By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën
February 7, 2026
Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101
February 7, 2026
Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar
February 7, 2026
Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi
February 7, 2026
Distria Krasniqi siguron gjysmëfinalen në Paris Grand Slam
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Senatori Bob Menendez dorëhiqet pasi u shpall fajtor për korrupsion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Senatori Bob Menendez dorëhiqet pasi u shpall fajtor për korrupsion
Rajon / Botë

Senatori Bob Menendez dorëhiqet pasi u shpall fajtor për korrupsion

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 10:41 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi shpalljes fajtor për korrupsion javën e kaluar, çka nxiti thirrjet në mesin e demokratëve, që ai të jepte dorëheqjen.

Zoti Menendez është shpallur fajtor se ka marrë qindra mijëra dollarë ryshfet në këmbim të abuzimit me postin e tij për të pasuruar dhe mbrojtur dy biznesmenë. Ai gjithashtu u shpall fajtor se kishte punuar si agjent i qeverisë së Egjiptit.

Guvernatori demokrat i Nju Xherist, Phil Murphy pritet të caktojë një zëvendësues për zotin Menendez, që ka përfaqësuar Nju Xhersin në Senat që nga viti 2006 dhe ka drejtuar Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, para se të largohej nga posti, pas ngritjes së akuzave ndaj tij vitin e shkuar.

Zoti Menendez, 70 vjeç u shpall fajtor nga një gjykatë në Nju Jork në 16 korrik për të 16 akuzat penale me të cilat përballej.

Ai dhe gruaja e tij kishin pranuar shufra ari dhe para në dorë si edhe në formë pagesash për kredi makinash dhe banesash si ryshfet nga tre biznesmenë në këmbim të dhënies së miliarda dollarëve në ndihmë amerikane për Egjiptin, ku njëri prej biznesmenëve kishte lidhje me zyrtarë të qeverisë.

Letra e dorëheqjes së tij u lexua me zë të lartë në sallën e Senatit.

Ekipi ligjor i Senatorit Menendez ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.

Masa e dënimit për të është caktuar të jepet në 29 tetor, një javë para zgjedhjeve të 5 nëntorit, ku ai po garon si kandidat i pavarur.

Një sërë demokratësh i kishin bërë thirrje zotit Menendez të dorëhiqej, mes tyre, guvernatori Murphy, udhëheqësi i shumicës në Senat Chuck Schumer dhe senatori tjetër i Nju Xhersit, Cory Booker.

You Might Also Like

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101

Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar

Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi

Zelensky: SHBA-të po punojnë për të arritur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës deri në qershor.

TAGGED: #Bob Menendez, #Dorëheqje, #Fajtor, #Senator, Korrupsion
Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Borell pret që BE të heq sanksionet ndaj Kosovës: Nuk dua të dorëzohem

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Rohde uron Kosovën: Gjermania do të vazhdojë të jetë mike e ngushtë
Lirohet Nemanja Vllaskoviq, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri
Samiti i G7-ës mblidhet në Hiroshimë: Çfarë do të jetë në axhendë?
Projektligji për tërheqjen e ushtrisë amerikane dhe sistemit PRO nga Arabia Jugore dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të “aleancës me Rusinë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?