By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia ndan para për projekte për “forcimin e identitetit serb” në Bosnje e Hercegovinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Serbia ndan para për projekte për “forcimin e identitetit serb” në Bosnje e Hercegovinë
Rajon / Botë

Serbia ndan para për projekte për “forcimin e identitetit serb” në Bosnje e Hercegovinë

Kosova Times
Last updated: 2024/07/26 at 11:43 AM
Kosova Times Published July 26, 2024
Share
SHARE

Ministri pa portofol i Qeverisë serbe, Gjorgje Milliçeviq, ka nënshkruar në Banjallukë 13 kontrata për mbështetje financiare për projekte që synojnë “forcimin e identitetit kombëtar dhe kulturor serb” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe entitetin serb, Republika Sërpska.

Mbështetja financiare kap vlerën prej 675 mijë eurosh, tha Qeveria serbe.

Kontratat u nënshkruan gjatë një takimi që Milliçeviq zhvilloi më 25 korrik me përfaqësuesit e “shoqatave serbe dhe organizatave joqeveritare nga Republika Sërpska dhe Bosnje e Hercegovina”.

Në njoftim u tha se “pjesa më e madhe e fondeve është destinuar për blerjen e pajisjeve për shoqëritë kulturore dhe artistike, për tekstet shkollore dhe tekstet e tjera për shkollat plotësuese serbe si dhe për pajisjet sportive për klubet serbe në diasporë”.

Pas nënshkrimit të kontratave, Milliçeviq tha se “interesat kombëtare dhe qëllimet e popullit serb në shekullin 21 janë paqja, stabiliteti ekonomia dhe mbi të gjitha uniteti”.

Ai tha se në kuadër të “kuvendit gjithëserb”, që u mbajt më 8 qershor në Beogradi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Republikës Sërpska, i cili nënkupton “forcimin e lidhjeve ekzistuese dhe krijimin e lidhjeve edhe më të forta mes atdheut dhe serbëve që jetojnë jashtë Serbisë”.

“Unë gjithmonë them se Drina kurrë nuk ka qenë lumë që ndan Serbinë dhe Republikën Sërpka, por shtylla kurrizore që bashkon Serbinë dhe Republikën Sërpska”, tha Milliçeviq.

Në seancën e jashtëzakonshme, që nisi më 23 korrik, Parlamenti i Serbisë po debaton për “Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të të ardhmes së përbashkët të popullit serb”. Deklarata, paraprakisht është miratuar nga Qeveria serbe.

Në këtë dokument, i cili po ashtu paraprakisht është miratuar nga Parlamenti i Republikës Sërpska, thuhet mes tjerash se populli serb përfaqëson një entitet unik.

Miratimi i këtij dokumenti u dënua nga anëtarët e Presidencës të Republikës Sërpska, Denis Beqiroviq, Zhellko Komshiq, por edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Pas mbledhjes së “kuvendit gjithëserb” në Beograd, Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje liderëve politikë në rajon “që të përdorim më mirë takimet e tyre për të promovuar stabilitetin dhe pajtimin rajonal”.

Bashkimi Evropian tha se sovraniteti, integriteti territorial, rendi kushtetues dhe identiteti ndërkombëtar i Bosnje e Hercegovinës nuk mund të cenohet, duke shtuar se çdo veprim kundër këtyre parimeve do të çojë në pasoja të rënda.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

TAGGED: #BeH, #Forcimi i identitetit serb, #Para, #Serbia
Kosova Times July 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Udhëheqësit botërorë mirëpresin planin e paqes të Trump për Gazën

Kosova Times Kosova Times September 30, 2025
Dita Ndërkombëtare e Lumturisë
Nga Ksamili në Koman, bllokohen 44 mjete lundruese, gjobiten drejtuesit
Arrestohet një gjerman i dyshuar për spiunazh për Rusinë
BE përgatit sanksione kundër 25 kompanive kineze për ndihmën e Rusisë në luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?