar në mënyrë parimore”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, pas lajmit për dënimin e saj.

“Gazetaria nuk është krim, siç na keni dëgjuar të themi në disa raste, dhe ne vazhdojmë ta bëjmë shumë të qartë se ajo duhet të lirohet”, shtoi ai.

Kremlini nuk e komentoi dënimin e Kurmashevës.

Në të kaluarën, ai ka thënë se nuk po e ndjek nga afër rastin dhe se nuk do të komentojë, pasi sistemi rus i drejtësisë duhet të lejohet ta bëjë punën e vet.

You Might Also Like

Dokumente të reja zbulojnë se Epstein i ofroi Miroslav Lajçakut

Radhë të mëdha pakistanezësh në Barcelonë pas vendimit të qeverisë spanjolle

Shpërthime në Iran

Prorokoviq: Serbia e vetmja nyjë përmes së cilës pulson lidhja me Moskën

Ndërprerje të energjisë elektrike në shkallë të gjerë ndodhën në Ukrainë dhe Moldavi

TAGGED: #Alsu Kurmasheva
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sevastopoli u sulmua nga dhjetë dronë

Kosova Times Kosova Times July 16, 2023
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Brenda pushimeve tre mujore të Leonardo DiCaprio – dhe të gjitha modelet e reja që ai ka marrë gjatë rrugës
Aktorët e Teatrit Kombëtar në grevë, anulohet “Moisiu”
Prezantohet kandidati i dytë për deputet nga radhët e AAK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?