By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një raport i KE nxjerr në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një raport i KE nxjerr në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri
Rajon / Botë

Një raport i KE nxjerr në pah dobësitë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 10:48 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

“Pavarësisht nga garancitë e forta të pavarësisë, procesi i emërimeve, promovimeve dhe transferimeve, ndikohet nga transparenca e kufizuar dhe sfida për sigurimin në kohë dhe me cilësi të vlerësimeve të magjistratëve”.

Shqetësimi ngrihet në një raport të Komisionit Evropian, miratuar të mërkurën, i cili analizon gjendjen e Shtetit ligjor në Shqipëri duke nxjerr në pah pikat e dobëta në sistemin e Drejtësisë, 8 vjet pas miratimit të Reformës, përpjekjet politike për të ushtruar trysni, si dhe mangësitë në luftën ndaj korrupsionit. Fenomeni konsiderohet “i përhapur në shumë fusha, përfshirë fushatat elektorale”. Raporti, është pjesë e vlerësimit periodik për vendet anëtare të Bashkimit Evropian e ku për herë të parë janë përfshirë dhe vendet kandidate.

Kritikat për procesin e emërimeve, ngritjes në detyrë apo transferimeve, i drejtohen Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGj) dhe atij të prokurorisë (KLP). Sipas raportit “KLP dhe në një masë më të vogël KLGJ po përballen me sfida për të siguruar vlerësime në kohë dhe cilësore të performancës së magjistratëve. Në bazë të dispozitave ligjore, ngritjet në detyrë mund të vazhdojnë vetëm pasi një magjistrat të jetë vlerësuar pozitivisht”. Por elementi më shqetësues që vë në dukje raporti është fakti se “KLP ende nuk ka nisur vlerësimin e prokurorëve në bazë të kuadrit ligjor të vitit 2016, por vazhdon të promovojë prokurorë në bazë të vlerësimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme përpara reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Në të dyja institucionet pritet të zëvendësohen anëtarët jo magjistratë. Një procedurë e cila do të duhej të ishte mbyllur që dhjetorin e shkuar por që ka mbetur peng e zvarritjeve në disa hallka të procesit. Raporti vëren se “ka mangësi në emërimet e anëtarëve jo magjistratë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për sa i përket kontrollit të historikut dhe verifikimit të pasurisë, si dhe transparencës dhe meritokracisë së procesit”. Sipas Komisionit Evropian “dispozitat ligjore që rregullojnë zgjedhjen e anëtarëve jo-magjistratë të Këshillave nga Parlamenti dhe zbatimi i tyre në praktikë, nuk arrijnë të mbrojnë përzgjedhjen e kandidatëve që tregojnë nivelin më të lartë të pavarësisë apo kompetencës, gjë që është problematike”. Kritika ka dhe për procesin e zhvilluar së fundmi në parlament ku përmenden “sfida të raportuara në lidhje me konkurrencën dhe transparencën”.

Në raportin e tij, Komisioni Evropian vlerëson se “mungesa e burimeve financiare dhe njerëzore ndikon negativisht në cilësinë e drejtësisë. Sfidat mbeten në lidhje me kohëzgjatjen e procedurave gjyqësore dhe ngarkesën e madhe në sistem, ndërsa masat e mëtejshme për të rritur efikasitetin ende nuk janë zbatuar”. Prej vitit të kaluar, gjykatat dhe prokuroritë janë organizuar sipas hartës së re gjyqësore e cila reduktoi ndjeshëm numrin e tyre. Sipas raportit, vënia në jetë e hartës së re “ekspozoi mangësitë e sistemit gjyqësor në lidhje me aksesin në drejtësi dhe infrastrukturën e gjykatave” dhe se “mungon një plan i fuqishëm zbatimi për hartën gjyqësore”.

