By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në luftën për liri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në luftën për liri
Lajme

Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në luftën për liri

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 6:13 PM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë varrit të tij në Prishtinë.

Duke kujtuar me pietet figurën poliedrike të Adem Demaçit, i pari i Kuvendit tha se veprimtaria politike dhe intelektuale e tij është e shtrirë në më shumë se gjashtë dekada, prej viteve të 50-ta, dhe përgjatë gjysmës së saj ai ishte në burg. Kryetari Konjufca tha se Adem Demaçi në burg ishte i pathyeshëm, duke bërë qëndresë të madhe dhe duke frymëzuar breza të tërë që të vazhdohet lufta për liri, për të qenë të fortë dhe për të mos u thyer para pushtuesit serb.

“Jo vetëm që ka dhënë shembullin e guximit me veprimtarinë e vet të drejtpërdrejtë, por ka dhënë një orientim shumë të rëndësishëm për popullin tonë. Në të njëjtën kohë ka shkruar edhe shumë libra, duke qenë një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Pra, veprimtaria e tij politike na frymëzon edhe neve që jemi përgjegjës të institucioneve publike, por gjithashtu edhe vepra e tij si shkrimtar duhet të studiohet më shumë”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Kryeparlamentari Konjufca shtoi se Demaçi edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ishte konsistent dhe i pandalshëm.

“Sidomos gjenerata e re e politikanëve, të cilës i përkas edhe unë, ka qenë shumë e frymëzuar nga baca Adem dhe veprimtaria e tij. Për këtë arsye ne do ta nderojmë dhe do ta kujtojmë gjithmonë dhe vepra e tij do të jetojë gjatë”, tha kryetari Glauk Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

TAGGED: #Adem Demaçi, #Glauk Konjufca
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmohet një veturë e Policisë së Kosovës në Zveçan

Kosova Times Kosova Times June 5, 2023
MKRS-ja vazhdon restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore
Përkrahësja e Kosovës Nikki Haley, kandidate për nominimin presidencial nga radhët e republikanëve
Abdixhiku në Lipjan prezanton projektet për siguri, mbrojtje dhe drejtësi – Kosova ka nevojë për një të ardhme të sigurt
Që nga pranvera e vitit të ardhshëm hyrja në Venedik me pagesë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?