By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZKA-ja akuzon KGjK-në se s’po e lejon kryerjen e auditimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ZKA-ja akuzon KGjK-në se s’po e lejon kryerjen e auditimit
Lajme

ZKA-ja akuzon KGjK-në se s’po e lejon kryerjen e auditimit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/23 at 5:26 PM
Kosova Times Published July 23, 2024
Share
SHARE

Zyra Kombëtare e Auditimit e ka akuzuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës për moslejim të kryerjes së auditimit të performancës “Efikasiteti i menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat themelore”. 

Në njoftimin e lëshuar nga ZKA-ja, thuhet se KGjK-ja po kufizon fushëveprimin e Auditorit të Përgjithshëm ta ushtrojë mandatin e përcaktuar me Kushtetutë për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit.

“Në përputhje me Planin Vjetor të Auditimit për sezonin 2023-2024, me datë 16 prill 2024, Auditori i Përgjithshëm, përmes Letër Angazhimit të auditimit e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Kosovës për fillimin e auditimit përcjellës lidhur me vlerësimin e zbatimit të rekomandimeve të dala nga auditimi paraprak ‘Efikasiteti i menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat themelore’, i realizuar në vitin 2017. Fokusi i auditimit përcjellës i filluar në vitin 2024 ishte të vlerësohen masat e ndërmarra për zbatimin e rekomandimeve lidhur me procesin e menaxhimit të lëndëve civile nga ana e gjykatave themelore, monitorimin e progresit të gjykatave dhe krijimin e mekanizmave për t’i mbështetur ato në menaxhimin e duhur të lëndëve. Subjekte të këtij auditimi ishin Gjykata Themelore e Prishtinës, Pejës dhe Gjilanit si dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, një gjë e tillë ka ndodhur për herë të parë që nga themelimi i ZKA-së, për çka janë njoftuar edhe Kryetari i Kuvendit dhe tri komisione parlamentare, ai për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere si dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete.

Në njoftimin e ZKA-së thuhet se Kushtetuta e vendos Auditorin e Përgjithshëm si institucionin më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar.

“Këto akte i japin mandat dhe kompetencë të plotë dhe të vetme të kryej auditime të jashtme në veprimtarinë ekonomike të institucioneve publike dhe të personave të tjerë juridik shtetëror pa përjashtim; si dhe të auditojë përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve publike nga organet e pushtetit qendror dhe lokal. Auditori i Përgjithshëm është plotësisht i vetëdijshëm lidhur me mandatin, kompetencat dhe pavarësinë që sistemi gjyqësorë ka në shtetin tonë dhe në asnjë rrethanë nuk ndërhyn dhe nuk vlerëson performancën e gjykatësve, nuk kryen inspektimin gjyqësor, administrativ apo aktivitete tjera brenda gjyqësorit dhe as nuk vlerëson meritokracinë e vendimeve gjyqësore”, thuhet në njoftim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

Limaj: Koha që zëri racional dhe Kosova e pjekur të bëhen bashkë

Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’

Kurti dhe Fuchs flasin për avancimin e rrugëtimit të Kosovës drejt BE-së

Sot dëshmoi i akuzuari Kadri Brahimi, depoisti ku u kapën 400 kg drogë

Kosova Times July 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Macron kundërshton kërkesën kryesore ruse për armëpushim në Detin e Zi

Kosova Times Kosova Times March 27, 2025
Pse është e rëndësishme që Vuçiçi të mohojë gjenocidin në Srebrenicë?
Çmimet e naftës vazhdojnë të bien pas sulmit të Trump ndaj Iranit
Ali Ahmeti nesër viziton Kosovën me delegacionin e tij
Murati: PDK, LDK e AAK duan ta përmbysin rezultatin e 9 shkurtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?