By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dezinformimi në rritje nga Rusia kërcënon zgjedhjet në Moldavi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dezinformimi në rritje nga Rusia kërcënon zgjedhjet në Moldavi
Rajon / Botë

Dezinformimi në rritje nga Rusia kërcënon zgjedhjet në Moldavi

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 1:52 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Dezinformimi rus kërcënon zgjedhjet në Moldavi, thanë zyrtarë të këtij vendi dhe të Shteteve të Bashkuara në ngjarje të ndryshme në Uashington.

Zgjedhjet në Moldavi do të mbahen më 20 tetor dhe do të përfshijnë edhe referendumin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja properëndimore, Maia Sandu, e cila e mundi socialistin prorus, Igor Dodon, në vitin 2020, dhe u zotua se e ardhmja e Moldavisë do të jetë në BE, do të garojë për rizgjedhje.

Zgjedhjet do të jenë “historike dhe shumë të rëndësishme” për vendin me 2.5 milionë banorë, ku tranzicioni drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut ishte më i ngadalshëm se në shumë shtete post-sovjetike, tha ambasadori moldav në ShBA, Viorel Ursu.

Ai tha se Moldavia, e cila gjithashtu përballet me rreth 1.000 trupa ruse në rajonin e saj separatist të Transdniestrisë, si dhe me një fluks prej rreth 1 milion refugjatësh nga lufta në Ukrainë, mbetet në një pozicion të cenueshëm, pasi Rusia e përdor si “terren testimi” për dezinformim, që “është i pranishëm kudo dhe është duke u rritur”.

Ursu vuri në dukje, po ashtu, se dezinformimi rus dikur ishte në rusisht, por në gjashtë muajt e fundit tha se bëhet edhe në gjuhën rumune, e cila është e ngjashme me gjuhën moldave dhe flitet nga shumica e popullsisë.

Ai tha se pret shtim të informacioneve të rreme në javën përpara zgjedhjeve, kur nuk do të ketë kohë për t’i demantuar ato.

Këtyre deklaratave u bëri jehonë edhe zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Christopher Smith.

Duke folur në një seancë dëgjimore përpara anëtarëve të Kongresit amerikan, ai tha se zgjedhjet në Moldavi do të jenë një “mundësi historike” për qytetarët e këtij vendi, por shtoi se shumëçka do të jetë në rrezik, pasi vendi përballet me agresionin e Rusisë, ndërhyrjen dhe dezinformimin e saj.

“Ne shohim veprime shumë të qarta nga rusët, për të minuar zgjedhjet dhe referendumin e ardhshëm. Ata po angazhojnë rrjete ndërhyrjesh, të financuara nga shteti rus, të projektuara për t’ia privuar popullit moldav të drejtën për të zgjedhur të ardhmen”, i tha Smith një nënkomisioni të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kryetari i nënkomisionit, Thomas Kean, tha se Moldavia ishte në rrugë të duhur për t’u bërë një histori suksesi post-sovjetike, por se tani përballet me pyetjen nëse do të vazhdojë në rrugën perëndimore apo do të bjerë përsëri në sferën e ndikimit të Kremlinit.

Smith i tha Keanit se Rusia përdor një sërë metodash për të përhapur dezinformata, përfshirë fushatat e financuara nga oligarkët rusë, që i paguajnë njerëzit për të protestuar.

Rusia përpiqet, gjithashtu, ta minojë pjesëmarrjen në zgjedhje, duke përhapur informacione të rreme se Moldavia do të tërhiqet zvarrë në luftën në Ukrainë, tha ai.

“Është e qartë se [Rusia] po e bën këtë në përpjekje për të siguruar fitoren e një kandidati që mbështet Kremlinin”, tha Smith.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara e kanë ndihmuar Moldavinë për të forcuar sigurinë dhe integritetin e saj territorial, për të integruar ekonominë e saj dhe për të zbatuar sanksione kundër ndikimit keqdashës të Rusisë.

Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur luftën e Moldavisë kundër korrupsionit dhe përpjekjet e saj për t’iu afruar BE-së me 824 milionë dollarë ndihma, tha Smith.

Për programe të ngjashme, BE-ja i ka ndarë 2.4 miliardë euro Moldavisë që nga viti 2021. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Antony Blinken, #Dezinformimi rus, #Maia Sandu, #Moldavi, #Zgjedhje
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçak: Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës

Kosova Times Kosova Times September 24, 2023
Posterë, mbishkrime e luhatje shpresash në Tel Aviv për pengjet izraelite
Osmani për Davenport: Mirënjohje për angazhim për forcim demokracie
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s njoftoi shkatërrimin e anijeve të flotës ruse të Detit të Zi nga raketat e aleancës 2 orë më parë
Nuk do të ketë takim Kurti-Scholz-Bernabiq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?