By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Burri vrau gruan në Francë dhe më pas u vetëvra
November 14, 2025
Weber: Shqipëria, një prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në Europë
November 14, 2025
Rusia do të merr 12,000 punëtorë të Koresë së Veriut për të rritur prodhimin e dronëve Shahed
November 14, 2025
Takimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim: BE rekomandon që Kryeprokurori i Shtetit të përzgjidhet brenda afateve
November 14, 2025
Besnik Krasniqi: AAK-ja duhet të shqyrtojë bashkëpunimin me LVV-në
November 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, trafiku i paligjshëm drejt ShBA-ve, pagesa deri në 45 mijë dollarë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, trafiku i paligjshëm drejt ShBA-ve, pagesa deri në 45 mijë dollarë
Rajon / Botë

Shqipëri, trafiku i paligjshëm drejt ShBA-ve, pagesa deri në 45 mijë dollarë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/24 at 6:45 PM
Kosova Times Published July 24, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme zbuloi sot skemën e përdorur nga grupi i goditur një ditë më parë, nën dyshimet se organizonte kalimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesave disa dhjetëra mijë dollarësh. Hetimet për këtë rast, që çuan në arrestimin e 5 personave, mes të cilëve dhe dy punonjës të pikës kufitare të Hanit të Hotit, me Malin e zi, janë zhvilluar në bashkëpunim dhe me Shërbimin e Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë ShBA-ve, me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, veprimtaria e grupit “dyshohet të jetë e mirë organizuar edhe në nivel transnacional, pasi kalimi i paligjshëm drejt ShBA-ve, rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-ShBA”. Hetimet kanë zbuluar deri tani se në qendër të këtij aktiviteti ishte një 56 vjeçar nga Malësia e Madhe, L.M., i cili krijonte kontaktet me personat e interesuar për të shkuar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Në bashkëpunim me persona të tjerë, ai merrej “me prodhimin në kohë të shpejtë të dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerjen e biletave të udhëtimit, apo dhe pajisjen me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi”.

Migrantët e paligjshëm, rezulton se “kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej transiti drejt Meksikës dhe me tej ShBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 000 USD deri në 45 000 USD”.

Hetimet për këtë rast çuan në zbulimin dhe të përfshirjes së dy punonjësve të kufirit me Malin e Zi, një kontrollori dhe një përgjegjësi turni, në një tjetër aktivitet të paligjshëm, i cili, siç shpjegon Prokuroria e Posaçme “konsistonte në mos-regjistrimin në sistemet e Pikave të kalimit kufitar, të shtetasve shqiptarë, të cilët për arsye të ndryshme si, tejkalimi i afatit të qëndrimit në shtetet e BE-së; ndalimi i hyrjes në shtete të ndryshme për shkak të penaliteteve; ose në rastet kur shtetasit janë azilkërkues në vende të ndryshme, kërkonin të shmangin në mënyrë të paligjshme regjistrimin e kalimit në kufi”.

Të dy punonjësit e kufirit janë lënë me arrest shtëpie nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Për 56 vjeçarin nga Malësia e Madhe, i lënë në arrest me burg, dyshimet janë për disa vepra penale, që nga “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, te “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërsa dy personat e tjerë po nga Malësia e Madhe, dyshohen për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

You Might Also Like

Rusia do të merr 12,000 punëtorë të Koresë së Veriut për të rritur prodhimin e dronëve Shahed

Themeluesi i Pink Floyd qorton personazhet e famshëm ‘pa dijeni’ për ndihmën që i japin Ukrainës

Dyqanet e veshjeve dhe këpucëve kanë filluar të mbyllen masivisht në Moskë

Forcat ukrainase sulmuan një port dhe një depo nafte në Novorossiysk

Vendet që Rusia i konsideron armiqësore

TAGGED: #45 mijë dollarë, #ShBA, #Shqipëri, #Trafiku i paligjshëm
Kosova Times July 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen dy të dyshuar nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’

Kosova Times Kosova Times October 14, 2022
Veriu i Shqipërisë i preferuari i të huajve, ka pasur rritje të vizitorëve
Aksident i rëndë në Tiranë- Elbasan, një i vdekur dhe një i plagosur
Takimi mes presidentit francez dhe atij serb: Macron zbarkoi në aeroportin “Nikola Testa”
Mediat malazeze publikojnë skandalin: Edi Rama dhe Dritan Abazoviç thyen embargon ndaj Rusisë, përmes Portit të Durrësit i lejuan Serbisë të tregtojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?