By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Scholz: Besimplotë në raportet transatlantike dhe për Harris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Scholz: Besimplotë në raportet transatlantike dhe për Harris
Rajon / Botë

Scholz: Besimplotë në raportet transatlantike dhe për Harris

Kosova Times
Last updated: 2024/07/25 at 9:59 AM
Kosova Times Published July 25, 2024
Share
SHARE

Kancelari Scholz ka besim tek raportet transatlantike dhe mendon se Harris mund të ketë shanse të mira si kandidate për presidente në SHBA. Në konferencën e shtypit kancelari foli shumë pak për Trump-in.

 

Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e shtypit në Berlin ka të bëjë me temën e zgjedhjeve në SHBA. Por sigurisht, pyetja nuk është ashtu sikurse mund ta kishte dëshiruar kancelari. Pyetja ishte formuluar në këtë formë: Mos vallë në sfondin e rezultateve të sondazheve mjaft të dobëta për qeverinë e tij, ngjashëm si edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden, ai do të dëshironte të hiqte dorë nga një rikandidim në vjeshtën 2025? Scholz duke ngurruar përgjigjen e menjëhershme me një buzëqeshje të sforcuar tha, shkurt: “Faleminderit për këtë pyetje të këndshme dhe miqësore. Jo, partia socialdemokrate është një parti shumë unike. Unë do të kandidoj sërish për t’u zgjedhur kancelar.”

Por lidhur me atë se si i konsideron kancelari këto ditë të ngarkuara me zhvillime në SHBA u drejtuan një sërë pyetjesh të tjera nga gazetarët. E që në përgjigjen pasuese Scholz shkel një ligj të pashkruar në Gjermani: Atë që asnjë kryeministër gjerman, asnjëherë nuk është shprehur hapur për zgjedhjet që priten në një vend mik. Ndërsa Scholz fare prerë e qartazi tha: “Unë e konsideroj si shumë të mundshme që Kamala Harris të fitojë. Por këtë e vendosin zgjedhëset dhe zgjedhësit amerikanë.”

Scholz dhe Biden: Një lidhje e ngushtë

Është një sekret i hapur, se jo vetëm në Berlin, por edhe në shumë kryeqytete të tjera evropiane asgjëje tjetër nuk i tremben më shumë në zgjedhjet e 5 nëntorit, sesa një fitoreje të ish-presidentit Donald Trump. Por ndoshta edhe nuk ndodh kështu, tani që me shumë gjasë nënpresidentja demokrate Kamala Harris do të hyjë në garë kundër Trump-it. Sidoqoftë nuk do të jetë më presidenti Joe Biden, me të cilin Scholz ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë. Qoftë në pozicionimin për furnizimet e armëve në Ukrainë, në vlerësimet lidhur me luftën në Lindjen e Mesme, gjithmonë të krijohej përshtypja, se ashtu si mendon Biden, mendon edhe Scholz. Deri në fund kancelari e ka mbrojtur presidentin e SHBA-së, reputacioni i të cilit filloi të bjerë pas shumë paraqitjesh që linin përshtypjen si të turbullta e konfuze. Para pak javësh Scholz tha: “Nuk duhet që dikë, që ecën ngadalë, ta konsiderosh se nuk është në gjendje të drejtojë postin dhe vendin. Joe Biden mund ta bëjë këtë.”

Scholz e njeh Harris nga shumë takime

E tani pra Kamala Harris. Scholz thotë, se ai e njeh mirë atë nga shumë takime në shtëpinë e bardhë në Uashington, nga takimi në konferencën e sigurisë në pranverë në Mynih dhe së fundi në samitin e NATO-s në SHBA. Scholz tha më tej, se: “Ajo është një politikane kompetente dhe me përvojë, e cila e di mirë se çfarë bën. Ajo ka përfytyrime shumë të qarta për të ardhmen e vendit të saj.”