Harta e re reflektoi rënien e numrit të magjistratëve për shkak të procesit të vettingut, për shkak të të cilit shumë gjyqtarë e prokurorë kanë mbetur jashtë sistemit. Të gjitha gjykata e prokuroritë e vendit, pavarësisht riorganizimit, funksionojnë me një numër të reduktuar magjistratësh. Fenomeni ka prekur edhe institucionet e reja që u krijuan nga reforma. Raporti vëren si shqetësim, numrin e madh të vakancave të inspektorëve magjistratë dhe pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucion, i cili megjithatë vlerësohet pozitivisht.

Komisioni Evropian vëren se “ndryshimet ligjore mbeten të nevojshme për të forcuar kapacitetet e Shkollës së Magjistraturës” e cila duhet të furnizojë me magjistratë të rinj sistemin. Por raporti vë në dukje si mangësi faktin që “magjistratëve të shkarkuar me vetting nuk u ndalohet të marrin poste të stafit trajnues në Shkollën e Magjistraturës”.

Reforma në Drejtësi u miratua ndër të tjera dhe me qëllimin për ta mbajtur sistemin larg ndikimit politik. Por raporti vëren se “shqetësimet për tentativat për ndërhyrje dhe trysni, mbi sistemin gjyqësor, nga zyrtarë publikë apo politikanë mbeten. Ndërkohë që në periudhën raportuese nuk është marrë asnjë sanksion ndaj zyrtarëve publikë apo politikanëve që ushtrojnë akuza kundër magjistratëve, institucionet vetëqeverisëse kanë reaguar publikisht ndaj akuzave të tilla, duke i klasifikuar ato si ndikim dhe trysni të padrejtë”.

Sa i takon korrupsionit, raporti vlerëson se mbetet i përhapur në shumë fusha, ndërsa “masat parandaluese vuajnë nga një kuadër ligjor tepër kompleks dhe vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar, veçanërisht në sektorët vulnerabël”. Strukturat e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) vlerësohet pozitivisht, duke përmendur faktin se numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit. Megjithatë, Komisioni Evropian vëren se “autoritetet e specializuara në goditjen dhe parandalimin e korrupsionit sinjalizojnë mungesa për sa i përket burimeve dhe instrumenteve të specializuara në dispozicion”. Ndërkohë që sipas raportit “strukturat e tjera të luftës kundër korrupsionit, ende përballen me sfida në zbulimin dhe hetimin efektiv” të këtij fenomeni.

Shqetësim shfaqet dhe për ligjin e amnistisë, të miratuar në parlament, pas një konsensusi mes shumicës dhe pjesës dërrmuese të opozitës. “40 persona të dënuar nga Gjykatat e posaçme, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë u përfshinë në objektin e përjashtimit nga vuajtja e dënimit dhe 60 persona kanë të drejtën të përfitojnë ulje të dënimit”.

Raporti sheh si problematike “transparencën e kufizuar në procedurat e prokurimit publik, veçanërisht për partneritetet publiko-private” si dhe “keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatave elektorale”.

You Might Also Like

Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?

Zelensky pranon bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë: Do ta pres Putinin më 15 maj në Turqi

Trump i kërkon Ukrainës të pranojë bisedime me Rusinë në Stamboll

Tmerr në Maqedoninë e Veriut: Një burrë vrau babanë e tij me sëpatë në Kërçovë, plagosi rëndë nënën e tij

Analiza e ekspertëve mbi fatin e Evropës: Nëse nuk bashkohet, BE-ja do të dështojë

TAGGED: #KE, #Shqipëria, #Sisitemi i drejtësisë
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putini ndaloi rajonet që në mënyrë të pavarur të ndërtojnë lidhje ekonomike me vendet e huaja

Kosova Times Kosova Times August 28, 2023
Zinxhiri i restoranteve amerikane Hooters kërkon falimentim
Ekspertët: Qeveria duhet ta ketë prioritet zhvillimin e TIK-ut
Blogeri Tumso Abdurakhmanov, i cili kritikoi Kadyrov, u vra në Suedi
Nis konferenca ndërkombëtare ‘FSK dhe Partnerët 2024’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?