By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie akuzohet për mbështetje të terrorizmit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie akuzohet për mbështetje të terrorizmit
Rajon / Botë

Autori i sulmit ndaj shkrimtarit Salman Rushdie akuzohet për mbështetje të terrorizmit

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 9:47 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Personi që sulmoi me thikë autorin e njohur Salman Rushdie në Nju Jork tani përballet edhe me një padi të re me akuza për terrorizëm.

Padia me tre pika, e dorëzuar në një gjykatë në shtetin e Nju Jorkut, akuzon Hadi Matarin se ka bërë përpjekje që t’i ofrojë ndihmë Hezbollahut, grupit militant libanez që mbështetet nga Irani. Padia nuk e thotë se çfarë lidhje të dyshuara janë zbuluar në mes të akuzuarit dhe grupit që Uashingtoni e ka shpallur organizatë terroriste.

Në fillim të korrikut Matari refuzoi ofertën e prokurorisë që të marrë një dënim më të shkurtër me burg nëse do të pranonte fajësinë për akuzën për përpjekje për vrasje dhe sulm ndaj shkrimtarit Rushdie. Marrëveshja kërkonte që ai të pranonte edhe akuzën federale që ka lidhje me terrorizëm, pavarësisht se ajo akuzë nuk ishte dorëzuar ende në gjykatë.

Tani, të dy rastet do të trajtohen në dy procese të ndryshme, ndërsa përzgjedhja e jurisë në çështjen e shtetit të Nju Jorkut, do të bëhet më 15 tetor.

Avokati i të dyshuarit Nathaniel Barone njoftoi se ai planifikon të hedh poshtë akuzat.

Njëzet e gjashtë vjeçari është mbajtur në paraburgim që nga viti 2022 kur kreu sulmin, gjatë të cilit ai e goditi me thikë mbi 10 dhjetë herë autorin e njohur ndërsa zoti Rushdie ishte në skenë duke mbajtur një ligjeratë në Institutin e Chautauqua-s. Një nga plagët i mori shikimin në njërin sy zotit Rushdie. Drejtuesi i bisedës, Henry Reese gjithashtu u plagos gjatë incidentit.

Shkrimtari Rushdie e përshkroi procesin e gjatë e të dhimbshëm të rimëkëmbjes në një libër autobiografik që u publikua në muajin prill.

Autori i njohur ka kaluar vite të tëra në fshehtësi pasi udhëheqësi suprem i Iranit, Khomeini lëshoi një urdhër fetar (fatua) në vitin 1989 që bënte thirrje për vrasjen e zotit Rushdie. Dekreti fetar u lëshua pas publikimit të librit të zotit Rushdie, “Vargjet Satanike”, të cilin Khomeini e cilësonte si libër blasfemik. Shkrimtari iu rikthye aktiviteteve publike gjatë viteve të ’90.

Autori i sulmit ndaj zotit Rushdie në vitin 2022 ka lindur në Shtetet e Bashkuara, por ai ka nënshtetësi edhe të Libanit ku janë lindur prindërit e tij. Ai ka jetuar në Nju Xhersi, para se të kryente sulmin. Nëna e tij kishte deklaruar se ai u bë më i tërhequr dhe i zemëruar pasi e vizitoi të atin në Liban, në vitin 2018.

Sulmi i vitit 2022 nxiti dyshimin nëse zotit Rushdie i është ofruar mbrojtje e duhur pasi ai vazhdon të marrë kërcënime me vdekje.

Gjatë ngjarjes, ku ndodhi sulmi, të pranishëm ishin një oficer policor dhe një zëvendës sherif i qarkut ku mbahej ligjërata. Në vitin 1991, përkthyesi japonez i “Vargjeve Satanike” u therë për vdekje. Përkthyesi italian i mbijetoi një sulmi me thikë, ndërsa botuesi norvegjez i librit u qëllua tre herë me armë, por arriti të mbijetojë.

Hetimi i kësaj ngjarjeje ishte i përqendruar kryesisht tek fakti nëse Matari veproi i vetëm apo në bashkëpunim me grupe militante apo fetare

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

TAGGED: #Hadi Matari, #Salman Rushdie, #Terrorizmi
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Diçka po përgatitet: Il-62M rus zbarkoi në Damask!

Kosova Times Kosova Times December 1, 2024
Djali kishte veshur bluzë me shqiponjë, familja shqiptare nga Gostivari terrorizohet në Serbi, shoqërohet në komisariat, shpallet “non grata”
AGK: Redaksia e medias online ‘Sbunker’ kërcënohet me vrasje
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Abdixhiku në takim me kreun gjerman për EJ, shfaq pakënaqësi me propozimin për AKS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?