Asnjë fjalë për Trump

E si qëndron puna me Donald Trump? A ka komunikuar Scholz me të pas atentatit më 11 korrik, kur Trump u plagos në vesh? Scholz përgjigjet duke u zgjatur, se si kancelar detyra e tij është të komunikojë me secilën qeveri të zgjedhur në SHBA dhe të ruajë kontakte të ngushta me të. Të njëjtën gjë do të bëj edhe në të ardhmen. Kjo nuk qe një përgjigje. Ndaj pyetjes nëse ka kontaktuar për t’i uruar shërim të mbarë Trump-it. Me fjalë të tjera: Scholz nuk i ka telefonuar Trump-it. As nuk ka pasur kontakte me të tjerë nga rrethi i Trump-it. Por ndryshe nga kancelari ndërkohë ministri gjerman i Punës, socialdemokrati Hubertus Heil ndodhet në SHBA dhe është takua me guvernatorin republikan të Teksasit, Greg Abbott, duke e këshilluar Gjermaninë që pa drojë të kërkojë kontaktin me rrethine Trumpit. Heil tha në SHBA: “Natyrisht simpatitë e mia janë për demokratët. Por Gjermania duhet të ruajë marrëdhënie edhe me partnerë të vështirë.” Pra edhe me Trump-in.

Dislokimi i raketave të SHBA-së në Gjermani?

Scholz u mundua ta relativizojë edhe një temë tjetër të rëndësishme, që ka të bëjë me raportet me SHBA-në. Në samitin e NATO-s në Uashington Scholz dhe Biden ranë dakord, që nga viti 2026 sërish të vendosen raketat e SHBA-së me rreze të gjatë veprimi në Gjermani. Këto raketa mund të arrijnë edhe Rusinë. Kryetari i Grupit Parlamentar Socialdemokrat në Bundestag, politikani me peshë, Rolf Mützenich, së fundi, është shprehur hapur se: “Rreziku i një përshkallëzimi pa dashje ushtarak është i konsiderueshëm.” Scholz i lë vetes mjaft kohë në vlerësimin e tij, duke shpjeguar se Rusia me agresionin e saj ndaj Ukrainës i ka hedhur poshtë përpjekjet prej dekadash për çarmatimin. Dislokimi i armëve të rreja amerikane është ndaj kësaj një përgjigje e rëndësishme: “Kjo shërben, që të ketë efekt frenues. E po ashtu shërben që, ne, shtetet e NATO-s, të mos sulmohemi.”

Një grindje e stërzgjatur: Shpenzimet e Gjermanisë për mbrojtjen

Scholz u ndal në një temë tjetër duke theksuar se raportet e Gjermanisë me SHBA-në në të ardhmen do të kenë efekt përcaktues, pavarësisht se kush do të qeverisë në Uashington: Kërkesa që Evropa, veçanërisht Gjermania, duhet të kujdesen vet për sigurinë e vet. Scholz llogarit duke theksuar se në vitin 2017 Gjermania ka shpenzuar 37 miliardë euro për mbrojtjen, ndërsa tani (nga buxheti dhe fondi i ri i posaçëm për ushtrinë) shpenzimet janë 76 miliardë euro në vit. Kancelari Scholz nënvizon: “Gjermania është vendi kryesues, kur bëhet fjalë për sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë. Ne tani do të shpenzojmë rregullisht dhe në vazhdimësi dy për qind të rendimentit ekonomik për mbrojtjen.” Një shifër, që NATO e pati përcaktuar si objektiv në vitin 2006 dhe që SHBA e kërkon prej kohësh prej Gjermanisë.

You Might Also Like

Studentët serbe do të vizitojnë Kosovën

Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”

Pas tre dekadave bie në prangat greke nje nga kriminelët më të kërkuar ne BH

Sanchez: Ne nuk tregtojmë me një shtet gjenocidal

Turqia kërkoi një shtyrje, negociatat do të zhvillohen pasdite pa Trumpin dhe Putinin. Zelensky zbarkoi

Kosova Times July 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pakistani akuzon Iranin për një sulm vdekjeprurës

Kosova Times Kosova Times January 17, 2024
Trajnerët e pingpongut certifikohen me ITTF-PTT Level 1
Katër fëmijë të lënduar në sulmin me thikë në Francë
Bllokadë e konfuzion në kufirin Kosovë-Serbi
Një poeteshë bullgare fitoi konkursin “Mili Dueli”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?