By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Pothuajse kam marrë një vendim për Tomahawks, por ka pyetje
October 7, 2025
Horoskopi ditor për 7 tetor 2025
October 7, 2025
2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta
October 7, 2025
Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje
October 6, 2025
PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministrja e Drejtësisë pas intervistimit nga prokuroria e Posaçme: Ka një përpjekje të hapur për të penguar reformat në drejtësi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministrja e Drejtësisë pas intervistimit nga prokuroria e Posaçme: Ka një përpjekje të hapur për të penguar reformat në drejtësi
Lajme

Ministrja e Drejtësisë pas intervistimit nga prokuroria e Posaçme: Ka një përpjekje të hapur për të penguar reformat në drejtësi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 7:21 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, akuzoi të martën Prokurorinë e Posaçme të Kosovës se po përpiqet ta pengojë punën e ministrisë që ajo drejton.

Ajo i bëri këto komente pasi për të dytën herë u intervistua nga Prokuroria e Posaçme me qëllim të sqarimit të deklaratave të saj rreth punës së gjyqësorit dhe arratisjeve nga burgjet e Kosovës.

“Unë në vazhdimësi kam përmendur që ka një përpjekje të hapur të sistemit të drejtësisë për të penguar reformat në drejtësi. Këta kanë qenë kundër vettingut, kanë qenë kundër reformës në drejtësi, prandaj edhe kam parë që në vazhdimësi kanë pasur përpjekje që me veprime të tilla në njëfarë mënyre t’i keqpërdorin kompetencat që kanë që të më ndalin përmes ftesave që më bëjnë në vazhdimësi”, tha ajo.

Të shtunën me 20 korrik, në një postim të gjatë në Facebook, ministrja Haxhiu, ngriti pretendime se autoritetet e Serbisë kanë gisht në arratisjen e disa të dënuarve nga burgjet e Kosovës. Në postim thuhet se “së paku në disa raste, këto arratisje janë cytur, organizuar e lehtësuar nga grupe kriminale të lidhura me struktura të pushtetit në territorin e Serbisë”.

“Kjo situatë ka mundur të përmbyllet ndryshe, unë jam ministre e Drejtësisë pra udhëheq një ministri në kuadër të qeverisë së Kosovës dhe pas reagimit tim në rrjetin social Facebook ka qenë e udhës që të më ftoj në kuadër të bashkëpunimit institucional. Por, përpjekjet e tyre me autorizim të policisë në cilësinë e dëshmitares të intervistohem, tregojnë shumë për qasjen që kanë por gjithashtu edhe për motivet që mund të kenë”, tha zonja Haxhiu.

Postimi i saj u bë një ditë pasi autoritetet në Serbi njoftuan është vrarë i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri me 18 korrik në afërsi të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Autoritetet serbe thanë se i vrari është Faton Hajrizi, i cili më 6 korrik ishte arratisur nga një burg në Kosovë.

Autoritetet thonë se që nga vitit 2007, nga burgjet e Kosovës janë arratisur 56 persona.

Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial e ai Gjyqësor i Kosovës në vazhdimësi kanë shkëmbyer kritika të ndërsjella.

Qeveria e Kosovës në disa raste ka kritikuar sistemin e drejtësisë për punë të ngadaltë dhe mosveprim në raste si luftimi i krimit, ndjekja e krimeve të luftës dhe hetimi i ngjarjeve si sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar – kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të vendit duke vrarë një oficer dhe plagosur dy të tjerë.

Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor i Kosovës i kanë dënuar ashpër deklaratat e tilla duke i vlerësuar ato si përpjekje “për të ndërhyrë në punën e pavarur” të tyre.

Një raport i Institutit të Kosovës për Drejtësi mbi ndërhyrjet politike në drejtësi thotë se “deklaratat e kryeministrit, anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve të parlamentit për atë se kur duhet të jetë aktive prokuroria, përse në raste të caktuara ajo nuk inicion raste, përse gjykatat japin dënime të ulëta ose vonojnë në nxjerrjen e aktgjykimeve, nuk janë përgjegjësi e tyre ligjore” duke theksuar se deklaratat e tilla minojnë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

You Might Also Like

Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje

PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja

Partia e Re Demokratike: Prizreni mund të bëhet shembull i bashkëjetesës

KGJK dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Goditje e rëndë për shoqërinë

AAK premton se banorët e Pejës do të jenë prioritet i qeverisjes

TAGGED: #Albulena Haxhiu, #Prokuroria e Posaçme, #Vettingu
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina bllokon kalimin e gazit rus në Evropë, rriten çmimet e gazit 

Kosova Times Kosova Times January 4, 2025
ASK: Rritet prodhimi bujqësor për 13 përqind
Macron – Vuçiqit: Franca është një mik besnik i Serbisë
Hulumtimi Demostat: Sa qytetarë te Serbise do të shkonin në luftë për Kosovën
Kreu i Komisionit Evropian në Kiev: Ne do ta bëjmë Rusinë të paguajë për agresionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?